07/12/2023
PISHTAR I DITURISE
(Kushtuar dëshmorit Ali Gashi)
Studenti i parë Drenicar,
Ali Gashi, në Kryshec i lindur.
Nga dheu i ngritur zgjimtar
Shembull i patriotit të bindur.
Për liri e të drejta njerëzore,
Popullit tënd rrugën i ndriçoje.
Mbillje dashurinë n’mes vllazërore,
Nxënësve tuaj urtinë u mësoje!
Të thanë; kujdes Ali n’shënjestër je,
Të UDB-së së tmerrshme djallzore.
U the; unë për kombin tim punojë prore
Për të drejtën e tij flas hapur, i lirë
S’kam pse mëshihem, të kamuflohem;
Gjithë ç’bëjë është e drejtë njerëzore!...
Të pikasën hijenat komuniste vrastare;
Të bënë skenare tinzare, hileqare,
Në aksionin e rinisë në Vllasinë të dërguan;
Të përgatiten mortin, në prit t’bënë kurthën
Kinse deshe t’hikje; të vranë, të tradhtuan!
Por ti nuk vdiqe, u përjetësove,
N’altarin e lirisë lartë qëndron.
U bëre theror; n’imixhin tonë jeton!
Elitari ynë, mendjën na e kthjellove,
Farën n’breza pasardhës mbolle.
Dashurinë për atdheun, për lirinë,
Ashtu si nxënësve tuaj u ligjerove!
Të vranë egërsirat sllavo-komuniste!
Që të ndalnin vrullin e djalërisë!
Që të fiknin dritën e diturisë iluministe!
Të ndrronin gjenezën tëndë, të etnisë!
Por, jo nuk ndalet vrulli i djalerisë!...
Shpërthen më me vrull dritë e diturisë!
Ngritet, lartësohet dashuria për lirinë!
Ngjallet fryma për ta mbrojt etninë!...
Pishtar i diturisë, hijenat ty të vranë,
Por nuk ndalen dot nxënësin tend,
Fazli Grajqefcin; simbolin n’sakrifikim,
Të nxirrte flamurin kuq e zi ta valvisë,
Flamurin me shqiponjë në fluturim!...
Guximi yt i përballjës me hijenat vrastare,
Në kohrat më t’errta të rrezikimit t’etnisë,
Kur etnia shqiptare i nënshtrohej tradhtisë,
Zhdukjës, shkombtarizimit e shpërnguljës!
Ti u ngrite, u flijove, u bërë pishtar i diturisë;
Ngjalle idenë për lirinë, flakjën e përuljës!
Do mbetesh shenjëtor qiellor i përjetësisë!...
☼ Dibran Gashi
21 prill 2013, Drenas