29/10/2019
🇷🇺 90 vite më parë lindi një nga ministrat më të shquar të punëve të jashtme të Rusisë (1996-1998), ish-kryeministri i Federatës Ruse (1998-1999) Evgenij Primakov (1929- 2015).❗️
Ju ftojmë të njiheni me fjalimet dhe idetë e diplomatit të madh rus, i cili ishte një nga ideologët e politikës së jashme moderne ruse.
"Kursi që përjashton vetëizolimin e vendit tonë, përfshirë edhe atë në fushën ekonomike, mbetet i pandryshueshëm. Ne jemi të interesuar të ruajmë ose vendosim marrëdhënie të reja ekonomike me të gjitha vendet dhe kompanitë e huaja që janë të interesuara për këtë. Por, në çdo rast, alternativa e vetme për Rusinë është mbështetja kryesisht te rezervat e saj të brendshme dhe te mundësitë e rritjes ekonomike në sasi dhe cilësi.
Pra, a mund të flitet ende për një interes të Rusisë që pjesa juglindore të mbetet në përbërje të Ukrainës? Ju përgjigjem: mendoj se është e nevojshme. Vetëm mbi këtë bazë mund të arrihet një zgjidhje e krizës së Ukrainës. Një pyetje tjetër: a duhet të përfshijmë çështjen e refuzimit të ribashkimit të Krimesë dhe Sevastopolit me Rusinë në listën e “lëshimeve” ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të tyre në Europë? Unë përgjigjem: jo, kjo çështje nuk duhet të bëhet sakrificë për arritjen e negociatave. Një pyetje e radhës: në kushtet e mosrespektimit të marrëveshjeve të Minskut, a mundet që Rusia në raste ekstreme të zbarkojë njësitë e saj të rregullta ushtarake në ndihmë të militantëve? Unë përgjigjem: absolutisht jo. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të përfitonin Shtetet e Bashkuara, të cilët do të përdornin një situatë të tillë për të mbajtur nën kontroll Evropën edhe për një shekull të tërë. Sidoqoftë, një qëndrim i tillë nga ana jonë nuk nënkupton refuzim të mbështetjes së militantëve, të cilët po kërkojnë të merren parasysh veçoritë e Ukrainës juglindore në strukturën e shtetit ukrainas.
A mund të flasim për riorientim të Rusisë në Lindje? Unë përgjigjem: kjo nuk është kështu. Rusia do të dëshironte të normalizonte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, por do të ishte e pamend, nga ana e saj, të injoronte rëndësinë në rritje me hapa të shpejtë të Kinës dhe vendeve të tjera që janë pjesë e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor. Shpesh na frikësojnë me faktin se ne rrezikojmë të bëhemi vetëm furnizues i lëndëve të para i varur nga Kina. Rusia, falë mundësive që disponon, nuk mund të jetë dhe nuk do të luajë këtë rol.
Dhe së fundi, një pyetje tjetër jo më pak e rëndësishme: a duhet të jetë e hapur Rusia për veprime të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s, në rast se këto bashkëveprime drejtohen kundër kërcënimeve reale ndaj njerëzimit: terrorizmit, trafikimit të drogës, shpërthimit të situatave të konflikteve etj. Padyshim që duhet. Për të mos përmendur këtu interesin e vetë popullit rus për eleminimin e fenomeneve të rrezikshme ndërkombëtare, pa ndërveprime të tilla ne do të humbim vendin tonë si një fuqi e madhe. Në këtë rast, Rusia nuk do të mund të zërë një nga vendet kryesore midis atyre shteteve që janë të gatshëm të gëzojnë mbështetjen e Rusisë, por duke marrë parasysh interesat e veta." (13 janar 2015)
Fjalën e tij të plotë mund ta gjeni tek linku: https://bit.ly/2q2nmeW