25/01/2021
Lajm i fundit! Aplikim për leje kalimi të kufirit, ja si ta merrni online !
Aplikim për leje kalimi (Laissez Passer) per ata emigrante qe iu ka skaduar pashaporta e nuk mund te vijne ne Shqiperi.
“Aplikim për leje kalimi” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë të aplikojnë online për leje kalimi. Këta shtetas shqiptarë, të cilët nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri do të pajisen me leje nëpërmjet shërbimit postar. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. – Leja e kalimit do t’i dërgohet qytetarit me postë në adresën e dhënë, nëse mundësohet verifikimi i identitetit. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e lejes së kalimit me postë në adresën e qytetarit. – Kur aplikohet për fëmijë, në Përfaqësinë Diplomatike paraqitet një nga prindërit ose përfaqësuesi ligjor.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet për leje kalimi për të rritur: – Pasaportë e pavlefshme (ose) – Kartë identiteti origjinale (ose) – Çertifikatë lindje e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit (nëse ka) – Leje Drejtimi Automjeti, format i ri elektronik (nëse ka) – Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes); – Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor – 2 foto me përmasa 4×5 cm, dhe me sfond të bardhë; – Mandat pagesa Dokumentet për leje kalimi për fëmijë: – Pasaportë e pavlefshme (ose) – Kartë identiteti origjinale (ose) – Çertifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse (edhe e lëshuar nga autoritetet e huaja e apostiluar ose legalizuar), – Akti i lindjes i spitalit i certifikuar (apostilim ose legalizim) – Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes); – Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor – 2 foto të fëmijës me përmasa 4×5 cm, dhe me sfond të bardhë; – Mandat pagesa.
Hapat e Procedurës
Zgjidhni shërbimin “Aplikim për leje kalimi” – Klikoni butonin “Përdor” – Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues – Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin “Kërko” – Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim të identitetit. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t’ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) .
Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë – Nëse mundësohet verifikimi i identitetit, me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë në adresën e dhënë. Kur aplikohet për fëmijë, në Përfaqësinë Diplomatike paraqitet një nga prindërit ose përfaqësuesi ligjor. Për të miturin me një prind ose me kujdestar ligjor, kësaj kërkese i bashkëlidhen dokumente që konfirmojnë kujdestarinë ligjore mbi fëmijën.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëhere, me postë ose në varësi të kohës së verifikimeve të nevojshme.
Periudha e vlefshmërisë
Sipas rrethanave 1 deri në 6 muaj
Kostot
30 euro
Më shumë
Bëhet përjashtim “Leja e Kalimit”, pa qenë e nevojshme prania personale e personit, kur shtetasi është i ndaluar, arrestuar ose burgosur. Në këtë rast lejohet pranimi i kërkesës së bërë nga autoritetet kompetente për të huajt në vendin pritës, që merren me përmbarimin e veprimeve të kthimit në atdhe të personave në gjendje të parregullt; Përjashtim bëhet dhe për arsye të forta shëndetësore, kur personi nuk mund të paraqitet në përfaqësi. Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët ose për këtë paraqesin deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse. Sipas mundësive, konsulli shkon dhe bën verifikimin në spital apo në vendin ku ndodhet i sëmuri.
e-albania.al