Smart Travel

Smart Travel Smart Travel është nëndegë e Smart Agency që merret me agjension udhëtimesh në rajon si Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e poashtu edhe në disa vende t

VACAVACA TIME FOR ANTALYA ❤️🇹🇷Pushimi në Qershor 😍 7 NETË ,✔Check in 14.06.2019 ✔Check out 21.06.2019🏨 Ambassador Plaza ...
02/04/2019

VACAVACA TIME FOR ANTALYA ❤️🇹🇷
Pushimi në Qershor 😍 7 NETË ,

✔Check in 14.06.2019
✔Check out 21.06.2019

🏨 Ambassador Plaza Hotel ★★★★ 375 € për person.
📌Kemer
Në çmim përfshihet:
✔Fluturim direkt
✔Bileta e avionit: Prishtinë - Antalya - Prishtinë
✔Transferi: Aeroport - Hotel - Aeroport
✔Akomodimi: 7 netë
✔Taksat e aeroportit.
Për më shumë info na kontaktoni :
☎ +383 45111176 Viber

Lajme të mira për bashkatdhetarët tanë në Suedi! 📣Nga nesër, Norwegian Air do të lansojë linjën Stockholm-Prishtinë-Stok...
01/04/2019

Lajme të mira për bashkatdhetarët tanë në Suedi! 📣

Nga nesër, Norwegian Air do të lansojë linjën Stockholm-Prishtinë-Stokholm🇸🇪🇽🇰.✈️
Nisjet nga Stockholm do të bëhen çdo të martë në ora 10:15 kurse nga Prishtina në ora 14:25.
Gati për botën!

17/02/2019

Smart Travel i'u uron të gjithë shqiptarëve kudo që janë, 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Urojmë të keni një vit të suksesshëm!

Smart Travel uron vitin e ri 2019, të gjithë shqiptarëve kudo që janë.Urojmë të jetë vit i shëndetit, mirëqenies dhe suk...
01/01/2019

Smart Travel uron vitin e ri 2019, të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Urojmë të jetë vit i shëndetit, mirëqenies dhe sukseseve tuaja!

Smart Agency (Travel) përshëndet tej mase përurimin e avionit të parë publik në trojet shqiptare të njohur si Airalbania...
16/09/2018

Smart Agency (Travel) përshëndet tej mase përurimin e avionit të parë publik në trojet shqiptare të njohur si Airalbania, shpresojmë në të ardhmen të kemi bashkëpunime të ndërsjellta e të suksesshme mes vete, duke u bërë kështu element i rëndësishëm në fuqizimin e turizmit në shtetin shqipëtar.

Ju përgëzojmë shumë për investimin e bërë Shqipëri

Smart Travel ju uron të gjithë besimtarëve të besimit Islam, festën e Kurban Bajramit!
20/08/2018

Smart Travel ju uron të gjithë besimtarëve të besimit Islam, festën e Kurban Bajramit!

Qëllo rezultatin e saktë të ndeshjeve "SUEDI - ZVICËR" dhe "KOLUMBI - ANGLI" dhe fito dy bileta kthyese për Ulqin, Velip...
02/07/2018

Qëllo rezultatin e saktë të ndeshjeve "SUEDI - ZVICËR" dhe "KOLUMBI - ANGLI" dhe fito dy bileta kthyese për Ulqin, Velipojë, Shëngjin apo Durrës dhe një maicë të kombëtares së preferuar.

Që të jeni pjesë e lojës ju duhet të:

1. Shënoni rezultatet në koment të këtij postimi.
2. Bëni LIKE faqen 'Smart Travel'.
3. Bëni SHARE këtë postim në profilin tuaj në face book.

Fituesit do të shpallen me short me transmetim live në faqen tonë në face book .

Pjesëmarrësit të cilët kanë respektuar rregullat e lojës dhe kanë qëlluar rezultatet e të dy ndeshjeve do të futen në garë për të fituar 2 bileta kthyese për destinacionet e lartëcekura .

Pjesëmarrësit të cilët kanë respektuar rregullat e lojës dhe kanë qëlluar rezultatet e vetëm njërës ndeshje do të futen në garë për të fituar një maicë të kombëtares së preferuar.

Rregullat e lojës.
Profili juaj në face book duhet të jetë publik, përndryshe pjesmarrja nuk do të jetë valide!

Qëllo rezultatin e saktë të lojës 'Brazil - Serbi' dhe fito dy bileta kthyese për Ulqin, Velipojë, Shëngjin apo Durrës.Q...
27/06/2018

Qëllo rezultatin e saktë të lojës 'Brazil - Serbi' dhe fito dy bileta kthyese për Ulqin, Velipojë, Shëngjin apo Durrës.

Që të jeni pjesë e lojës ju duhet të:

1. Shënoni rezultatin në koment të këtij postimi.
2. Bëni LIKE faqen 'Smart Travel'.
3. Bëni SHARE këtë postim në profilin tuaj në face book.

Personi i parë që qellon rezultatin dhe i permbahet rregullave shpallet fitues .

Vërejtje: Profili juaj në face book duhet të jetë publik, përndryshe pjesmarrja nuk do të jetë valide!

