#Olsi Nika drejtues Ekzekutiv i EcoAlbania shpjegon pasojat që sjellin HEC-et në Guri i Bardhë.
BASHKOHU NE MBROJTJE TE BURIMIT TE JETES
THIRRJE
Ejani neser 8 Janar 2024, ora 10:00
në Guri Bardhë:
Në mbrojtje të marrjes së ujit:
Përshëndetje, të gjithë komunitetit
nga Guri Bardhë motra & vëllezër
të rinj e të moshuar kudo ndodheni
sidomos ata që janë në shqipëri.
Siç jeni informuar edhe muaj më parë për problematiken e marrjes së burimit të gurrave Guri Bardhë.
Bashkia Klos, ka dërguar mjetet e rënda
për marrjen e ujit të Guri Bardhë me një projekt për të cilin nuk dihet asgjë.
Kjo në kundërshtim të plotë me interesat e komuniteteve të, Guri Bardhë, Petralbë dhe gjithashtu në kundërshtim me ligjin pasi, nuk mund të ja marrësh nje komuniteti dhe të ja kalosh një komuniteti tjetër, pa siguruar nevojat e atij që e zotëron.
Bashkia po shkel ligjin me një arrogance të paprecedente duke mos ndërmarrë asnjë konsultim me publikun dhe asnjë transparence mbi detajet e projektit.
Kjo bashki që për 30 vite nuk bëri asgjë,
e la pa rrugë, pa qender shendetsore, pa punë, pa asnjë lloj mbështetje dhe populli u detyrua të emigrojë.
Tani mbas 30 vitesh vjen pa piken e turpit dhe duan të marrin të vetmen gjë që ka mbetur, ujin!
Pa ndjekur asnjë bazë ligjore, pa diskutuar me askënd, vijne diten per diell me mjete te rënda për të marrë ujin, me të cilin mbijetojmë.
JO këtu nuk ka aspak transparence, bashkia po shkel ligjin që është e para
e cila duhet ta zbatojë, kjo është papërgjegjshmëri.
Nuk duhet lënë që te veje dore mbi ujin dhe , ju bëjmë THIRJE të gjithëve ku do ndodhen të ngrihen dhe ta ndalin këtë makabritet.
Të gjithë bashkë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore dhe demokratike të bashkojme forcat dhe të kërkojmë te drejtën tonë dhe ta ndalim përbaltjen e tokës së të parëve tanë.
#BASHKOHU #Ejadhe TI:
JU FALEMINDERIT