Wonderful
At Scanderbeg Square, Tirana
Ansambli 'Shota' shpalosë veshjet kombëtare në ekspozitën e veçantë
Në mesin e veshjeve ku kishte veshje nga Rugova, veshje nuse-allaturk, veshje nga Hasi, Podguri, Karadaku, Drenica dhe krahina të tjera, veshja me xhubletë ishte veshja më e vjetra e ekspozuar e cila datonte nga shekulli XVIII.
Alberina Haxhijaj
Etnologjia deri më sot ka njohur rreth 5000 tipe e variante elementesh të cilat janë të gropuara sipas gjinisë dhe moshës, si dhe 140 forma të ndryshme të veshjeve shqiptare, të cilat e kanë të ruajtur zanafillën e tyre në kontekstin etnografik, një pjesë e të cilave që nga koha e moçme ilire.
Kështu Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, kishte një dëshirë të kamotshme që të krijojë një ekspozitë të përhershme në të cilën do të ruheshin veshje të tilla kombëtare, por edhe një pjesë e historisë së vetë ansamblit. Një pjesë e kësaj ëndrre është realizuar sot me hapjen e ekspozitës së përhershme të veshjeve e cila përmban 15 veshje kombëtare.
Në mesin e veshjeve ku kishte veshje nga Rugova, veshje nuse-allaturk, veshje nga Hasi, Podguri, Karadaku, Drenica dhe krahina të tjera, veshja me xhubletë ishte veshja më e vjetra e ekspozuar e cila datonte nga shekulli XVIII. Të gjitha veshjet, ato të meshkujve e të femrave, vajzave, nuseve, të njerëzve të besimit katolik dhe atyre mysliman rrëmbyen interesin e të pranishmëve që ishin në hapje të ekspozitës.
Disa rroba më të thjeshta kurse disa më të komplikuara, të llojllojshme, me qëndisje dhe rruza tërheqëse, me fije ari me grep e me gjilpërë, shami me motive florale, kapela, këpucë, ishin disa nga elementet e veshjeve të ekspozuara sot.
“Kemi mbledhur veshje të cilat kanë pasur një karakter të veçantë për nga motivet dhe krahinat nga të cilat janë marrë. Ka qenë një kohë e shkurtë, pra vetëm një muaj për të realizuar gjithë këtë mirëpo ka qenë një kënaqësi ekspozimi i veshjeve sot. Fatmirësisht nëpër arkiva të Ansamblit “Shota” ka pasur veshje të bollshme që valltarët brenda këtyre viteve i kanë veshur
Pranvera ne Tirane !
Pranvera ka ardhur! Bukuria dhe hijeshia e saj ka shtruar qilimin e gjelbert ne rruget e qytetit tone.
Pemet shume ngjyreshe lulezojne çdo dite, duke ja shtuar bukurine qytetit.
Duke i dhene ngjyra edhe jetes sone.
Vallezim dallgesh gjate perendimit te diellit.
Pamje te mrekullueshme gjate perendimit te diellit.
Riviera shqiptare pasuri e madhe...
Natyra burim lumturie dhe qetesie per te rritur dhe femije.
Kruja town, the queen of Albanian history
Durresi city
Follow the reportage to know more about the beauties of this city:
By: TV KONTAKT (www.tvkontakt.al)
Gjirokastra, the stone city
Follow the reportage: