GUILE Albania

  • Home
  • GUILE Albania

GUILE Albania Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from GUILE Albania, Tourist Information Center, Lezhë Shqipëri, .

Guile & turistët e parë nga Zvicrra ❤️
14/09/2021

Guile & turistët e parë nga Zvicrra ❤️

Muzeu etnografik.Në ambientet e këtij muzeu janë ekspozuar rreth 300 objekte të ndryshme. Muzeu ofron të vizitohen pavio...
14/09/2021

Muzeu etnografik.

Në ambientet e këtij muzeu janë ekspozuar rreth 300 objekte të ndryshme. Muzeu ofron të vizitohen pavioni i armëve mesjetare, instrumentet muzikore, mjetet bujqësore dhe të artizanatit, pavjoni i veshjeve tradicionale të qëndisura me dorë ku përmenden veshja qytetare malësore, zadrimore, kallmetore dhe mirditore.

22/08/2021

Kisha e shën Eufemisë përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 1343, ku Stefan Dushani e rendit në mes të kishave që i jepen Krujës.

Në relacionin kishtar që Papa Inocenti i VII-të i niste nga Roma më 12.11.1404, Ipeshkevit të Lezhës Andrea, i dhuron të drejtën që të gëzojë të ardhurat e Kishës Famullitare të Kallmetit (Shen Eufemia). Në vitin 1629 pasi u dogj nga osmanët, kisha na shfaqet në një relacion të Ipeshkevit të Lezhës Benedikt Orsini, ku theksohet për restaurimin e saj.

Në këtë kishë u zhvillua gjyqi mbi vrasjen e Patriotit Klerikut, Pjetër Budi(1566-1622), i cili u mbyt në ujërat e ftohta te lumit Drin pranë Vaut të Dejës. Pjetër Budi kishte urdhëruar të gjithë Meshtarët e Zadrimës që të mos jepnin Meshën e Shejntë në latinisht, por vetëm në”Gjuhën Shqipe”. Gjatë periudhës së komunizmit kisha ka shërbyer natën duke bërë pagëzime fshehurazi nga sistemi i kohës.

Sipas gojëdhënave, Shën Eufemia ishte një vajzë 17-vjeçare që donte të bëhej murgeshë, por njerëzit e dënuan dhe e dogjën në turrën e drujve. Pas disa kohësh dy punëtore, po punonin në mes të të nxehtit përvëlues për ndërtimin e kishës, që sot quhet Kisha e Shën Eufemisë. Gjatë punës ato u ndjenë të lodhura, e mbi të gjitha kishin shumë etje. Kur papritmas shohin imazhin e Shën Eufemisë në Shkëmb, në po atë shkëmb që është edhe sot, dhe në po atë shkëmb fillojë të burojë dhe uji që kalon sot.

📍”GUILE” 🥇është projekti më i ri i cili ka filluar të implementohet në Qytetin e Lezhës.  Ky projekt ka si qëllim nxitje...
02/08/2021

📍”GUILE” 🥇është projekti më i ri i cili ka filluar të implementohet në Qytetin e Lezhës. Ky projekt ka si qëllim nxitjen e të rinjve 🙇për të shërbyer si Guida Turistike ose “Udhërrëfyes Turistik” , për të huajt që vizitojnë Lezhën dhe pasurit 🌊turistike 🏅që si dhe të mundësojë ndërlidhjen 🤳e të rinjve me turistët.

📌 Ky projekt u shpall projekti i parë fitues në UPSHIFT Edicioni i Lezhës, Fushë Krujës, Kurbinit dhe Thumanës.

Ky aktivitet mundësohet përmes UNICEF nga SDG FUND nëpërmjet financimit të qeverisë Hollandeze Embassy of the Netherlands in Albania.

Në partneriteT me Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, United Nations Albania, UNICEF Albania, dhe .

🖇 GUILE ju fton në takimin e parë zyrtarë për tu njohur më shumë me:
- Çfarë janë Guidat Turistike?
- Rëndësia e Guidave Turistike
- Si mund të bëhemi një Guidë Turistike dhe kriteret për të ofruar këtë shërbim.
- Benefitet e të qënurit Guidë Turistike.

📌 Takimi zhillohet me datë 05/08/2021, ⏰ Ora 17:00, 📍 Shkolla Mesme Profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë.

📌 Na shkruani për të rezervuar vendin tuaj!



Address

Lezhë Shqipëri

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GUILE Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Videos
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Travel Agency?

Share