🚤 ⛱ 🏝 ☀ 😄 RIVIERA ME SKAF-Dhermi-2 Nete ,3 Dite ->  ☀ 🚤 ⛱ 🏝 😄Nje nder udhetimet me te bukura... Ekskluzivitet i Smart Tr...
26/06/2018

🚤 ⛱ 🏝 ☀ 😄 RIVIERA ME SKAF-Dhermi-2 Nete ,3 Dite -> ☀ 🚤 ⛱ 🏝 😄
Nje nder udhetimet me te bukura... Ekskluzivitet i Smart Travel dhe Discover Albania ...
Riviera do te jete cdo fundjave te korrikut
Datat:
6-7-8 Korrik 2018
13-14-15 Korrik 2018
20-21-22 Korrik 2018
27-28-29 Korrik 2018
A e dini se sa destinacione dhe vende te mrekullueshme vizitoni me Ne, ne nje guide te tille?
1. Gjipe
2. Shpella e Pirateve
3. Plazhi i Palases
4. Dhermi
5. Drymadhes
6. Gjiri i Grames*
7. Gjiri i Shen Andreas*
8. Gjithashtu duke ndaluar Vlore, Llogara etj.
Per te rezervuar kontaktoni ne nr: +37745111176 +386 49 666 125 ose ne face book SMART TRAVEL
Programi:
Dita pare:
⛵ Nisja te Premten ne oren 12:00 tek SMART TRAVEL (Zyret e agjenisonit Lakrishte )
⛵ Ndalese per kafe gjate rruges;
⛵ Ndalese ne Llogara;
⛵ Akomodimi ne Hotel;
⛵ Darka;
⛵ Lojra, verë;
Dita Dyte:
⛵ Mengjesi ne hotel;
⛵ Kafe buze detit ne Dhermi;
⛵ Xhiro me Skaf per ne Gjipe, nje nder vendet me te bukur te Rivieres, Vizite tek Shpella e Pirateve;
⛵ Kohe e lire per Plazh ne Gjipe dhe Lojra;
⛵ Kohe e lire per Plazh ne Gjipe dhe sipas deshires per hulumtimin e kanionit;
⛵ Kthimi me skaf per ne Dhermi;
⛵ kohe e lire;
⛵ Darka;
⛵ Zjarr buze detit, lojra, vere;
Dita Trete:
⛵ Mengjesi ne Hotel;
⛵ Kohe e lire per Plazh deri ne oren 14:00 per grupin qe nuk do zgjedhe super mundesine per te pare Gjirin e Grames, duke shkuar me Skaf. ;
⛵ Xhiro me Skaf per ne Gjirin e Grames,Palase, Shen Andrea, Shpella nenujore Blu per ata qe zgjedhin paketen e Grames*;
⛵ Kohe e lire per dreken dhe plazh sipas deshires;
⛵ Nisja nga Dhermiu per ne Tirane;
⛵ Ndalese ne Llogara;
⛵ Ndalese per kafe gjate rruges;
⛵ 00:30 Mberritja ne Prishtinë.
Pagesa per paketen Standart eshte 109 Euro/person ne te cilin
perfshihen:
1. Xhiro me Skaf Dita II (Dhermi-Shpella e Pirateve, Gjipe, Gjipe, Shpella e Pirateve, Dhermi);
2. Transporti gjate gjithe Turit;
3. Fjetja per 2 Nete ne hotel;
4. 2 Mengjese;
5. Darka e se Premtes;
6. Darka e te Shtunes;
7. Shoqerues grupi;
8. Verë
8. Foto gjate Aktivitetit.
*Me nje pagese extra prej 25 Euro Xhiro me Skaf Dita III (Drymadhes, Palase, Gjiri i Shen Andreas, Gjiri i Grames, dhe Kthimi. Nje mundesi fantastike per te qene ne shoqerine e delfineve nese do te jemi me fat)

23/06/2018

Linjë e rregullt: ÇDO DITË !
Prishtinë - Durrës
Prishtinë - Shëngjin
Prishtinë - Velipojë

Prishtinë - Ulqin-ofertë e limituar vetëm me datën 24.06.2018

Prishtinë - Vlorë,Dhërmi,Sarandë,Ksamil-ofertë e limituar vetëm me datën 24.06.2018


VETEM 10 EURO BILETA KTHYESE!!!!!


Linjë e rregullt ndërkombtare : ÇDO TË MËRKURË DHE TË SHTUNË

Prishtinë - Berlin -Hamburg-Hanover -Dresden-Prag-Berno-Bratislavë - Bieleifeld-Osnabruck-Bremen - Ingolstadt - Numberg-Munchen dhe anasjelltas!

Me autobusë komod dhe staf profesional !

Për rezervime kontaktoni në +377 45 111 176 ose me mesazh ne Facebook!
Ju mirëpresim!

