
17/02/2025
E ku ka më bukur se Shqipëria jonë!
Rreth botës në këmbë
Mikpritja është e mahnitshme në Shqipëri!
TOUR BOTËROR NË KËmbë
Francezi shëtitës Julien Borioli ne Youtube ka nje kanal të tijin me titull "Një hap para tjetrit". Ai së bashku me partneren e tij Jana ( nga Gjermania) kane vendosur para disa kohësh që të udhëtonin bashkë nëpër botë në këmbë.
Në këtë aventurë të jashtëzakonshme ata zbulojnë pjesë të jetës së përditëshme të filmuar aty për aty me thjeshtësi dhe autenticitet.
Më shumë se një shëtitje në distanca të gjata, pika magjike bivouac ( Kamp i përkohshëm në ajër të hapur i një trupe, i një ekspedite) dhe peizazhe të mrekullueshme, është mbi të gjitha një aventurë njerëzore që ai dëshiron ta ndajë me partneren e tij.
Emocionet, udhëtimi, autenticiteti dhe gëzimi i të jetuarit janë filli i përbashkët i këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm nëpër botë.
Episodi #111 që ai ka hedhur disa ditë pas udhëtimit, pasqyron çdo gjë në segmentin e rrugës “Egnatia” nga fshati Dardhë deri në Qukës, duke na dhënë një panoramë mbresëlënëse të fshatit, jëtës, natyrës, vëndeve e njerëzve kudo që ai udhëton. Sidomos pjesa që kalon në fshatin Xhyrë që zë pjesën më të madhe të filmimeve të tij është mahnitëse. Ai ka filmuar të gjithë rrugën nga shkolla e Dardhes, ne Karundin Plak-Gurren e Zezé-Hani i Hoxhës-Xhyrë Katund-Ura e Vromit-Carinë-Fusha e Rafjes-Livadhet e Qukësit. Marr shkas me këtë rast të falenderoj shumë mesuesen e talentuar dhe me shume pasion te shkollës 8 vjeçare Dardhé, Trendafile Çekrezi që me punen e saj të palodhur në shkollë ka bërë një muze të shkëlqyer ku ka pasqyruar gjithçka të historisë së rrugës Egnatia dhe jo vetëm. Gjithashtu dhe gjetjen mjaft te goditur që çdo udhëtar i huaj qe eksploron rrugën Egnatia ndalon, pushon, kalon natën, ushqehet e mikpritet në këtë shkollë she fshat. Gjithashtu dhe Mustafa Hajdarin si i “zoti i shtëpisë”. Ata kishin 27 ditë që udhëtonin në këmbë në Shqipëri dhe kishin mbetur te mahnitur nga bukuria e vendit tonë, nga mikpritja dhe bujaria e njerëzve kudo që i kishin takuar. E ku ka më bukur se Shqipëria jonë!
Ju ftoj ta shikoni videon e Julienit!
Ju faleminderit!
Soutenez la chaîne sur TIPEEE ( Don )🔸️https://fr.tipeee.com/un-pas-devant-lautre/ ABONNEZ - VOUS 😉 🔸️https://www.youtube.com/@...