Visit Tirana

Visit Tirana TOURIST ASSISTANCE SERVICES AND INFORMATION Do you need a map of Tirana and someone to recommend the places you cannot miss when you are visiting the city?

Do you want to know what exhibitions and shows you can go see? Are you planning a tour for your friends who will be in town this weekend? Don't think twice: contact Tourist Information Points @ Ecovolis. The Tourist Info Point - Albania would like to assist you in planning a successful, exciting, and memorable trip to our area. Albanian Tourist Info Point will be happy to provide the following:


-Attractions brochures
-Suggested itineraries
-Group-friendly restaurant information
-Directions to attraction sites
-Goodie bags for motorcoach groups

We are able to:
-Make reservations at attractions and restaurants
-Secure hotel rates for overnight accommodations
-Arrange bike tours around the city. Ku ndodhen Tourist Info Point?
1. Rr : Shëtitorja “Lasgush Poradeci”, Tiranë
2. Rr : Elbasanit, pranë Këndit të Lojrave
3. Rr : Dëshmorët e 4 Shkurtit, pranë Parkut Rinia
4. Rr : Sheshi “Nënë Tereza”, pranë Universitetit Politeknik

Sherbim ofrohet ne cdo stacion Ecovolis! Vullnetarët jane gjithmone te mirepritur! Seanca e pare trajnuese eshte e perfshire! Per me teper kontaktoni;
Email: [email protected]
Tel/fax: +355 044 50 25 74
Mob: 0696130440

Jal Kamping ofron pushime ndryshe!Gjithçka është më e bukur, më e mirë, kur bëhesh njësh me Nënën Natyrë. Një përvojë ka...
28/05/2022

Jal Kamping ofron pushime ndryshe!
Gjithçka është më e bukur, më e mirë, kur bëhesh njësh me Nënën Natyrë. Një përvojë kampingu prej 22 vitesh, plot me aventura dhe me histori. Aty ku Miqësia e verës shkon gjithë jetën. Ejani të provoni një eksperiencë të paharrueshme në një tendë me miliona yje.
Mjediset e kampit ofrojnë:
👉 Fushë volejbolli
👉 Palestër, kënd sportiv
👉 Fusha ping – pongu
👉 Dushe, tualete higjenike
👉 Kuzhinë verore , tavolina kampingu
👉 Bar për pije dhe muzikë
👉 Ambient zjarri dhe muzikë me kitarë
👉 Kinema verore
👉 Librari
👉 Ndihma e shpejtë
👉 Hamak dhe hije për çlodhje
👉 Peizazh fantastik të detit në perëndim

JAL KAMPING 2022 😁Pushime aktive dhe të shëndetshme ⛺️🏖    🛶🏝
28/05/2022

JAL KAMPING 2022 😁
Pushime aktive dhe të shëndetshme ⛺️🏖
🛶🏝

Biçikleta është vdekje e ngadaltë e planetit. Një çiklist është një fatkeqësi për ekonominë e çdo vendi sepse: 1) nuk bl...
05/04/2022

Biçikleta është vdekje e ngadaltë e planetit. Një çiklist është një fatkeqësi për ekonominë e çdo vendi sepse:
1) nuk blen makinë, nuk merr kredi për t'i blerë ato.
2) nuk paguan sigurime te mjetit
3) nuk blen karburant,
4) nuk paguan për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinës.
5) nuk paguan per parkimin
6) nuk shkakton aksidente të mëdha.
7) nuk ka nevojë për autostrada me shumë korsi.
😎 Njerëzit e shëndetshëm nuk janë as të nevojshëm dhe as të dobishëm për ekonominë.
1) ata nuk blejnë ilace
2) ata nuk shkojnë në spitale dhe as te mjekët.
3) nuk shtojnë asgjë në PBB-në e vendit. Përkundrazi, çdo dyqan i ri McDonald's krijon të paktën 30 vende pune sepse punëson: 10 kardiologë, 10 dentistë, 10 specialistë dietologë-ushqyes, si dhe shumë njerëz në dyqan.
Zgjidhni me kujdes: çiklist apo mc donalds? Ia vlen të mendosh.
PS: ecja është edhe më keq. Këmbësorët nuk blejnë asnjë biçikletë.

