Lezha Tourism

  • Home
  • Lezha Tourism

Lezha Tourism Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lezha Tourism, Tourist Information Center, .

11/07/2023

📍Restorant Beach Bar “Flladi i Detit” đŸœïž â›±ïžđŸŠâ€â™€ïž

me kuzhinën e detit, plazhin e pastër ofron një ditë të bukur dhe relaksuese pranë bregdetit të Tales


Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 7 kilometra, me një gjerësi rëre që shkon nga 100-në 150 metër.Past...
14/06/2023

Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 7 kilometra, me një gjerësi rëre që shkon nga 100-në 150 metër.Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike janë arsyet pse pushuesit po e kërkojnë plazhin e Tales gjithnjë e më shumë.
Ky plazh shtrihet nga cepi i lagunave Kune – Vain deri nĂ« fillim tĂ« deltĂ«s sĂ« lumit Mat dhe vlerĂ«sohet si njĂ« plazh familjar pĂ«r qetĂ«sinĂ« qĂ« ofron.
Vitet e fundit plazhi i Tales ka filluar të frekuentohet dendur nga pushues edhe përtej Shqipërisë.

Sot është Dita e Tokës!Dita e tokës festohet në 175 vende dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që i sjell ndo...
22/04/2023

Sot është Dita e Tokës!
Dita e tokës festohet në 175 vende dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që i sjell ndotja dhe konsumizmi shkatërrues planetit tonë. Bashkarisht ne duhet të arrijmë të ruajmë planetin tonë për brezat e ardhshëm.

Lezha ka thesare unike natyrore si lumin Drin, plazhe: Shëngjin, Rana e Hedhun,Kune,Vain,male :mali i Veles fusha si dhe dhe laguna etj.
Parku Natyror Kune-Vain-Tale është një park natyror i cili ndodhet në Qarkun e Lezhës në kuadër të deltës së lumit Drin, përballë me Detin Adriatik në veri të Shqipërisë. Parku është zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, e shpallur që në vitin 1940 si një rezervat gjuetie, ndërsa si rezerva natyror është themeluar në vitin 2010.
Parku Natyror Kunë - Vain - Tale përfshin Ishullin e Kunës, Lagunën e Kunë - Vain, pyjet përreth, dhe disa ekosisteme në afërsi. Veçanërisht, ajo është identifikuar si një zonë e rëndësishme e shpendëve nga ana e organizatës ndërkombëtare BirdLife International. Ekosistemi kompleks lagunor, i formuar nga dinamika e gjirit të Drinit, është një habitat i rëndësishëm për dimërimin e rosave dhe një zonë riprodhimi për shumë lloje peshqish me rëndësi të shumëfishtë.
Rezervati Kunë-Vain-Tale bënë pjesë në kuadër të pyjeve gjetherënëse ilire, pyjeve mesdhetare dhe ekoregjion tokësor të pyjeve të përziera. Klima është zakonisht mesdhetare . Rezervati natyror karakterizohet nga bimësia e lartë dhe biodiversiteti. Ka afërsisht 277 lloje bimësh . Fauna përfaqësohet nga 341 specie; 23 lloje gjitarësh, 196 lloje zogjsh, 10 lloje amfibie, 59 lloje insektesh dhe 58 lloje peshqish . Habitatet e larmishme, duke përfshirë pyjet e pishave Mesdhetare, pyjet aluvional, kallamishtet, kënetat, lagunat dhe dunat bregdetare strehojnë një numër të lartë shpendësh si karabullaku i vogël, çafka e natës, çafka e vogël e bardhë, çafka e madhe e bardhë, çafka sqepëlugë, rosa marsatore, rosa sqeplugë, pata e vendit, kryekuqja e vendit si dhe gjitarë si lundërza, nuselala dhe baldosa.

04/04/2023
Gëzuar Pavarësinë KOSOVE!!U Bëfsh Shqipëri!!
17/02/2023

Gëzuar Pavarësinë KOSOVE!!
U Bëfsh Shqipëri!!

