06/07/2023
Pershendetje t’gjithve!
Po e shoh qe po pytet shpesh, andaj po i ndaj disa trike/eksperienca personale per rruges per ne Kosove. (Gjermani-Prizren)
Navigacionet sidomos me rrugen e re nuk jan bo update shumica pasiqe njona pjes e rruges hala nuk eshte lshu ne qarkullim zyrtarisht edhe pse rruga eshte e perdorshme shpesh ndodh qe nuk ta tregon navigacioni hiq, sidomos tkerreve.
Zgjidhja ma e mir eshte mja j*p navigacionit emrat e qyteteve veqmas
Un personalisht ja j*p sipas renditjes
1. Maribor
2. Komarna (prej ktu nuk bon navi ne pjesen tjeter po duhet me i ndjek tabelat Ston, Dubrovnik, eshte vetem 1 rruge kryesore pra s’eshte telashe)
3. Ston
4. Dubrovnik
5. Gruda
6. Tivat
7. Mrkojevici
8. Prizren
Cdo her 20-30 min para se me mbrri te lokacioni e ndrron e vendos tjetren. Shpesh ju kthen ne Bosnje ama vetem injorone rrugen e Bosnjes edhe ju kthen prap ne rrugen qe duhet
Ne mal te zi (Mrkojevici) eshte nje rruge qe duket se je tuj hy gabim, ama nuk je gabim. Eshte nje rruge ne bjeshke qe duhet me u ngjit edhe rruga eshte e nje fshati, relativisht e ngusht nuk eshte rruge kryesore apo diqka e ngjashme ama rrugen e shkurton nese sjam gabim per nja 40-50km. Gjithsesi nket rrug sja kisha propozu me vozit najkujt qe nuk eshte shum i sigurte ne vozitje pasi qe eshte e ngusht edhe ne fillim ka vende qe jan thep.
Vignetat:
Per ket rruge duhen vigneta ne
Austri: https://digitale-vignette-online.at/de?utm_source=newsletter&utm_medium=email&utm_campaign=newsletteratsommernrw&utm_id=newsletter
Slloveni: https://digitale-vignette-online.si/en?utm_source=newsletter&utm_medium=email&utm_campaign=newslettersiensummer&utm_id=newsletter
Te dyja mundeni me i nxerr online ne linket me lart, vetem e jepni nr e targave dhe i merrni ne forme digjitale pra skeni as mu ndal as sen vetem vazhdoni. Me rendsi eshte me rujt dokumentin nga emaili qe ju vjen ne rast te kontrolles nga policia.
Per hotele mundeni me marr oferta te mira nga Airbnb ose booking.com per ata te cilet dojn me flejt rruges.
Sigurimin ne Kosove mundeni me nxerr online permes linkut: https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL shkaku qe te sigurimet eshte pritja me e gjata per me hy ne Kosov, e eviton ate.
Nese kom harru dicka apo doni me shtu dicka mundeni ne komente po besoj krejtve na duhen.
Rrug t’mbar edhe pushime tkendshme♥️
I nderuar klient! Faleminderit për blerjen e kësaj police transiti për Autopërgjegjësi ndaj Palës së Tretë Mbajtësi i policës ka këto të drejta dhe detyrime të veçanta: 1. Për të paguar premiumin e sigurimit pas nënshkrimit të kontratës së sigurimit. 2. Kjo Policë e Sigurimit Ku...