Biçikleta është vdekje e ngadaltë e planetit. Një çiklist është një fatkeqësi për ekonominë e çdo vendi sepse:

1) nuk blen makinë, nuk merr kredi për t'i blerë ato.
2) nuk paguan sigurime te mjetit
3) nuk blen karburant,
4) nuk paguan për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinës.
5) nuk paguan per parkimin
6) nuk shkakton aksidente të mëdha.
7) nuk ka nevojë për autostrada me shumë korsi.
8) Njerëzit e shëndetshëm nuk janë as të nevojshëm dhe as të dobishëm për ekonominë.
1) ata nuk blejnë ilace
2) ata nuk shkojnë në spitale dhe as te mjekët.
3) nuk shtojnë asgjë në PBB-në e vendit. Përkundrazi, çdo dyqan i ri McDonald's krijon të paktën 30 vende pune sepse punëson: 10 kardiologë, 10 dentistë, 10 specialistë dietologë-ushqyes, si dhe shumë njerëz në dyqan.
Zgjidhni me kujdes: çiklist apo mc donalds? Ia vlen të mendosh.

PS: ecja është edhe më keq. Këmbësorët nuk blejnë asnjë biçikletë.

03/02/2022

Pavarësisht ligjit qytetarët e Tiranës vujanë pasojat e ndotjes akustike.

Bukuroshja e fjetur
24/12/2021

Bukuroshja e fjetur

Denonco krimin mjedisor.Lumi i Lanes ku derdh ujerat e zeza Tirana, shkarkohet ne Adriatik.
17/12/2021

Denonco krimin mjedisor.
Lumi i Lanes ku derdh ujerat e zeza Tirana, shkarkohet ne Adriatik.

Denonco krimin mjedisor.

Lumi i Lanes ku derdh ujerat e zeza Tirana, shkarkohet ne Adriatik.

kufi me Qiellin
09/12/2021

kufi me Qiellin

Të ecësh si dele.Pafuqia dhe moskokçarja e ka një kufi.Nuk ka dorëzim më të madh se qindra qytetarë që kalojnë me indife...
06/12/2021

Të ecësh si dele.
Pafuqia dhe moskokçarja e ka një kufi.
Nuk ka dorëzim më të madh se qindra qytetarë që kalojnë me indiferentizëm rrugës në një skenë të krimit qytetar.
Kjo makinë është parkuar këtu që në mëngjes, në orën 09:00. Ora është 16:00 mbasdite.
Qindra qytetarë sot kemi zbritur në rrugë të makinave, jemi lagur te ky pellgu këtu, dhe kemi ikur me kokën poshtë të pafuqishëm për ta lëvizur.
Shoferë të papërgjegjshëm që detyrojnë nënat me karrocat të dalin në rrezikun e makinave.
Detyrojnë të moshuarit të thyejnë këmbët duke rrëshkitur në hapësira të ngushta kalimi. Janë me qindra fëmijë, të rinj, prindër , qytetarë, që dhunohen nga kjo sjellje arrogante e shoferëve.
Sot nuk ka më asnjë rëndësi ku kalojnë njerëzit sesa ku parkojnë makinat.
Sot nuk ka asnjë reagim për poshtërimin e mijëra këmbësorëve në ditë shiu.
Një qytet me 70 % të trotuareve ku as cadrat nuk shkembehen dot, shtoi dhe makinat mbi trotuar, bën që të ecim të gjithë në rrugë.
Një bashki që ndërton qindra kulla, fton mijra makina në qendër, por nuk ka asnjë plan dhe vizion për parkimin e tyre na ka katandisur ne qytetarët të ecim në rrugë të madhe.
Dhe ato trotuare që u rikonstruktuan në Tiranë të Re nuk u zgjeruan aspak, hapësira ngeli ajo që lagjia kishte që ne komunizëm, vetëm iu vendosën pllaka të reja, për të parkuar më mirë makinat.
Lëvizja për trotuare fton të gjithë ne qytetarët e Tiranës të denoncojmë në mënyrë masive të gjitha trotuaret që mungojnë, që na rrezikojnë, që na I kanë marrë dhe zënë.
Nuk është zgjidhje të heshtim , as të pranojmë të ecim si delet.

