19/10/2022
Garanci per ne Greqi. Për të udhëtuar në Greqi një person nga Shqipëria, i cili është i pajisur vetëm me pasaportë biometrike është e domosdoshme të ketë një garanci me vete nga një person që jeton në Greqi, dhe “del garant për të”.
Mospajisja me Garanci per ne Greqi është një nga arsyet kryesore që një personi nuk i lejohet hyrja në Greqi.
Me garanci duhet të jenë të pajisur personat që
Kanë qëllim të vizitojnë një të afërm të tyre
Udhëtojnë për në Greqi pavarsisht moshës.
Udhëtojnë për në Greqi pavarsisht nëse kanë udhëtuar dhe herë të tjera në Greqi
Garancia bëhet nga personi që pret qytetarin shqiptarë në Greqi. Personi që lëshon garancinë duhet të jetë ose qytetar grek, ose rezident i pajisur me leje qëndrimi të përherëshme në Greqi. Nuk mund të bëj garanci një person i cili nuk përmbush njërin nga këto dy kushtet.
Garancia është një deklaratë e thjeshtë e ligjit 105 ku personi që plotëson garancinë duhet të plotësoj të dhënat e tij personale, Emër Mbiemër, Emrin e babait dhe nënës, datlindje, vëndëlindje, adresën e saktë, numrin e pasaportës dhe numrin e telefonit.
Më poshtë personi që bën garancinë duhet të shkruaj në gjuhën greke:
Deklaroj që do mbaj në shtëpinë time filan person (vendos emrin e personit) me numër pasaporte ######x (vendo numrin e pasaportës ) nga filan datë deri në filan datë. Gjithashtu deklaroj se marr përsipër të gjitha shpenzimet e tyre për sa kohë do qëndrojnë në Greqi.
Duhet të keni parasysh se garanci duhet për çdo person që do udhëtoj, pavarsisht se mund të jetë pjestarë i të njëjtës familje dhe garancia bëhet nga i njëjti person.
Gjithashtu garancia mbasi të plotësohet nga personi në Greqi, bëhet verifikimi i garancisë ne Polici ose në qëndrat e shërbimit të qytetarëve (KEP). Pranohet dhe garancia e plotesuar nga gov.gr Personit që do udhëtoj duhet te jete i pajisur me garancine origjinale. Nuk pranohet fotokopje ose email.