08/07/2022
👌Nuk ka rëndesi në i ka mbuluar shpatullat me borë ose jo, Korca mbetet gjithmonë një zgjedhje e mirë për një fundjave ndryshe.
👉Po Parisi ynë i Shqipërisë, të ofron mundësi të largohesh rutinës falë energjisë së qytetit, arkitekturës, kuzhinës tradicionale, dhe vendeve ku mund të shijosh muzikën e mirë.
👉Përveç vendit që kishim zgjedhur me grupin, per të qëndruar të tjerat ia lamë rastësisë, sigurisht kjo ka të mirat edhe të këqijat e veta.
🏡Për të qëndruar zgjodhëm , në zemër të Pazarit të Ri me dhoma komode të vogla dhe të pastra me një mikpritja të ngrohtë.
🏚Për të ngrënë zgjodhëm dhe pse zgjedhja ishte e vështirë, ne vendosëm të dëgjonim banorët e qytetit dhe jo internetin. Pasi provuam një mori me gatime tipike të gastronomisë vendase ramë në dashuri me 🍥Paçavuren, një ëmbëlsirë e tipit bakllava e bërë me pasta filo, vezë, kos, kanellë, shurup dhe arra.
🤫Nuk ju rekomandojmë të shkoni pa rezvuar dhe shumë të uritur, sepse do ju duket pritja një shekull.
❤️Por Korça di të rrëmbej zemrat në çdo stinë, mirëupafshim deri në takimin tjetër.
korcaofficial
albania