Schengen Visa - Info Kosova

Schengen Visa - Info Kosova ➡️ Informatat dhe lajmet më të reja nga Bashkimi Europian rreth:

▪️ Vizave Schengen
▪?
(1)

Duke ju dëshiruar qdo të mirë në jetë, ju urojmë vitin e ri 2023. Gëzuar 🥂PROvisa - Visa Service Agency
31/12/2022

Duke ju dëshiruar qdo të mirë në jetë, ju urojmë vitin e ri 2023. Gëzuar 🥂

PROvisa - Visa Service Agency

Koha e fundit për caktimin e termineve për udhëtim gjatë festave të fundvitit në Zvicër‼️Për informata tjera mund të na ...
02/10/2022

Koha e fundit për caktimin e termineve për udhëtim gjatë festave të fundvitit në Zvicër‼️

Për informata tjera mund të na kontaktoni:

📲 +383 45 502 582 (viber)
📲 +383 48 594 694 (viber)

Schengen Visa - Info Kosova

Kontakto në:📲 +383 48 594 694📲 +383 45 502 582
06/09/2022

Kontakto në:

📲 +383 48 594 694
📲 +383 45 502 582

Për të udhëtuar në Zvicër për festat e fundvitit, koha për caktimin e terminit është tani! Terminet për momentin janë pa...
03/10/2021

Për të udhëtuar në Zvicër për festat e fundvitit, koha për caktimin e terminit është tani!

Terminet për momentin janë pas datës 13 nëntor 2021.

Informatë:Kosova nuk është radhitur ende ne listen e shteteve me rrezik nga Covid-19 në Zvicër, si dhe aplikimet per Viz...
29/08/2021

Informatë:

Kosova nuk është radhitur ende ne listen e shteteve me rrezik nga Covid-19 në Zvicër, si dhe aplikimet per Viza C dhe Viza D po vazhdojnë në mënyrë të rregullt. Dy dozat e vaksines nuk janë të domosdoshme për aplikim.

Momentalisht hyrja lejohet në shtetin Zvicëran me paraqitjen e një testi PCR negativ të 72 orëve të fundit, ose test rapid antigjen jo më të vjetër se 48 orë.

Keni parasysh se situata mund të ndryshojë mrenda ditës, kështu që vaksinimi është mënyra më e sigurtë për udhëtim dhe marrje të vizës.

01/08/2021

Nga sot, hyrja në Gjermani me test!

Për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës, nga data 1 gusht hyn në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet. Ndërkohë shtohen zërat për fundin e testeve falas kundër Coronës.

Më 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës. Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, vërtetimin e vaksinimit apo shërimit nga virusi.

Ky rregull vlete deri tani për pasagjerët ajrorë, por tani vlen për të gjitha rrugët e hyrjes në Gjermani, me automjet, autobus apo tren. Kontrollet do të zhvillohen në masë të gjerë.

Ndërkohë në Gjermani debatohet për ndalimin e testimit falas për personat e pavaksinuar. Megjithëse qeveria gjermane ka thënë, se testet falas aktualisht do të vazhdojnë ka mjaft zëra nga qeveritarë gjermanë, që kërkojnë përcaktimin e një date për futjen e testimit me pagesë.

Ministria gjermane e Shëndetësisë në një prononcim për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, tha se, “ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë para javësh, se e quan të mundur, që të mos ofrohen më falas testet për të pavaksinuarit në një kohë të mëvonshme. Se kur është ky afat mbetet të përcaktohet.” Por sipas qarqeve qeveritare, ende nuk ka ujdi, nëse nga fundi i shtatorit nuk do të ofrohen më testet falas për të pavaksinuarit në Evropë.

Edhe ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz (SPD) në intervistë për grupin mediatik “Funkegruppe”, tha se “testet e Coronës do duhet të bëhen me pagesë, kur të gjithë të kenë mundësinë të vaksinohen, pra në pak javë.

