13/04/2023
Ka njerez qe e kane quajtur mbrojtjen e lumit Vjosa fitore te liberal globalisteve dhe antishqiptareve.
Ath nqs ju e keni ndermend harten e Shqiperise nga Karaburuni deri ne derdhjen e lumit Buna kemi plazhe ranore, e ne jug te Karburunit, plazhe shkembore. Pse? Jane pikerisht lumenjte si Vjosa, Semani, Mat, Drini, etj ato qe sjellin rere e materiale inerte dhe mbushin detin. Mungesa e lumenjve me prurje te rregullta ne jug ben qe deti te perparoje dhe bregdeti eshte shkembor. Mgjths ku ka lumenj ose perrenj ka plazhe me zall si ne Borsh, Palase, Bunec, etj.
Me ndertimin e hidrocentraleve ne Mat, Drin dhe kanalet vadites te Myzeqese jo vetem jane pakesuar tmerresisht prurjet inerte te lumenjve, por ka rene dhe niveli i ujerave nentokesore te ultesires. Si dallohet ? Prova ? Ato bunkere qe kane qene edhe 1 km larg bregut tani jane brenda ne det. Shikoni bregdetin e Golemit ku deti ka ngrene gjithe reren, apo ne Darezeze, Kavaje, Lezhe, etj. Plazhi i Patokut psh i pari qe u zhduk nga hec e Matit dhe deti qe po perparon frikshem kudo ne Lezhe.
Anti shqiptare eshte kur dhe ato pak km katrore qe kemi i ha deti, e keto toka jane nga me te mirat, me plazhe ranore qe po zhduken e toka fushe te uleta e pjellore, qe tani rrezikojne permbytje e kripezim.
Lumi natyral ka krijuar sistemet prej mijera vjetesh te cilat na japin shume me shume per te gjithe ne, se sa hidrocentralet ne duar oligarkesh apo individe qe parate i mbyllin ne tuba sobe.
Natyren thjesht nuk po e quajme fare, se ne me njeren dore kazmen atdheun ndertojme, me tjetren dore pushken fitoret i mbrojme ... nga globalistet.