SMART TRAVEL DHE DISCOVER ALBANIA ORGANIZOJNË :🌟🌟Turi i Jugut 26 - 31 Gusht 2018, 340 Euro 🌟🌟Nëse dëshironi të bëni push...
23/06/2018

SMART TRAVEL DHE DISCOVER ALBANIA ORGANIZOJNË :
🌟🌟Turi i Jugut 26 - 31 Gusht 2018, 340 Euro 🌟🌟

Nëse dëshironi të bëni pushimet tuaja në Shqipëri, në vendet më të bukura të jugut, atëherë bëhuni pjesë e turit 6 Ditor. Adrenalinë, Vende mahnitëse, Xhiro me Skaf, Hedhje me Parashutë, Xhiro me Anije, Zhytje, Parasailing, Flyeboard e shumë e shumë emocione të bukura.
Zgjedhur si turi më i mirë për Vitin 2014, 2015, 2016 2017 dhe vlerësuar si turi më i mirë në rivierë nga Revista Travel Magazine.

Sugjeruar si mundësia më e mirë për të bërë pushime nga 99.5% e pjesëmarrësve të vitit 2016-2017.

Datat:

22 - 27 Korrik 2018
29 Korrik - 3 Gusht 2018

5 - 10 Gusht 2018
12 - 17 Gusht 2018
19 - 24 Gusht 2018
26 - 31 Gusht 2018

2 - 7 Shtator 2018

Programi:
Dita 1: Prishtinë -Tiranë – Vlorë – Karaburun
✿ Në 04|00 nisja nga Prishtina
✿ Ndalesë për kafe dhe pushim gjatë rrugës;
✿ Mbërritja dhe akomodimi në Vlorë;
✿ Udhëtim me Skaf në brëndësi të Karaburunit, ku do mund të shihni: Shpellën e Haxhi Alisë, Gjirin e Shën Janit;
✿ Plazh ne plazhin e Shën Vasilit;
✿ Kthimi me Skaf për në Vlorë;
✿ Darka në Hotel;
✿ Welcome Party pas darkës.

Dita 2: Vlorë – Dhërmi
✿ Mëngjesi në Hotel;
✿ Mbërritja në Dhërmi, akomodimi dhe nisja me Skaf nga Dhërmiu në Drimadhes, Palas Gjiri i Shën Andreas, Gjiri i Gramës;
✿ Kohë e lirë/Plazh;
✿ Darka në Dhërmi;
✿ Zjarr Buze Detit, verë dhe plot miqësi.

Dita 3: Dhërmi – Gjipe – Jalë
✿ Mëngjesi në hotel;
✿ Vizitë me skaf tek Shpella e Pirateve dhe në Gjipe – plazh në Gjipe, Opsionale: kush dëshiron mund të zgjedhë të provojë ndjesinë fantastike të Scuba Diving në Jalë. Transportin vajtje – ardhje nga Dhërmiu në Jalë e mundeson Klubi;
✿ Pas Scuba diving kohën e lirë mund ta kalojë në plazhin e Dhërmiut;
✿ Kohë e lirë, konsumohet darka;
✿ Aktivitete me grupin (lojra, animacione, Zjarr, Mafja, Tarakos).

Dita 4: Dhërmi – Sarandë
✿ Mëngjesi në hotel;
✿ Opsionale: Kush dëshiron mund të provojë adrenalinën e fortë që të jep Paragliding;
✿ Nisja për në Sarandë, ndalesë në Jalë për plazh;
✿ Vizitë tek Kalaja e Himares;
✿ Kohë për dreke në Plazhin e Llamanit;
✿ Vizitë tek Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo;
✿ Mbërritja në Sarandë dhe akomodimi në hotel;
✿ Kohë e lirë dhe darka në një nga restorantet buzë detit.

Dita 5: Sarandë – Kakaome – Krorëz
✿ Mëngjesi në hotel;
✿ Nisja me Skaf për në gjirin e Kakomesë dhe plazhin e mrekullueshëm të Krorëzit;
✿ Kohë e lirë dhe plazh në Kakome dhe Krorëz;
✿ Khimi në hotel, kohë për pushim;
✿ Darka në restorant buzë detit.

Dita 6: Sarandë – Ksamil – Butrint – Syri i Kalter
✿ Mëngjesi në Hotel;
✿ Vizitë në Ksamil dhe në Butrint;
✿ Kohë e lirë për pushim në Ksamil;
✿ Vizitë tek Syri i Kaltër;
✿ Ndalesë për kafe dhe pushim gjatë rrugës;
✿ Kthimi në Prishtinë
✿.

Tabela e Çmimit
Standart 300-380 Euro

Transporti sipas programit ✓
Akomodimi 5 netë në Hotel ✓
5 Darka ✓
5 Mengjese ✓
Guide ✓
Xhiro me skaf Karaburun ✓
Xhiro me skaf Sarandë – Kakome – Krorëz ✓
Xhiro me Skaf në Gjipe ✓
Xhiro me Skaf në Gjirin e Gramës ✓
Bileta e hyrjes tek Kala e Ali Pashës ✓

Cmimi sipas datave
3 Qershor – 22 Qershor 300 euro
24 Qershor – 13 Korrik 340 euro
15 Korrik – 17 Gusht 380 euro
19 Gusht – 31 Gusht 340 euro
02 Shtator – 28 Shtator 290 euro

Rezervoni udhëtimin tuaj në :

+37745111176 ose 049 666 125

20/06/2018

Vera 2018 shumë e nxehtë. E për ta bërë këtë siç është më së miri, Smart Travel ju ofron mundësinë që të përjetoni kënaqësinë në plazhet më të bukura të europës!

