Misioni
Të ofrojmë udhëtime, pushime dhe vizita turistike në të gjithë botën, të kënaqim çdo dëshirë të klientëve tanë, duke planifikuar në detaje vizitat turistike dhe duke i asistuar gjatë të gjithë udhëtimit, duke i tejkaluar pritshmëritë e klientëve dhe duke i kthyer udhëtimet në eksperienca unike dhe kujtime të paharrueshme. Vizioni
Të bëhemi një nga tour operatorët kryesorë në Shqipër
i dhe zgjedhja e parë për turistët, duke ofruar variante pa fund për pushimet dhe vizitat turistike dhe duke garantuar cilësi elitare. Rreth Nesh
Agjensia Turistike "Vitrina Franceze" ka filluar të operojë në vitin 2000 duke planifikuar fillimisht udhëtime turistike në Francë. Po në te njëjtin vit, të nxitur dhe nga kërkesat e miqve dhe klientëve, fillojnë udhëtimet në Itali, Spanjë, Gjermani, Hollandë dhe Belgjikë. Duke u nisur nga ky vit kaq i suksesesshëm dhe deri me sot agjensia jonë ka kryer udhëtime turistike në shumë vënde të Europes dhe të SHBA-se. Gjatë këtyre 12 viteve vizitat turistike kanë përfshirë një numër të konsiderueshëm të shteteve Europiane. Ia vlen të përmendet Zvicra, Austria, Portugalia, Danimarka , Suedia. Të gjitha këto grupe janë shoqëruar nga administratori i “Vitrina Franceze” dhe klientet janë trajtuar si miq. Në vitin 2005 pas kërkesës së klientëve që tani udhëtonin rregullisht me agjensinë tonë, janë organizuar dhe grupet e para për SHBA. Duke filluar me një grup prej 30 vetash për një udhetim tetë ditor në Cikago. Që atëherë kanë udhëtuar më shumë se 7 grupe për SHBA që kanë vizituar jo vetëm Cikagon por dhe në qytete të tjera si, Boston, New York, Las Vegas, Los Angelos, Orlando dhe Miami. Gjatë këtyre 12 viteve “Vitrina Franceze” ka organizuar shumë grupe kulturore dhe ka shoqëruar turistët në Europë dhe Amerikë. Duke pasur prioritet kryesor udhëtimin sa më komodë të turistëve administratori i “Vitrina Franceze” i ka shoqëruar vetë grupet turistike. Të gjithë klientët tanë duke provuar shërbimin dhe cilësinë e agjensisë sonë, udhëtimin e radhës gjithmonë e kanë planifikuar po me “Vitrina Franceze”.