Dëgjësa për zhurmatBashkia Tiranë dhe Ministria e Mjedisit zhvilluan sot dëgjesën e dytë për Zhurmat.Kryetari i Bashkisë...
04/12/2021

Dëgjësa për zhurmat

Bashkia Tiranë dhe Ministria e Mjedisit zhvilluan sot dëgjesën e dytë për Zhurmat.

Kryetari i Bashkisë propozoi:

“Në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje per aktivitete që gjenerojnë zhurmë, si lavazhe , zdrukthtari serviset e makinave. Bashkia të mos japi më asnjë leje per aktivitetet që gjenerojnë zhurmë. Keto do të zhvendosen, larg zonave të banuara.

Gjermania vendos hapat drejt ekonomisë së gjelbër80% e energjisë elektrike do të sigurohet nga energjia e rinovueshme.15...
26/11/2021

Gjermania vendos hapat drejt ekonomisë së gjelbër

80% e energjisë elektrike do të sigurohet nga energjia e rinovueshme.

15 milionë makina elektrike do të jenë në rrugët gjermane shume me shpejte se parashikimi.

2% e territorit gjerman do te perdoret për energjinë e erës .

Legalizimi i sh*tjes së kanabisit në ambiente të licencuara, me kontrolle për cilësinë dhe shpërndarjen e drogës, eshte pjese e planit qeveritar.

Kush i paguan krimet mjedisore
11/11/2021

Kush i paguan krimet mjedisore

"Zona Zero" është emisioni më i ri informativ i Top News. Eshtë Zona e pyetjeve, Zona ku merren përgjigjet dhe Zona ku zhvillohen debatet. Eshtë Zona me Zero...

Kush do i mbylli guroret ?Kanë 8 vite dhe vetëm fuqizohen.
05/11/2021

Kush do i mbylli guroret ?
Kanë 8 vite dhe vetëm fuqizohen.

Lajmi i Ditës: Thyerja e Heshtjes për zhurmat nga Bashkia TiranëNivelet e zhurmës në Tiranë janë rritur nga zhvillimi i ...
20/10/2021

Lajmi i Ditës: Thyerja e Heshtjes për zhurmat nga Bashkia Tiranë

Nivelet e zhurmës në Tiranë janë rritur nga zhvillimi i shpejtë urban, nga trafiku, kantieret e ndërtimit dhe ndërgjegja e ulët e komunitetit për pasojat e zhurmës në shëndet.

Ndërkohë që në shumë vënde zhurmat po zvogëlohen çdo vit për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për pasojat e zhurmës në shëndet, në Tiranë edhe pse ligji është miratuar që në 2007 nuk kishte ende asnjë veprim.

Shoqata Ecovolis filloi fushatën kundra zhurmave në Mars 2021.
Qëllimi ynë është që edhe në Tiranë komuniteti të ndërgjegjësohet për dëmet nga zhurmat, ti denoncojë ato dhe të përfshihet në fushatën për zbatimin e ligjit Anti Zhurmë.

Lajmi i mirë është se së fundmi Bashkia e Tiranës ka reaguar duke hartuar Planin e Veprimit për Zhurmat 2021 -2026.

Ky plan të cilin shoqata Ecovolis e ka para na jep shpresë se Ligji Anti Zhurmë do të veprojë së shpejti edhe në Tiranë, dhe ne mund të aspirojmë një Tiranë me më pak zhurma në të ardhmen.