“Përjashtime duhet të ketë natyrisht për ata që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore apo për fëmijët e të rinjtë. Edhe kryeministri i landit, Shlezig-Holshtajn, Daniel Günther i kërkoi federatës t’i bëjë me pagesë sa më shpejt të jetë e mundur testet kundër Coronës. “Qeveria gjermane duhet që në javën e ardhshme të përcaktojë një datë konkrete për zbatimin e testit të Coronës me pagesë.” Kjo datë mund të të jetë 20 shtatori. “Deri atëherë çdo i pavaksinuar e ka shansin të vaksinohet dy herë”, shkruan dpa./DW/

Aplikimet po vazhdojnë në mënyrë të rregullt për viza turistike/familjare/biznesore.🇨🇭✅Terminet për momentin janë me dat...
29/07/2021

Aplikimet po vazhdojnë në mënyrë të rregullt për viza turistike/familjare/biznesore.🇨🇭

✅Terminet për momentin janë me datën 19.08.2021

📲Kontakto: +383 45 502 582

Ju shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të personave që humbën jetën në aksidentin në Kroaci. Lutemi që personat e...
25/07/2021

Ju shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të personave që humbën jetën në aksidentin në Kroaci.

Lutemi që personat e lënduar të shërohen sa më shpejtë 🙏🏼

Të gjithë besimtarëve të Fesë Islame, ju urojmë festën e Kurban Bajramit!Stafi i faqës!
20/07/2021

Të gjithë besimtarëve të Fesë Islame, ju urojmë festën e Kurban Bajramit!

Stafi i faqës!

Hapën aplikimet për Viza Turistike dhe Vizita Familjare për:Holandë 🇳🇱 Belgjikë 🇧🇪 Luxembourg 🇱🇺 📲 Për caktim të termini...
16/07/2021

Hapën aplikimet për Viza Turistike dhe Vizita Familjare për:

Holandë 🇳🇱
Belgjikë 🇧🇪
Luxembourg 🇱🇺

📲 Për caktim të terminit na kontaktoni në +383 45 502 582 (viber/whatsapp)

Hapen aplikimet per Viza Turistike dhe Biznesit per ne Gjermani.Per informata na kontaktoni +383 45 502 582.
01/07/2021

Hapen aplikimet per Viza Turistike dhe Biznesit per ne Gjermani.

Per informata na kontaktoni +383 45 502 582.

Nga 1 korriku 2021 personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 kanë mundësi të regjistrohen sëri...
01/07/2021

Nga 1 korriku 2021 personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 kanë mundësi të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini.

Udhëzime të rëndësishme:

– Ju lutemi të regjistroheni vetëm nëse tashmë e keni kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe keni marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shtyerja e termineve për një muaj të mëvonshëm nuk është e mundur.

– Regjistrimi i kërkesës së re për caktimin e një termini është i domosdoshëm. Regjistrimet sipas Rregullores së vjetër për Ballkanin Perëndimor nuk janë më valide.

– Lista e pritjes për regjistrimin e kërkesës për termine të lira për muajin vijues do të hapet çdo muaj. Nëse nuk keni sukses, keni mundësi të regjistroheni në muajin vijues.

– Në momentin e parashtrimit të kërkesës për vizë duhet të dorëzohet dokumentacioni mbi statusin e vaksinimit. Për udhëtimet hyrëse kërkohet një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë të paktën 14 ditë më parë me një nga vaksinat e aprovuara në Gjermani.

A mendoni se është i drejtë vendimi i Ambasadave që të na kushtëzojnë me marrjen e Vakcinës, në mënyrë që të aplikojmë p...
30/06/2021

A mendoni se është i drejtë vendimi i Ambasadave që të na kushtëzojnë me marrjen e Vakcinës, në mënyrë që të aplikojmë për Viza Turistike?!

Informatë zyrtare:Të gjithë personat që janë të vaksionuar me 2 doza të vaksinave Anti Covid, nga data 28.06.2021 mund t...
25/06/2021

Informatë zyrtare:

Të gjithë personat që janë të vaksionuar me 2 doza të vaksinave Anti Covid, nga data 28.06.2021 mund të aplikojnë për Viza Turistike dhe Vizita Familjare në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë. Kjo vlenë edhe për fëmijët nën moshën 18 vjeqare të cilët nuk mund të vaksionohen.

Për caktim të terminit dhe informata të tjera na kontaktoni:
+383 45 502 582 (viber/whatsapp)

Njoftim nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë:Prej fillimit të korrikut, personat që janë vaksionuar me 2 vakcina anti-...
22/06/2021

Njoftim nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë:

Prej fillimit të korrikut, personat që janë vaksionuar me 2 vakcina anti-covid, do të kenë mundësi të aplikojnë në Ambasadën Gjermane për viza turistike dhe vizita familjare (Visa C).