-Riviera Shqiptare
Zbuloni bukuritë e jugut dhe veriut te Shqipërisë !

-Turqia 2018
Përjetoni shërbimet dhe shijoni natyrën në resortet më të mira në Turqi!

-Greqia 2018
Për ata që posedojnë vizë, Greqia vend ideal për pushime!

-Kroacia 2018
Ke vizë, shfrytëzoje atë duke vizituar vendet më të bukura në rivieren Kroate!

Ofertat për Shqipëri,Turqi, Greqi, Mal të Zi, Kroaci.
Për informata dhe rezervime kontaktoni në numrat: +383 39 666 125 dhe +383 45 111 176.

Mundësitë për të përshkuar vendet më të njohura të botës kalojnë nëpërmjet Smart Travel e cila ofron mundësinë e rezervi...
16/05/2018

Mundësitë për të përshkuar vendet më të njohura të botës kalojnë nëpërmjet Smart Travel e cila ofron mundësinë e rezervimit online të biletave të avionit për gjithë botën.

Për të gjithë të interesuarit mund të na kontaktoni në numrat e mëposhtëm dhe në email adresën: [email protected].

Smart Travel është duke marrë pjesë në panairin ExpoKos 2018 që po mbahet në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe të Spor...
08/05/2018

Smart Travel është duke marrë pjesë në panairin ExpoKos 2018 që po mbahet në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

🌲☀🚌VALBONË 2 ditë | 05-06 Maj 2018 🌲☀🚌REZERVONI: Duke dërguar email në smartagency.ks@gmail.com ose SMS në nr +38345-111...
29/04/2018

🌲☀🚌VALBONË 2 ditë | 05-06 Maj 2018 🌲☀🚌

REZERVONI: Duke dërguar email në [email protected] ose SMS në nr +38345-111-176/+38349-666-125

📃Programi:

✿Nisja bëhet nga Prishtina në orën 08:00. (Për ata që rezervojnë nga Prizreni ose Gjakova ne kalojmë afër të dy qyteteve dhe i marrim gjatë rrugës)
✿Ndalesë në Bajram Curri për kafe dhe pushim;
✿Mbërritja në Valbonë;
✿Dreka në Valbonë me gatimet e zonës së Valbonës dhe Tropojës;
✿Ecje/shëtitje në shtegun për tek “Rrethi i Jubanit”;
✿Kohë për pushim tek Rrethi i Jubanit nga ku mund të shihet e gjithë lugina;
✿Kohë për pushim;
✿Darka në Valbonë me gatime tradicionale.

Dita e dytë: Liqeni i Komanit – Mrizi i Zanave* - Prishtinë

✿Mëngjesi në Valbonë;
✿Vizitë tek Liqeni i Xhems’;
✿Mbërritja në Fierzë dhe udhëtim me traget në liqenin e Fierzës për 2 orë e 30 min.
✿Opsionale – Nëse grupi dëshiron mund të ndalojmë për drekë tek Mrizi i Zanave;
✿Mbërritja në Prishtinë.

Çmimi për këtë organizim 89 Euro All included
Të përfshira janë:
1. Transporti sipas programit
2. Akomodimi 1 natë në bujtinë (Guest’house)
3. 1 Darkë
4. 1 Mëngjes
5. 1 Drekë
6. Guida shoqëruese
7. Bileta e Tragetit

SMART AGENCY NË PANAIRIN EXPOKOS 2018 FALEMINDERIT- ODA EKONOMIKE BRITANIKE NË KOSOVË PËR MUNDËSINË.
25/04/2018

SMART AGENCY NË PANAIRIN EXPOKOS 2018 FALEMINDERIT- ODA EKONOMIKE BRITANIKE NË KOSOVË PËR MUNDËSINË.

Meet Smart Agency LLC at British Pavilion during EXPOKOS 2018.

Recently established Smart Agency LLC by young and enthusiastic entrepreneurs has main activities as follows:
-Travel Agency (exclusive excursion package, group travel within and outside Kosovo),
-Outsourcing (business bridge between national and international businesses that offering their services and products to customers targeted, assistance in order to associate and further develop their professionalism), as well as
-Consulting (various assistance in drafting business plans, marketing plans and various consulting in accessing tendering and procurement applications).

PREVALLAPrevalla është fshat turistik dhe qendër skijimi, 28 km larg Prizrenit. Është një destinacion popullor, për alpi...
19/04/2018

PREVALLA

Prevalla është fshat turistik dhe qendër skijimi, 28 km larg Prizrenit. Është një destinacion popullor, për alpinistët dhe skiatorët.

Fshati kufizohet me një pyll të madh. Gjatë verës, është një destinacion i përshtatshëm për rekreacion dhe pushim, ndërsa gjatë dimrit për sportet dimërore sezonale. Ajo shtrihet 1800 m mbi nivelin e detit.

Prevalla ndodhet në jug të Kosovës në Malet e Sharrit, në rrugën e cila shkon nga Prizreni nëpërmjet Prevallës në drejtim të Shtërpcës.

Prevalla gjendet në kuadër të Parkut Kombëtar Malet e Sharrit.

PEJA Peja është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Poashtu, është qendër e komunës dhe rajonit e të njëjtit emër. P...
16/04/2018

PEJA

Peja është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Poashtu, është qendër e komunës dhe rajonit e të njëjtit emër.

