22/11/2016
Udhetim ne Grup - VITI I RI NE PARIS
PARIS 4 Nete / 5 Dite EUR 695 NISJA : 30 Dhjetor
Highlights
Kulla Eifel
Muzeu Louvre
Katedralja Sacre Coeur
Itinerary
Day 1 Tirane - Paris 30.12
Nisja nga aeroporti i Rinasit drejt Parisit. Mberritja dhe pritja nga partneret tane. PC770 Tirane – Istanbul 05:00 – 08:35 PC401 Istanbul – Paris 10:50 – 12:40 Gjate transfertes riprezantimi i programit per mrekullite qe ofron Parisi Krenar per titullin e tij si Kryeqytet i Evropes, Parisi mburret me disa nga monumentet me ikonike ne bote. Ne te gjenden më shume se 400 parqe, 134 muzeume, 143 teatro dhe 242 kisha, qe e bejne ate qytet me nje bukuri te pashembullt. Ne programin e City Tour perfshihet: Shetitorja e Champ Elysee – eshte nje nga rruget me te famshme ne bote, ne te cilen gjenden disa nga monumentet kryesore te Parisit si Harku i Triumfit apo Sheshi Concorde. Sipas shume pershkrimeve ajo konsiderohet si “La plus belle avenue du monde”. Harku i Triumfit – ndertimi i tij u urdherua nga Napoleoni ne vitin 1806 per te nderuar te renet ne luftrat e Revolucionit. Emrat e 128 betejave te Republikes se Pare Franceze dhe Perandorise se Napoleonit jane te shkruajtuara ne muret e bardha te harkut se bashku me emrat e gjeneraleve qe moren pjese ne to. Katedralja Notre Dame – gjendet ne pjesen lindore te Il de la Cite. Ajo konsiderohet si nje nga shembujt me tipik te arkitektures gotike franceze si dhe si nje nga katedralet me te njohura ne bote. Turi yne do te vazhdoje me vizita panoramike te Kulles Eifel, Pallatit Mbreteror, Piaza qendore te L’Opera, Piaca Vendome, Panteon. Transferta dhe akomodimi ne hotel
Day 2 Paris – Extra Tour Pallati e Versajes 31.12
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel 13:30 – 15:00 Dreka opsionale Tour Opsional Extra Pagese – Vizite ne Pallatin e Versajes I klasifikuar prej vitesh si Trashegimi Boterore e Njerezimit, Pallati i Versajes eshte nje nga arritjet me te medha te artit franecez te shekullit te XVII. Ish-shtepiza e gjuetise se mbretit Luigji i XIII u shnedrrua nga djali i tij Luigji i XIV, i cili vendosi aty Gjykaten dhe Qeverine franceze ne vitin 1682. Ky vend do te zgjidhej me pas nga mbreti Luigji i XIV per te ndertuar pallatin qe ne njohim sot, simbol te absolutizmit mbreteror dhe misherim i artit klasik francez. Pallati i Versajes eshte nje nga thesaret me te cmuara te historise franceze. Gjate turit do te zbulojme mrekullite e Versajes. Do te shohim apartamentin mbreteror, dhomen e mbretit dhe mbretereshes, Dhomen e famshme te Pasqyrave etj. I ndertuar ne perendim te Parisit ne qytetin e Versajes, ky pallat eshte projektuar per te manifestuar lavdine e monarkise franceze. Pas perfundimit te programit, kthimi ne hotel Ne mbremje do te behemi gati per Darken e Vitit te ri (Opsionale - Extra Pagese ) Cfare mund te vizitohet ? • Kulla Eifel ( Extra Pagese ) • Katedralja Notre Dame, Akomodimi ne hotel
Day 3 Paris – Extra Tour Louvre 01.01
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel Program Opsional Extra Pagese - Vizite ne Muzeun e Louvrit Programi yne vazhdon me viziten e Louvrit ku do te keni mundesi te vizitoni nje nga muzete me te medhenj te botes. Gjate vizites do te degjojme nje pershkrim historik te legjendes se ndertimit te muzeut, ne te cilin gjendet nje nderthurje fantastike e stilit rilindas te ndertimit, me orientim italian dhe dekorim francez. Me pas nen drejtimin e hollesishem te guides profesionale pariziene dhe guides sone shqiptare kalohet ne pavionet e punimeve italiane, franceze, ne Grande Galerie ku do te shohim edhe pikturen e famshme te Monalizes, duke krijuar nje ide të qartë te zhvillimit historik të artit perendimor. Akomodimi ne hotel
Day 4 Paris – Extra Tour Disneyland 02.01
07:00 - 09:00 Mengjesi ne Hotel Tur opsional extra pagese – Disneyland Disneyland Paris eshte atraksioni numer nje i Evropes, i cili mirepret me shume se 15 milione vizitore ne vit. Ai eshte hapur zyrtarisht ne 12 prill te vitit 1992. Shume njerez e vizitojne parkun e Disneyland ne Paris dhe arsyeja eshte e thjeshte - aty ka gjithmone diçka te re. Parku është një destinacion i shkelqyer per nje pushim te shkurter e per te festuar se bashku me familjen. Disa nga lojerat me popullore te tij jane “Indiana Jones”, “Tempulli i Rrezikut”, “Bota e Vogel e Karaibeve” etj. Pas perfundimit te programit, Kthimi ne hotel
Day 5 Paris - Tirane 03.01
Pas check-out nga hoteli i drejtohemi aeroportit te Parisit. Fluturimi drejt Tiranes PC770 Paris – Istanbul 13:30-18:55 PC769 Istanbul – Tirane 22:20-22:10 Kthimi ne Tirane Fundi i Sherbimit tone
kontakt 0695276722 email [email protected]