Për informata dhe caktim të terminit, mund të na kontaktoni në mesazh privat apo në numrin +383 45 502 582.

📣 Gjermania nga 13.06. nuk e kategorizon më Kosovën si rajon me rrezikshmëri të përhapjes së Covid-it❗Kufizimet e udhëti...
14/06/2021

📣 Gjermania nga 13.06. nuk e kategorizon më Kosovën si rajon me rrezikshmëri të përhapjes së Covid-it

❗Kufizimet e udhëtimit mbeten të pandryshuara. Udhëtimet turistike drejt Gjermanisë edhe më tej nuk janë të mundura.

Dëshmia e testimit, vaksinimit ose shërimit duhet të paraqitet
vetëm gjatë udhëtimeve me aeroplan.

Më shumë informata gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/-/2372584

Me datën 23.06.2021 autoritetet në Zvicër pritet të marrin vendim për lejimin e udhëtimit dhe marrjes së vizave turistik...
13/06/2021

Me datën 23.06.2021 autoritetet në Zvicër pritet të marrin vendim për lejimin e udhëtimit dhe marrjes së vizave turistike për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vakcionuar.

Kur të mirret vendimi zyrtar, ju njoftojmë përsëri.

Njoftim nga Ambasada Franceze në Prishtinë:Që nga 9 qershori, kushtet e udhëtimit për në Francë do të ndryshojnë, në var...
09/06/2021

Njoftim nga Ambasada Franceze në Prishtinë:

Që nga 9 qershori, kushtet e udhëtimit për në Francë do të ndryshojnë, në varësi :

• Nga vendi i nisjes
• Vaksinimi i udhëtarëve

Kosova aktualisht është në kategorinë 🟠. Kushtet për të hyrë në Francë janë si më poshtë:

• Udhëtarët e vaksinuar: Kërkohet testi PCR (72h) ose antigjenik (48h)
• Udhëtarët e pavaksinuar: kërkohet arsyetim madhor/bindës për të ardhur në Francë, kërkohet testi PCR (72h) ose antigjenik (48h), testim i mundshëm pas mbërritjes dhe vetë-izolimi 7-ditor
Më shumë informacion në : https://bit.ly/3gk85Nk

Qytetarët Europian, mund të fillojnë lëvizjen e lirë mrenda Bashkimit Europian duke filliuar nga 1 korriku, me çertifika...
27/05/2021

Qytetarët Europian, mund të fillojnë lëvizjen e lirë mrenda Bashkimit Europian duke filliuar nga 1 korriku, me çertifikatën Covid-19.

Vetëm edhe një hapë ka mbetur që procedurat për EU çertifikatën digjitale COVID të lansohet për shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Me këtë çertifikatë do të mundësohet lëvizja e lirë turistike mrenda bllokut duke filluar nga data 1 korrik.

Lajmi i mirë është sepse shumë Kosovar kanë pasaporta të shteteve anëtare ku jetojnë dhe veprojnë dhe mund të pajisen me këtë çertifikatë.

Se si do të duket ajo dhe qka do të përmbajë, po e bashkangjesim një fotografi më poshtë.

Besimtarë të fesë Islame, urime festa e Fiter Bajramit.
13/05/2021

Besimtarë të fesë Islame, urime festa e Fiter Bajramit.

Kosova largohet nga lista e karantinës në Zvicër!Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e ven...
05/05/2021

Kosova largohet nga lista e karantinës në Zvicër!

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik , Kosova është hequr, njofton albinfo.ch

Duhet cekur se në riaktualizimin e befasishëm që bëri BAG, heqja nga lista e karantinës hyn në fuqi qysh nesër, më 6 maj.

Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve.

Në listën e re të vendeve me rrezik BAG ka fshirë, krahas Kosovës edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Franca mendon ti hapë kufijtë për turistët e vakcionuar, posaqërisht për Britanezët dhe Amerikanët.Presidenti Macron, tr...
26/04/2021

Franca mendon ti hapë kufijtë për turistët e vakcionuar, posaqërisht për Britanezët dhe Amerikanët.

Presidenti Macron, tregoj planet e shtetit Francez për një zbutje graduale të kufizimeve hyrëse në shtet për turistët e huaj të cilët janë të vakcionuar dhe posedojnë test negativë ndaj virusit Covid-19.

