13/06/2021
Përtej moralit!
Babai im sa herë shkonte në dhomën time, ndërkohë që unë kisha dalë prej saj dhe gjente llambën ndezur më thoshte:
-“Përse nuk e fik llambën, ç’është gjithë ky harxhim i korentit?!
Kur hynte në banjë dhe shihte që rubineti i ujit pikonte më thoshte me zë të lartë:
-“Përse nuk e ke mbyllur mirë rubinetin, ç’është gjithë ky shpëdorim i ujit?!
Ai gjithmonë më kritikonte dhe më akuzonte si person negativ. Më kritikonte për gjëra të mëdha e të vogla. Madje edhe në prag të vdekjes vazhdonte ta bënte këtë gjë. Derisa erdhi dita që do gjeja një punë, dita që aq shumë e kisha pritur.
Ja ku jam:sot kam intervistën e parë në jetën time, për të fituar një punë prestigjioze, në një nga kompanitë më të mëdha. Nëse do të pranohem, do të largohem pa kthim nga kjo shtëpi e do të qetësohem njëherë e mirë nga babai dhe qortimet e përhershme të tij.
U zgjova herët në mëngjes. Vesha rrobat më të bukura, u parfumosa dhe sapo u bëra gati të dilja një dorë më preku në sup. Ktheva kokën dhe pashë babain të qeshur, edhe pse sytë e tij ishin të venitura dhe në fytyrë i dalloheshin qartë shenjat e sëmundjes. Më dha ca para dhe më tha:
-“Dua që të jesh pozitiv, me besim në vetvete dhe mos u lëkund para asnjë pyetjeje!”
Ia pranova këshillën dhe i buzëqesha, ndërkohë që shfryja nga brenda:
-"Edhe në këto momente nuk hoqi dorë nga këshillat, sikur qëllimisht do, që të më shqetësojë, në momentet më të lumtura të jetës sime".
Dola me nxitim nga shtëpia. Mora një taksi dhe u nisa për tek zyrat e kompanisë. Sapo arrita në adresen e kërkuar, vura re se porta nuk kishte roje, as dikë që priste njerëzit. Kishte vetëm tabela orientuese për vendin e intervistës. Kur bëra të hap derën, vura re se doreza e saj kishte dalë nga vendi. Kujtova këshillën e babait para se të dilja nga shtëpia, që të isha pozitiv, kështu që menjëherë e mora dorezën dhe e vura në vend.
Pastaj ndoqa tabelat orientuese dhe kalova në lulishten e kompanisë. Rrugicat ishin me ujë, i cili vinte nga një vaskë që po derdhej. Me sa dukej, kopshtari ishte i zënë. Mu kujtua se si babai më qortonte për ujin e shpërdoruar, prandaj e tërhoqa tubin e ujit dhe e vendosa në një vaskë tjetër, duke e mbyllur edhe pak rubineti