Peja njihet si qytet i lashtë, që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.

Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve.

Regjimi serbosllav u mundua që disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës. Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Prizrenit në vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes së Pejës në vitin 1899. Në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi.

Një pjesë e historisë , taditës dhe kulturës së Pejës dhe rrethinës së saj është ruajtur në Muzeun etnologjik në Pejë. Ithemeluar në vitin 1977 , ndërsa i hapur në vitin 1983 , në ambiente auteknike të Konakut të Tahir beut i ndërtuar në shhek. XVIII , vizitorëve ju ofron më shumë se 120 eksponate të cilat flasin për jetën e pasur të qytetit dhe banorëve të saj nëpër shekuj.

Mbishkrimet në gur do t'ju kthejnë deri në shek. e II të epokës sonë , ndërsa me veglat që i kanë përdorur banorët me pak fantazi e cila e nxitë jetën e pasardhësve se si e kanë përpunuar drudrin , si kanë prodhuar veshje e prodhime tjera të tekstilit , cilat janë instrumentet muzikore që ua kanë ruajtur frymën nëpër shekuj, me qfarë stoli janë zbukuruar në rastet solemne , çfarë kanë veshur dhe çfarë armë kanë pasur. Gjatë vizitës në Pejë , bëni një vizitë të bukur nëpër histori.

Qarshia e vjetër në Pejë daton që nga shekulli i XV dhe paraqet një lloj qendre tregtare të qytetit. Rruga e gjatë në çarshi , me sh*tore të shumta nga të dy anët i mashtron vështrimet e vizitorëve dhe ua zgjon frymën konsumuese . Dyqante janë tipike orientale , ndërsa sh*tësit janë të gatshëm të merren vesh për çmimin me blerësit e interesuar . Këtu , mjeshtrit do t'ju ofrojnë kapela cilësore për qdo rast , pelerina , stoli,etj. Mos e anashkaloni pjesën e çarshisë të quajtur rrethi , në masin e të cilit gjendet shatërvani i vjetër .

GJAKOVA Gjakova është qytet që gjendet në pjesën perëndimore të Kosovës. Gjakova është poashtu qendër e komunës me të nj...
13/04/2018

GJAKOVA

Gjakova është qytet që gjendet në pjesën perëndimore të Kosovës. Gjakova është poashtu qendër e komunës me të njëjtin emër.

Toka ku filloi të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamisë më pas në atë tokë filloi të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë. Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm 'Gjakovë'. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është 'Mëhalla e Hadumit' ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet. Xhamia e Hadumit, Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit.

Gjakova si qytet i Kosovës, kishte pozitë të përshtatshme gjeografike si dhe kushte të favorshme për zhvillimin e saj gjatë periudhave të kaluara historike. Qyteti i Gjakovës është i vendosur në kryqëzimin e rrugës së rëndësishme transversale Via de Zenta, ose të Zetës (Shkodër-Kosovë) me atë longitudale të Rrafsh*t të Dukagjinit.

Në bazë të defterit të vitit 1571, Gjakova ishte ende fshat, ishte qendër pazari. Me një status të këtillë, ajo jetoi deri më 1582. Dhjetë vjet më vonë, prej 68 familjesh shqiptare, sa kishte atëherë Gjakova, 13 ishin të islamizuara e të tjerat të krishtera. Gjakova si fshat i reduktuar me qendër të vogël, kryente funksionin e tregut lokal.

Përveç xhamisë së Hadumit, në shekullin XVII, kur Gjakova tanimë kishte marrë fizionominë e një qyteti, në të u ndërtuan edhe objekte të tjera të kultit-sakrale si dhe profane e publike. Për këto ndërtime si dhe qytetin e Gjakovës, mjaft mirë flet e shkruan edhe udhëpërshkruesi turk Evlija Çelebi, i cili kaloi këndej pari në shekullin e cekur, konkretisht në vitin 1663. Sipas tij, në këtë periudhë Gjakova kishte 2000 shtëpi, disa mesxhide dhe dy xhami monumentale, hane të mbuluara me plumb, hamamin e bukur dhe 300 dyqane.

Në kohën e Rilindjes Kombëtare, qyteti i Gjakovës, sipas Sami Frashërit ishte qendër kazaje në shanxhakun e Pejës. Numri i popullësisë në këtë kohë nuk dihej saktësisht por llogaritej që të kishte mbi 25 000 banorë nga të cilët së paku 17 000 të moshës madhore. Qyteti kishte disa shkolla fillore, biblotekën e qytetit dhe rreth 1.000 dyqane dhe godina, si hane, hamame.

Rrethina e qytetit përfshinte 149 fshatra, shumica e të cilëve gjendej në Malësi. Gjatë kësaj kohe në arat e fushave dhe luginave pjellore prodhohej grurë, elb, tërshërë, thekër, misër, fasule, si dhe lloje ndryshme pemësh, perimesh. Në malet e saj gjindeshin shumë kullota, ku mbaheshin dhen, dhi dhe bagëti të tjera.

