11/05/2024
Në Zonën Historike të Prizrenit, në afërsi të Xhamisë së Sinan Pashës, gjendet kroi i “Shatërvanit”. Supozohet se është ndërtuar në shek. XVII (pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës). Baza e kroit është në formë katrore me gur të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë, pjesa e sipërme ka formën e tetëkëndësh*t. Pipëzat e ujit gjenden në katër anët e kroit në lartësi prej 1 m. Pjesa e sipërme është në formë të tetëkëndësh*t, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Guacat për përcjelljen e ujit janë prej betoni në formë harkore të rrethuar me gurë të latuar. Uji prej guacave rrjedh në kanale. Në fund të shek. XIX mbi kroin e Shatërvanit ndodhej vrojtorja e xhandarmerisë turke, për të cilën na vërteton një fotografi që gjendet në dokumentacionin e QRTK-së së Prizrenit. Kroi i Shatërvanit ndodhet në mes të Shesh*t Shatërvan, me pozitën e saj karakteristike, formën dhe dekorimet paraqet njërin prej simboleve të qytetit dhe njëherësh edhe Kroin më karakteristik të ruajtur deri në ditët e sotme.