Disa nga pikat e Planit të Veprimit të Bashkisë Tiranë kundër zhurmave përfshin.

1. Hartëzimin e zhurmave në qytet

2. Do të evidentohen kopshtet dhe shkollat që janë anës rruge dhe janë të ekspozuara nga zhurmat , për tu buxhetuar izolimi akustik i tyrer në të ardhmen.

3. Shërbimeve të shpërndarjes do tu kërkohet që motorrat e zhurmshëm të shpërndarjes së ushqimit të kalojnë në motorra elektrik me bateri;

4. Boritë e makinave kot të ndalohen, do të këshillohen shoferët dhe do të merren masa administrative deri sa kultura e borive kot të zhduket.

5. Kantiereve të ndërtimit do tu kërkohet të zbatojnë ligjin antizhurmë dhe oraret e punës.

6. Do të punësohen dy specialistë të Fizikës , Bashkia do të pajiset me fonometra dhe çdo subjekt që shkel rregullat do të ketë mundësi ta faktojë nivelin e zhurmës në moment.

Në datë 1 nëntor zhvillohet degjesa e pare publike me grupet e interesit te Planit te Veprimit te Zhurmave.

Shoqata Ecovolis nëpërmjet specialistëve të saj Shkëlqim Mema (Fizikë bërthamore) dhe Irena Dule ( avokate ) do të jetë pjesë e këshillimit në strategjinë për uljen e zhurmave dhe në planin lokal të veprimit.

Çdo qytetar ka në dorë të ndihmojë në uljen e zhurmave , duke u ndërgjegjësuar vetë , duke I denoncuar rastet në policinë e shtetit , duke kërkuar të zbatohet Ligji Anti Zhurmë.

Komuniteti I Tiranës shumë shpejtë do të shohi rezultatet e para të fushatës Kundra Zhurmave.

Pse për një sandwich, duhet të zgjohet i gjithë qyteti.
08/05/2021

Pse për një sandwich, duhet të zgjohet i gjithë qyteti.

Pse për një sandwich, duhet të zgjohet i gjithë qyteti.

Motorrat e natës.

Një qytet i pagjumë është një komunitet i acaruar, jo produktiv për punë, me fëmijët e shqetësuar, deri në shëndet më të dobët.
Në çdo rrugë kryesore të Tiranës nga ora 10:00 e darkës deri në 02:00 të mëngjesit kalojnë 50 -70 motorra vajtje – ardhje. Këto motorra shkaktojnë një zhurmë deri ne 100 Decibel, mjaftueshëm për të çmëndur një lagje të tërë.

Izolimi i dobët akustik i banesave tona në përgjithësi, bën që këto zhurma të vijnë në dhomat tona të gjumit me jo më pak se 70 Decibel. Ndërkohë që normat e lejuara gjatë natës në të gjitha qytetet janë deri në 40 Decibel. Në Tiranë prej motorrave janë dyfish.

Motorrat e natës kanë një kohëzgjatje zhurme 5-10 sekonda,( në varësi të rrugës dhe shpejtësisë). Me një llogari të thjeshtë nga 4 orë të gjumit , plot 20 minuta janë ulërimat e motorrave, të cilët duke kaluar me interval çdo 10 minuta, shkatërrojnë çdo gjumë normal.

As nuk do e përmendin fare nëse nuk do të kishim një zgjidhje. Kuptojmë mirë që të gjithë motorristët punojnë për bukën e gojës. Por zgjidhja që ata të punojnë dhe qyteti të flejë i qetë është.

Është shumë më praktike, më ekologjike, pa ndotje.

Propozojmë që mbas orës 10:00 të gjitha shpërndarjet e ushqimeve të bëhen me biçikleta, elektrike ose normale.

Nuk zgjojnë askënd dhe juve ju mbajnë në shëndet të mirë.

