28/03/2024
TRI VAJZA ME RRËNJË NGA RIMANISHTA, SOT IA ZBARDHËN FYTYRËN UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS. Është fjala për një garë të madhe ndërkombëtare, e nivelit botëror e studentëve më të mirë të fakulteteve juridike të botës. Gara është nga lëmi i drejtësisë, më hollësisht nga e drejta ekonomike dhe marrëdhëniet ekonomike-tregtare midis subjekteve ekonomike të shteteve të ndryshme, dhe konkretisht është në pyetje Arbitrazhi, si formë e zgjidhjes jashtëgjyqësore të konsteve ekonomike. Kjo garë shtë mbajtur në Vjenë (Austri). Në garë kanë marrë pjesë 374 ekipe të studentëve të fakulteteve juridike nga mbarë bota. Njëra nga këto 374 ekipe, ka qenë ekipi i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, i formuar prej studentëve më të mirë të zgjedhur të atij Fakulteti. Në një garë të fortë, ekipi i Prishtinës e ka zënë vendin e tretë, që është për çdo lavdatë dhe krenari për ekipin, për Fakultetin dhe për Universitetin e Prishtinës. Sa për të ilustruar konkurencën, po theksojmë faktin se ekipi i Fakultetit Juridik të Universitetit të beogradit, në raundin e parë të garave është eliminuar dhe ka mbetur në vendin e 64 të ranglistës. Po, ajo që neve rimanishtasve, kudo që jemi, na gëzon akoma më tepër, është fakti se tri vajza me rrënjë nga Rimanishta, kanë qenë pjesë e ekipit. Është fjala për vajzën e Shqiptar Rexhës - Vlora Rexha, që ishte arbitre dhe mentore e ekipit; vajza e Naim Rexhës - Ariana Rexha, anëtare e ekipit garues, dhe mbesa ime, vaza e bijes sime Ajshes - Rea Hadri, anëtare e ekipit garues. Këto dy 'teze' dhe një 'mbesë' e kanë bërë bërthamën e ekipit të Fakultetit Juridik, dhe sot e kanë përfunduar me sukses, duke ia zbardhur fytyrën vetes, Fakultetit Juridik dhe Universitetit të Prishtinës, po në një mënyrë edhe ne rimanishtasve dhe Rimanishtës. I urojmë vajzat tona garuese dhe ju dëshirojmë suksese dhe fat në jetën e tyre. (Adil Fetahu)