ULPIANA Ulpiana është një monument i trashëgimisë kulturore në Graçanicë, Kosovë, një qytet romak i themeluar në fillim ...
12/04/2018

ULPIANA

Ulpiana është një monument i trashëgimisë kulturore në Graçanicë, Kosovë, një qytet romak i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori Trajan. Gërmimet arkeologjike kanë dhënë gjurmë të jetës pararomake, por jo aq sa për të thënë se Ulpiana është një qytet ilir. Ulpiana është një vazhdimësi e një vendbanimi ilir. Qyteti ndodhej afër qytetit të sotshëm Lipjan në Kosovë.

Pushtimet romake në shekullin I pas Kr. sollën një varg ndryshimesh në jetën ekomomike dhe kulturore të dardanëve. U ngritën qytete, kështjella, fshatra, vila rusitica (vila pushimi), objekte kulti, sikurse dhe rrjeti i rrugëve të antikitetit mbi trasetë e rrugëve pararendëse të mbretërisë dardane. Ndër qytetet më të rëndësishme bëhet Ulpiana.

Qyteti i rrethuar me mure të gjëra deri në 3m dhe me nga dy kulla gjysmërrethi në çdo 27,5 m ka trajtë të parregullt katërkëndëshi. Qyteti ka planimetri katërkëndëshi. Shtrihet në një sipërfaqe prej 16 ha. Ulpiana së bashku me Justinopolin, para lagjet, varrezat etj. zë sipërfaqe prej rreth 120 ha. Brenda qytetit Ulpiana, pranë portalit verior është zbuluar portiku me dyqane zejtare të shek. III - IV, një pjesë e rrugës veri – jug e shtruar me pllaka gurësh, një kanal masiv për bartjen e ujërave të reshjeve atmosferike, horrea (drithniku) dhe bazilika e kohës së Justinianit.

Në jug të Ulpianës veçanërisht shquhen gërmadhat e një pallati të shekullit IV, të shtruar me mozaik dhe të pajisur me hipokaustikë (sistem i ngrohjes qendrore që prodhon dhe qarkullon ajër të nxehtë nën dyshemenë e një dhome). Në qendër të mozaikut me zaje shumëngjyrëshe janë paraqitur motive të llojllojshme gjeometrike të hijeshuara me figura shpezësh.[2] Jashtë mureve të Ulpianës është zbuluar varreza perëndimore, varreza jugore dhe varreza veriore.

Në afërsi të Ulpianës, në Fushën e Çerkezit është zbuluar kodërvarri i një princeshe dardane e cila ishte varrosur së bashku me stoli të pasura nga ari dhe argjendi. Varri i takon shek. III. Në Ulpianë është zbuluar edhe varri i një princeshe gote e filleve të shek. VI, e cila gjykuar sipas stolive të traditave ilire të epokës së hekurit kishte lidhur kurorë me një princ dardan. Emrat ilir në stelat dardane, kulti i kalorësit dardan dhe ritet e varrimeve, dëshmojnë që popullata dardane kishte ndikim të madh në rritjen dhe zhvillimin e qytetit. Ilirja Varranilla, sipas një mbishkrimi në tabula ansata ishte ktitore e një objekti publik.Në Ulpiana gjithashtu, kryqëzoheshin edhe rrugët e dardanisë.

BJESHKËT E RUGOVËS Rugova është trevë malore në veri-perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i B...
11/04/2018

BJESHKËT E RUGOVËS

Rugova është trevë malore në veri-perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të Alpeve Shqiptare.

Rugova është rrethinë etnografike, me rëndësi të madhe për degët e gjuhësisë si leksikologjia, eimologjia dhe onomastika. Rugova është regjion i përshtatshëm për alpinizëm, bjeshkatari, skitari, ngjitje në shkëmbinjë, lëshim me parashuta, piknik me familje etj. Rradhitet si qendra e katërt kryesore për sporte dimërore nga Federata Ndërkombëtare e Skitarisë me seli në Lucern. Për më tepër, në vitin 2013, Peja fitoi çmimin ‘Tourism for Tomorrow’, me projektin ‘Maja e Ballkanit’.

Është e pasur me forma të shumta si shpellat, ujëvarat, liqenet glaciale, majat e larta, tunelet etj. Maja më e lartë është Hajla (2403 m) por rëndësi dhe interes paraqet Qafa e Qyqes, nga e cila mund të soditet i gjithë qyteti i Pejës. Nga Guri i Kuq (1522m) shihen si në pëllëmbë të dorës: Gjeravica, trekufiri Boriqe, maja e Hekurave, Shkëlzeni dhe Liqeni i Plavës. Në kilometrin e katërt gjendet ‘Via Ferrata’ apo ‘Rruga e Hekurt’, e vetmja në Ballkan.

Rugova gjendet në mes të maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik. 85% të territorit të përgjithshëm e përfshijnë pyjet, ndërsa 15% kullotat alpine. Treva e Rugovës është e ndarë në 13 fshatra (Shtupeqi i Vogël, Shtupeqi i Madh, Reka e Allgës, Drelaj, Pepiq, Malaj, Kuqishtë, Dugaivë, Haxhaj, Shkrel dhe Koshutan. Fshatrat gjenden në largësi nga njëri-tjetri prej 2-7 km.