Paaftesia e shofereve ne Tirane ka arritur nivelet me te frikshme.50 % e patentave ne Tirane jane marre thjesht duke ju ...
02/05/2021

Paaftesia e shofereve ne Tirane ka arritur nivelet me te frikshme.

50 % e patentave ne Tirane jane marre thjesht duke ju pergjigjur pyetjes sa rrota ka makina.

(ndryshe nuk shpjegohet asnje nga marrezite dhe paaftesite)

Turp dhe krim per ata qe i leshojne keto patenta , po vrasin njerez.

Shumë e rralle ne Tirane te shohesh shofera te afte.

Akoma me e rralle te shohesh njerez ne timon.

Shofere nuk quhesh se ke makine , por se di ta kontrollosh ate , te mbrosh veten dhe kembesoret.

Gjysma i japin gaz te vijat e bardha, gjysmat kthehen pa sinjal fare, pjesa tjeter jane shume te afte sa i japin dhe me telefona.

Jeta eshte shume me e shtrenjte se paaftesia juaj, shperqendrimi juaj, mendjemadhesia juaj per te ngare makinen, bashke me instagramin.

Po te besh nje test sot ne Tirane per aftesite shoferike gjysmat e patentave ikin, bashke me to dhe makinat vrasese.

Paaftesia e shofereve ne Tirane ka arritur nivelet me te frikshme.

50 % e patentave ne Tirane jane marre thjesht duke ju pergjigjur pyetjes sa rrota ka makina.

(ndryshe nuk shpjegohet asnje nga marrezite dhe paaftesite)

Turp dhe krim per ata qe i leshojne keto patenta , po vrasin njerez.

Shumë e rralle ne Tirane te shohesh shofera te afte.

Akoma me e rralle te shohesh njerez ne timon.

Shofere nuk quhesh se ke makine , por se di ta kontrollosh ate , te mbrosh veten dhe kembesoret.

Gjysma i japin gaz te vijat e bardha, gjysmat kthehen pa sinjal fare, pjesa tjeter jane shume te afte sa i japin dhe me telefona.

Jeta eshte shume me e shtrenjte se paaftesia juaj, shperqendrimi juaj, mendjemadhesia juaj per te ngare makinen, bashke me instagramin.

Po te besh nje test sot ne Tirane per aftesite shoferike gjysmat e patentave ikin, bashke me to dhe makinat vrasese.

Nga guret xhamave deri te defektet rruges. Njihuni me problemet e Hekurudhes Shqiptare.
30/04/2021

Nga guret xhamave deri te defektet rruges. Njihuni me problemet e Hekurudhes Shqiptare.

Si na gjeti dita e Tokës ?
22/04/2021

Si na gjeti dita e Tokës ?

Si na gjeti dita e Tokës ?

Mjedisi po shkon keq dhe më keq prej 30 vitesh.

Institucionet mjedisore janë kthyer në t**a ping-pongu aspak serioze për funksionin e tyre jetik.

Politikat mjedisore nuk i gjejmë më as në letër, jo më në zbatim.

Ato nuk mund të ekzistojnë në një shtet që gjithçka e drejton vetëm një institucion, Kryeministria.

Ndryshe nga premtimet e pambajtura, Mjedisi ynë as nuk premtohet fare . Është humbje kohe. Se që të premtosh duhet të kesh një program, këshillime me ambientalistë, shoqëri civile që të imponohet. Po ku , në Shqipëri ?

Fushata po mbaron , mes plumbave, thasëve dhe parave , fjala Mjedis nuk u dëgjua kurrë.

Ku është problemi këtu ?

Jeta jonë lidhet direkt me mjedisin;

Dita e Tokës na ka gjetur shumë më keq me erozionin që nuk po bëhet asgjë prej 30 vitesh dhe po i rremben hektare me t**e vendit tone.

Na ka zënë shumë keq me proçesionaren që po than prej vitesh parqet dhe pyjet e Shqipërisë, po kërcënon njerëzit dhe po e çon në degradim masiv pishën e zezë, sepse ka 30 vite qe nuk behet asnje veprim.

