09/06/2021
INFORMACION RRETH UDHETIMEVE DREJT GJERMANISE
Detyrimi për testim dhe detyrimi për dëshmim për të vaksionuarit dhe të shëruarit gjatë udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë
Gjatë udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë për të gjithë udhëtarët, pavarësisht nënshtetësisë (pra edhe nënshtetasit gjermanë) vlenë: Udhëtarët nga mosha gjashtë-vjeçare gjatë udhëtimit hyrës drejt Gjermanisë duhet të paraqesin dëshmitë në vijim:
Në rast të një qëndrimi paraprak në 10 ditët e fundit në një rajon me variante të virusit: rezultat negativ i testimit për Covid-19. Dëshmia është e nevojshme para udhëtimit dhe duhet eventualisht të paraqitet edhe para kompanive ajrore para fillimit të udhëtimit.
Në rast të një qëndrimi paraprak në 10 ditët e fundit në një rajon me incidencë të lartë: rezultat negativ i testimit për Covid-19, ose dëshmi për vaksionim të plotë kundër Covid-19, ose dëshmi mbi shërimin pas një infektimi. Dëshmia është e nevojshme para udhëtimit dhe duhet eventualisht të paraqitet edhe para kompanive ajrore para fillimit të udhëtimit. Ekzistojnë përjashtime veçanërisht për personat, të cilët kanë udhëtuar tranzit dhe nuk janë ndalur për qëndrim në një rajon me incidencë të lartë, si dhe për udhëtim tranzit përmes Gjermanisë duke e ndjekur rrugën më të shpejtë.
Në rast të udhëtimeve hyrëse me aeroplan pa qëndrime paraprake në rajone me incidencë të lartë ose rajone me variante të virusit: rezultat negativ i testimit për Covid-19, ose dëshmi për vaksionim të plotë kundër Covid-19, ose dëshmi mbi shërimin pas një infektimi. Dëshmia është e nevojshme para udhëtimit dhe duhet eventualisht të paraqitet edhe para kompanive ajrore para fillimit të udhëtimit.
Në rast të udhëtimit përmes rrugëve tokësore dhe ujore (p.sh. me veturë, autobus, apo anije) pas një qëndrimi paraprak në 10 ditët e fundit në një rajon me rrezikshmëri (pra as rajon me variante të virusit, as rajon me incidencë të lartë): rezultat negativ i testimit për Covid-19, ose dëshmi për vaksionim të plotë kundër Covid-19, ose dëshmi mbi shërimin pas një infektimi. Dëshmia duhet të paraqitet më së voni 48 orë pas udhëtimit hyrës.
Të vaksionuarit dhe të shëruarit janë të liruar nga paraqitja e një rezultati negativ të testimit, vetëm nëse nuk shfaqin simptoma të virusit.
Vlejnë përjashtime për personat, të cilët kanë udhëtuar tranzit nga një rajon me rrezikshmëri dhe nuk janë nda lur për qëndrim aty, ose për personat që thjeshtë udhëtojnë tranzit përmes Gjermanisë dhe e lëshojnë shtetin duke ndjekur rrugën më të shpejtë.
Udhëzime lidhur me rregullat për dëshmitë e sipërpërmendura gjeni më poshtë.
Dëshmitë duhet të paraqiten më së voni 10 ditë pas udhëtimit hyrës pas kërkesës së autoriteteve përgjegjëse. Informata më të hollësishme lidhur me detyrimet për testim dhe dëshmim gjeni në uebfaqen e Ministrisë Federale të Shëndetësisë.