Kjo trevë ka klimë të lagësht kontinentale, me ndikim malor, verë të shkurtër dhe të nxehtë ndërsa dimër të gjatë e të ashpër. Pranvera është e vonë dhe ndryshon brenda ditës. Orët me diell nuk janë të gjata.

Regjioni i Rugovës karakterizohet me: livadhe e kullota subalpine e alpine, shkurre e shkurreta, pyll qarri, ahu e halorë, kodrina, gropa e shpate, përrenj e gryka, brigje e lugaja e shumë të tjera.

Është trevë etnikisht e pastër ku jetojnë rreth 150 banorë të cilëve u takojnë gegëve. Popullsia ka prejardhjen nga Kelmendi (Malësia e Madhe).

PRIZRENI Prizreni si një qytet i lashtë historik pranë Lumëbardhit, nën shpatet piktoreske të Sharrit, është njëri ndër ...
10/04/2018

PRIZRENI

Prizreni si një qytet i lashtë historik pranë Lumëbardhit, nën shpatet piktoreske të Sharrit, është njëri ndër qytetet më të vjetra dhe me histori të gjatë dhe mjaft të pasur.

Prizreni është qytet që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Kosovës, si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. Qyteti i Prizrenit ka një popullsi prej rreth 170.000 banorësh, shumica shqiptarë me rreth 90%. Komuna e Prizrenit ka diku 220.000 banorë përfshirë qytetin dhe 76 fshatrat përreth. Gjindet në afërsi të Bjeshkëve të Sharrit në jug, rajoni kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë kurse në veri kufizohet me komunat e Therandës dhe Rahovecit.

Nga të dhënat arkeologjike, ky qytet njihej që nga antika me emrin ‘Theranda’, në shekullin II ku në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Poashtu njihet si ndër qytetet më të vjetra të Europës Juglindore e më gjerë.

Popullsia e qytetit të Prizrenit përbëhet përpos pjesës dërrmuese shqiptare, jetojnë edhe goranë, torbeshë, romë e shumë më pak serb e turqë.

Si vende të vizitueshme në qytetin e Prizrenit, janë areali muzeal i shtëpisë ‘Lidhja e Prizrenit’, ku në të kaluarën ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo-historike. Më të rëndësishmet ndër to janë: Kompleksi i Shatërvanit, Marashi, Kalaja, Nënkalaja, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Sinan Pashës, Kisha e Shën Shpëtimit, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Për Prizrenin zakonisht thuhet se është ‘Qytet muzeu’, ose qytet i burimeve dhe bukurive. Përndryshe, është qyteti më i pasur kosovar me përmendore të kulturës. Nën mbrojtjen e shtetit janë më tepër se 65 përmendore të patundshme dhe mbi 600 përmendore historike kulturore të cilat janë të lëvizshme.

PARKU I GËRMISË Parku i Gërmisë është park që ndodhet në Prishtinë. Ka sipërfaqe prej 1126 ha, dhe është zonë e mbrojtur...
09/04/2018

PARKU I GËRMISË

Parku i Gërmisë është park që ndodhet në Prishtinë. Ka sipërfaqe prej 1126 ha, dhe është zonë e mbrojtur e natyrës që nga viti 1987.

Parku i Gërmisë shtrihet në verilindje të kryeqendrës së Kosovës (Prishtinë), dhe përfshinë një sipërfaqe prej 62 km2. Kufijtë e saj fillojnë prej vreshtave në perëndim, pastaj në lindje të Prishtinës përnes kodrës së Mirditës deri te xeherorja e Hajvalisë e deri te rrjedha e lumit të Graqanicës. Kufiri jugor shkon përmes rrjedhës së këtij lumi deri te derdhja e lumit të Busisë në të.

Në lindje, kufiri shtrihet përmes lumit të Busisë, deri te fshati Mramor e Butos e pastaj deri te lumi i Prishtinës i cili është kufiri verior i këtij masivi malor.

Në Gërmi ekzistojnë mjaftë burime uji të cilat paraqesin nyjen hidrologjike të Prishtinës, Vellushës dhe Badocit. Sot, uji i këtyre burimeve është i lidhur me një rrjetë që derdhet në pishinën e Gërmisë.

Në saje të pozitës gjeografike, veçorive gjeologjike, pedologjike, kushteve klimatike masivi malor i parkut të Gërmisë është mjaft i pasur si në pikëpamje floristike, vegjetative dhe faunistike. Ekzistojnë 82 familje me 83 lloje kërpudhash. Prej tyre 5 lloje janë endemike dhe 12 lloje mjekësore. Vegjetacionin pyjor të Gërmisë e përbëjnë 4 bashkësi pyjore: bashkësia e shpardhit dhe qarrit, bashkësia e bungut dhe shkozës, bashkësia e bungut dhe ajo e ahut.

Si vend rekreativ, parku i Gërmisë është i mbuluar me pyje kryesisht prej shpardhit, qarrit, bungut dhe ahut. Zona për rekreacion dhe pushim fillon prej pishinës e më tutje në brendi të Gërmisë, duke përfshirë livadhet, pushimoren, terrenet sportive, ish-hotelin e Gërmisë dhe deri te fillimi i skiliftit. Veçohet edhe ajri i pastër i Gërmisë që është tërheqës për vëmendjen e një numri të madh banorësh të qytetit dhe rrethinës të cilët kalojnë një pjesë të ditës tek ky park.