Presidenti tha se janë duke punuar intenzivisht që të bëjnë të mundur këtë së bashku me kabinetin qeveritar sidomos për udhëtarët Amerikan.

Finlanda i vazhdon kufizimet deri më 25 maj.Të enjtën në mbledhjen e qeverisë, Finlanda vendosi që të vazhdojë kufizimet...
26/04/2021

Finlanda i vazhdon kufizimet deri më 25 maj.

Të enjtën në mbledhjen e qeverisë, Finlanda vendosi që të vazhdojë kufizimet në hyrje dhe dalje të territorit të vet deri më 25 maj, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e Covid-19 dhe mutacioneve të reja.

Në konferencën për media, ministri i bredshëm theksoj se këto masa do të jenë në fuqi në të gjitha pikat kufitare të shtetit Finlandez.

Terminet për Bashkim Familjar në Ambasadën e Zvicrës për momentin janë me datën 28.04.2021!
07/04/2021

Terminet për Bashkim Familjar në Ambasadën e Zvicrës për momentin janë me datën 28.04.2021!

Të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, gëzuar e për shumë mot Pashkët!
04/04/2021

Të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, gëzuar e për shumë mot Pashkët!

Franca në izolim total, Macron: Fatkeqësisht duhet të veprojmë!Presidenti Emmanuel Macron lajmëroi zgjatjen e masave.Jo ...
01/04/2021

Franca në izolim total, Macron: Fatkeqësisht duhet të veprojmë!

Presidenti Emmanuel Macron lajmëroi zgjatjen e masave.

Jo vetëm 19 zona, por nga 3 prilli e gjithë Franca do të jetë në karantinë për 4 javë.

“Ne nuk duhet të mbyllemi, por duhet të kufizojmë kontaktet tona. U përpoqëm ta shtyjmë këtë ditë për aq kohë sa të ishte e mundur, por fatkeqësisht tani erdhi koha. Ne do ta humbasim kontrollin nëse nuk veprojmë tani.”,- tha Macron.

Macron tha gjithashtu se do të mbyllen të gjitha shkollat, qendrat e kujdesit deri më 26 prill. Po ashtu do të ndalohet lëvizja nga rajoni në rajon, ndërsa mbyllja e orës 19:00 do të shtrihet në të gjithë Francën kontinentale. Franca ka regjistruar ditët e fundit një numër të lartë infektimesh dhe viktimash. Rastet pothuajse janë dyfishuar që nga shkurti dhe numri i të shtruarve në spital është rritur. Macron paralajmëroi se vendi mund të arrijë në 100,000 vdekje nga koronavirusi në ditët në vijim.

Komisioni Europian e ka paraqitur të ashtuquajturën Pasaporta e Vakcines, e cila pritet që të fillojë të lëshohet nga mu...
30/03/2021

Komisioni Europian e ka paraqitur të ashtuquajturën Pasaporta e Vakcines, e cila pritet që të fillojë të lëshohet nga muaji Qershor mrenda Bashkimit Europian.

Ajo do ti ketë 2 forma, elektronike dhe ne letër fizike, dhe do të duket sikur në fotografitë e bashkangjitura më poshtë.

Rregullat e hyrjes në Sloveni!Sipas informatave të fundit, personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundë...
30/03/2021

Rregullat e hyrjes në Sloveni!

Sipas informatave të fundit, personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundësisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do të ju kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë ditësh.

Sipas ndryshimeve të fundit testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen.

Norvegjia planifikon që të zgjasë kufizimet në hyrje nga vendet e treta ku përfshihet edhe Kosova deri në Nëntor 2021.E ...
30/03/2021

Norvegjia planifikon që të zgjasë kufizimet në hyrje nga vendet e treta ku përfshihet edhe Kosova deri në Nëntor 2021.

E gjithë kjo është paraparë të ndodh për arsyje të ruajtjes së shëndetit të popullit të vet nga variantet e reja të përhapura të Covid-19.

Ambasada e Zvicrës është duke pranuar aplikime për viza të Biznesit. (Viza C)Terminet caktohen mrenda javës!
25/03/2021

Ambasada e Zvicrës është duke pranuar aplikime për viza të Biznesit. (Viza C)

Terminet caktohen mrenda javës!

Nga sot, Kosova dhe Maqedonia zyrtarisht në listën e Zvicrës për karantinim.Zvicra nuk ka vendosur për lirim të masave a...
22/03/2021

Nga sot, Kosova dhe Maqedonia zyrtarisht në listën e Zvicrës për karantinim.