Na ka gjetur keq me lumenjtë që janë të thara gjatë gjithë vitit dhe të përmbysin në 3-4 ditë shi, sepse ka mbi 500 hece qe i burgosin ato ne tuba dhe i leshojne vetem kur nuk i mbajne dot me.

Na ka gjetur keq me perrenjte, lumenjë se po I përdorim masivisht për të pastruar fshatrat dhe qytetet tona nga mbeturinat se nuk kemi menaxhim mbeturinash pas 30 vitesh. Po I përdorim si kosha që shkojnë në det, por askush nuk të thotë gjë, se eshte pergjegjesi shteterore menaxhimi i mbetjeve.

Na ka gjetur shumë keq me drejtësinë mjedisore. U bë vite 30 pa u dënuar një krim mjedisor.

Na ka gjetur shumë keq me 70 % pyje te shfarosura, që vazhdojnë priten, nuk mbillen por tenderohen mbjellje milionash.

Na ka gjetur pa një fidanishte shtetërore, pa një politikë të pyllëzimit masiv vullnetar me studentë, komunitetin dhe nxënësit.

Na ka gjetur me një kryeqytet që ka më pak gjelbërim për frymë se çdo kryeqytet tjeter i botës.

Na ka gjetur me të njëjtin park të liqenit artificial të para një shekulli.

Na ka gjetur me trafikun me te madh te historise se Tiranes, me 200.000 mije makina pa parkingje , por me sheshe pallatesh te zena.

Na gjeti mes ajrit te ndotur dhe ndotjes të zhurmave më të mëdha të historisë në qytet.

Na gjeti mes betonizimeve masive te shesheve kryesore te qyteteve duke i nxehur disa here me shume.

Na ka gjetur pa trotuare të ecim, pa transport publik, pa trena dhe hekurudhe.

Na ka gjetur me zero riciklim, pa ndarje dhe pa riperdorim, por me incineratorë që djegin por nuk kanë cfarë.

Na gjeti me peizazh të shkatërruar të rivierës sonë, nga makutëria e mbifitimit dhe betonizimit masiv.

Na gjeti me peizazhe të shkatërruara në cdo rrugë që bëhen shpejtë dhe shkatërrohen akoma më shpejtë, nga erozioni I dijes.

Na ka gjetur pa politika mjedisore por me justifikime të panumërta pse jemi vëndi I fundit në botë për zhvillim mjedisor.

Na gjeti në fushatë duke hapur thesin e burimeve natyrore, tokave, shesheve, hapësirave, hidrocentraleve, betonizimeve në bregdet, lejeve pa leje,

Na gjeti kështu jo se bota është bardh e zi, ajo në fakt është plot me ngjyra, por jemi ne që shohim vetëm dy ngjyra .

Këto dy ngjyra nuk do e përfaqësojnë kurrë mjedisin dhe jetën tonë.

Optimisimi në mjedis është krim, sepse mbulon një akt kriminal shtetëror , të shkatërrimit mjedisor që shumë shpejtë do të sjelli pasoja direkte për shëndetin, ekzistencën, ekonominë tonë.

Prandaj Dita e Tokës na gjeti shumë shumë më keq kete here, dhe është vetëm në dorën tonë si qytetarë të bashkohemi , të gjejmë fuqinë që vitin tjetër ta bëjmë vetë më mirë.

Politika Mjedisore është qytetari mbi të gjitha.

Address

1. , Rr : Shëtitorja “Lasgush Poradeci”, Tiranë 2. , Rr : Elbasanit, Pranë Këndit Të Lojrave 3. , Rr : Dëshmorët E 4 Shkurtit, Pranë Parkut Rinia 4. , Rr : Sheshi “Nënë Tereza”, Pranë Universitetit Po
Tirana
1000

Telephone

+355696139440

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Visit Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Visit Tirana:

Share

Category


Other Tour Agencies in Tirana

Show All