KALAJA E ARTANËS Kalaja e Artanës (Novobërdës) është njëri ndër objektet më me vlerë të trashëgimisë kulturore në rajoni...
07/04/2018

KALAJA E ARTANËS

Kalaja e Artanës (Novobërdës) është njëri ndër objektet më me vlerë të trashëgimisë kulturore në rajonin e Gjilanit, i cili daton që nga kohët e lashta. Kalaja është e ngritur në një kodrinë strategjike, që vrojton terrenin dhe të gjitha kalatë tjera që janë më të vogla. Ndërtimi i saj i takon tipit fortifikatë që përbëhet nga dy pjesë të ashtuquajtura ‘Kalaja e Sipërme’ dhe ‘Kalaja e Poshtme’.

Kalaja ndodhet në Komunën e Artanës, rreth 30-35 km në perëndim prej Gjilanit dhe 39 km në jug-lindje të Prishtinës, ku ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës. Poashtu, kjo kala gjendet ndërmjet maleve të Përlepnicës dhe Krivarekës.

Emri Kala e Novobërdës daton që nga shekulli XIV, fillimisht me emërtimin ‘Nuovo Monte’. Mirëpo supozimet teorike për vjetërsinë e kalasë përmenden se i takojnë kohës së mesjetës dhe antikitetit.

Kalaja e Novobërdës ka hyrje nga 4 komuna si: ajo e Prishtinës, Lipjani, Gjilanit dhe Kamenicës. Pozita strategjike e ka bërë këtë kala të rëndësishme si pikë në kohën e perandorive, e pushtimeve të territoreve. Në shekullin XV në kohën e Bizantit, numrin më të madh të banorëve që e ka pasur kjo Kala ka qenë rreth 45 mijë banorë. Lartësia mbidetare e saj thuhet të jetë 1.124 metra.

Afër Kalasë së Novobërdës ndodhen edhe objekte të vjetra fetare si Xhamia, Katedrale dhe Tyrbe pra që dëshmon se në periudha të ndryshme dëshmon se kanë jetuar qytetarë të besimeve të ndryshme.

Karakteristikë është edhe ajo se familjet e Novobërdës kanë rregulluar ambientet e shtëpive të tyre afër kalasë ku akomodojnë turistët, pasi ky aktivitet u sjell edhe të ardhura. Ushqimi tradicional shqiptar gjithashtu zë vend në këtë vend ku shërbehen ushqime si: Flija, pite, bukë të mrume. Kryesisht, këto i kërkojnë turistët.

SHPELLA E GADIMESShpella e Gadimes si një monument i natyrës me rëndësi të veçantë, e cila është edhe shpella më e njohu...
06/04/2018

SHPELLA E GADIMES

Shpella e Gadimes si një monument i natyrës me rëndësi të veçantë, e cila është edhe shpella më e njohur në Kosovë. Është zbuluar në vitin 1967 nga Ahmet Asllani.

Kjo shpellë ndodhet në fshatin Gadime e Ulët – Komuna e Lipjanit, 3 km larg rrugës magjistrale Prishtinë-Ferizaj-Shkup.

Shpella e Gadimes është përgatitur dhe hapur për vizitorë në vitin 1976. Të veçantë këtë shpellë e bëjnë pasuritë e aragoniteve të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla.

Karakteristikë tjetër e saj është se paraqet fenomen karstik (gure gëlqerorë, dolomitë dhe gips) jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Kanalet, galeritë dhe boshllëqet e kësaj shpelle janë krijuar në mermer paleozoiku që e rradhisin këtë shpellë edhe në përmasa botërore.

Përshëndetje të nderuar/a,Me rastin e hapjes së filiales së firmës sonë 'Smart Agency' Sh.P.K, me datë 03 prill 2018, ha...
03/04/2018

Përshëndetje të nderuar/a,

Me rastin e hapjes së filiales së firmës sonë 'Smart Agency' Sh.P.K, me datë 03 prill 2018, hapet edhe nën-dega 'Smart Travel' në bazë të të cilës do të informoheni më gjerësisht rreth shërbimeve tona në aspektin e udhëtimeve dhe tureve të ndryshme si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe rajon.
Njëherit ju njoftojmë se jemi distributor i autorizuar i ‘KLUBI DISCOVER ALBANIA' për Kosovë, kompanisë më të madhe turistike në trojet Shqiptare.

Adresa:Bulevardi Bill Clinton - Lagjja Lakrishte, Rr. 'Bahri Kuqi', Sol.1, Lok 12.(Pranë Autoshkollës 'Instruktori', Lakrishte)

Address

Rr. 'Bahri Kuçi', Lakrishte So. 1, Lok 12
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 14:00

Telephone

+386 49 666 125

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Smart Travel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Smart Travel:

Videos

Share

Category

Smart Travel

Smart Travel është nëndegë e Smart Agency ku aktivitetin e saj e ushtron në sektorin e udhëtimeve në rajon si Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e poashtu edhe në disa vende të Europës.Bëjmë organizimin e tureve të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri dhe sh*tjen e biletave të airoplanit për vende të ndryshme europiane.