Zvicra nuk ka vendosur për lirim të masave anti-COVID, pavarësisht parashikimeve, si pasojë e rritjes së rasteve pozitive, transmeton albinfo.ch.

Ky shtet po ashtu ka futur në listë edhe disa vende të tjera, banorët e të cilave për të hyrë në Zvicër duhet të karantinohen.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtetet ballkanike që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës nuk mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Maqedoni, gjegjësisht, pas kthimit nga këto dy vende i nënshtrohen detyrimit të karantinës.

Ndërkaq shtetet e tjera përveç Kosovës që janë futur në listë për karantinim që nga 22 marsi janë: Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Qipro.

Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë: Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.

Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tri ditë dhe më pas t’i nënshtrohet karantinës për dhjetë ditë.

Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ. /Albinfo.ch

Ambasada e Polonisë në Shkup ka hapur sistemin e termineve per Viza Pune, një sistem të ri të aplikimit dhe sistem të ri...
19/03/2021

Ambasada e Polonisë në Shkup ka hapur sistemin e termineve per Viza Pune, një sistem të ri të aplikimit dhe sistem të ri të termineve.

Nëse keni kontratë të punës, për informata më të hollsishme na u drejtoni në mesazh privat.

Roma dhe Milano në izolim, në Itali hyjnë në fuqi kufizimet e reja anti-CovidItalia “ngjyroset” me të kuqe dhe portokall...
15/03/2021

Roma dhe Milano në izolim, në Itali hyjnë në fuqi kufizimet e reja anti-Covid

Italia “ngjyroset” me të kuqe dhe portokalli, që nënkupton hyrjen në fuqi të kufizimeve më strikte për të luftuar pandeminë koronavirus. Nga kjo e hënë e deri pas festës së Pashkëve është limituar qarkullimi i qytetarëve, baret dhe restorantet janë mbyllur dhe operojnë vetëm me shërbimin me dërgesa, ndërsa hapur mbesin supermarketet, furrat e bukës, farmacitë, stacionet e karburantit dhe disa aktivitete të tjera biznesi.

Ashpërsimi i masave futi në izolim total kryeqytetin financiar italian, teksa rajoni i Lombardisë, ku bën pjesë Milano, u konsiderua zonë e kuqe për shkak të përhapjes së lartë të Covid-19.

Zvicra sërish fut Kosovën në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë!Është përditësuar lista e shteteve dhe territore...
11/03/2021

Zvicra sërish fut Kosovën në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë!

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 22 marsi 2021, shkruan albinfo.ch.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtetet Ballkanike që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës nuk mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Maqedoni, gjegjësisht, pas kthimit nga këto dy vende, i nënshtrohen detyrimit të karantinës.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka theksuar se Spanja dhe Portugalia janë hequr nga lista.

Spanja nuk është më në listën e karantinës. Por disa vende të reja evropiane, përfshirë Qipron, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut kanë hyrë tashmë në listën e re.

Kjo kryesisht për faktin se numri i rasteve në Zvicër ka rënë lehtë gjatë dy javëve të fundit, ndërkohë që në shtetet e lartpërmendura ka një rritje propocionale.

Që nga 8 shkurti, një test është i detyrueshëm kur hyni në Zvicër me aeroplan. Vetëm ata që mund të tregojnë një test negativ të koronës lejohen të hyjnë. Përveç testit të detyrueshëm, ekziston një kërkesë karantine dhjetë ditore për vendet në listën e rrezikut. Të cilën mund ta lini me një provë tjetër negative pas shtatë ditësh.

Lista është e vlefshme nga 22 Mars

Njoftim sa i përket Ambasadës së Zvicrës:Terminet për Martesë në Zvicër kalojnë në muajin MAJ 2021!Terminet për Bashkim ...
08/03/2021

Njoftim sa i përket Ambasadës së Zvicrës:

Terminet për Martesë në Zvicër kalojnë në muajin MAJ 2021!

Terminet për Bashkim Familjar në fund të muajit PRILL 2021!

Urime dita e pavarësisë 🇽🇰 🇦🇱
17/02/2021

Urime dita e pavarësisë 🇽🇰 🇦🇱

Address

Adrian Krasniqi
Pristina
10000

Telephone

+38345502582

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Schengen Visa - Info Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Nearby travel agencies