2 Shkurti - Dita Botërore e LigatinaveLigatinat dhe BiodiversitetiJeta lulëzon në ligatinaBiodiversiteti i ligatinave ka...
02/02/2023

2 Shkurti - Dita Botërore e Ligatinave

Ligatinat dhe Biodiversiteti

Jeta lulëzon në ligatina

Biodiversiteti i ligatinave ka rëndësi

Biodiversiteti në ligatina - përse është i rëndësishëm

2 Shkurti i çdo viti Ă«shtĂ« shpallur si “Dita BotĂ«rore e Ligatinave”; kjo ditĂ« shĂ«non datĂ«n e miratimit tĂ« KonventĂ«s pĂ«r Ligatinat nĂ« 2 Shkurt 1971 nĂ« qytetin Iranian tĂ« Ramsar-it. Ligatinat ose sistemet e “tokave tĂ« lagura”, janĂ« sipĂ«rfaqe ujore tĂ« pĂ«rhershme ose pĂ«rkohshme deri nĂ« 6 metra thellĂ«si, dhe pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« ekosistem mjaft i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« siguron larmi pĂ«rfitimesh pĂ«rfshirĂ« filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Publiku i gjerë është pak i ndërgjegjshëm për këto shërbime të rëndësishme të ligatinave. Shumë pak vetë e dinë se në vendin tonë 3% sipërfaqe së tokave të lagura në bregdet, strehojnë 75% e vlerave të biodiversitetit. Në jo pak raste, ligatinat janë shndërruar në vende për hedhjen e mbeturinave apo janë transformuar në toka buke apo terrene ndërtimi.

“Ligatinat dhe Biodiversiteti” Ă«shtĂ« tema pĂ«r vitin 2023. Ligatinat janĂ« tĂ« pasura me biodiversitet dhe janĂ« njĂ« habitat pĂ«r njĂ« larmi tĂ« madhe tĂ« specieve bimore dhe shtazore. VlerĂ«simet e fundit tregojnĂ« njĂ« rĂ«nie globale tĂ« biodiversitetit, ndĂ«rsa ligatinat po zhduken tre herĂ« mĂ« shpejt se pyjet. Tema e kĂ«tij viti Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si unike pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah biodiversitetin e ligatinave, statusin e tij, pse ka rĂ«ndĂ«si dhe promovuar veprime pĂ«r tĂ« rikthyer humbjen e tyre.

Ligatinat janë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që sigurojnë një larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. E ardhmja e njerëzimit varet nga ligatinat, megjithatë, gjysma e ligatinave në botë janë zhdukur gjatë shekullit të fundit.

Dita Botërore e Ligatinave është një mundësi e mirë për të kërkuar ndryshimin e situatës dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.

🔈NĂ«se keni njĂ« ide tĂ« bukur nĂ« fushĂ«n e KulturĂ«s Ă«shtĂ« koha pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« realitet. âžĄïž Ministria e KulturĂ«s hap Thirrj...
27/01/2023

🔈NĂ«se keni njĂ« ide tĂ« bukur nĂ« fushĂ«n e KulturĂ«s Ă«shtĂ« koha pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« realitet.

âžĄïž Ministria e KulturĂ«s hap Thirrjen pĂ«r projekte kulturore pĂ«r vitin 2023.
Mbështetur në politikat e Qeverisë Shqiptare për kulturën, për të gjallëruar jetën artistike, me një fokus të veçantë gjatë sezonit turistik, për të promovuar trashëgiminë tonë kulturore materiale e jomateriale, Ministria e Kulturës hap Thirrjen për projekte kulturore.

âžĄïž Ministria e KulturĂ«s Ă«shtĂ« angazhuar nĂ« krijimin e njĂ« klime tĂ« shĂ«ndoshĂ« pĂ«r nxitjen dhe mbarĂ«vajtjen e aktiviteteve kulturore dhe mbajtjen gjallĂ« tĂ« komunikimit me publikun.

âžĄïž Programi i MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s pĂ«r Artin dhe TrashĂ«giminĂ« 2023 do tĂ« sigurojĂ« mbĂ«shtetje konkrete pĂ«r industritĂ« krijuese nĂ« vend, duke cekur tĂ« gjithĂ« sektorĂ«t kulturorĂ«, duke synuar mbĂ«shtetjen e skenĂ«s sĂ« pavarur artistike, pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« artistike, promovimin e prodhimeve tĂ« tyre dhe lehtĂ«simin e qasjes nĂ« mekanizmat inovativĂ« tĂ« financimit.

âžĄïž Kjo thirrje synon mbĂ«shtetjen e projekteve qĂ« zhvillohen nĂ« ShqipĂ«ri. KĂ«tĂ« vit do tĂ« mbĂ«shteten festivale, projekte qĂ« promovojnĂ« trashĂ«giminĂ« kulturore pĂ«rmes teknologjisĂ«, industritĂ« kreative, publikime qĂ« lidhen me promovimin e trashĂ«gimisĂ« dhe vendit tonĂ« etj.

âžĄïž Projekt-propozimet e paraqitura duhet tĂ« realizohen brenda vitit buxhetor, qĂ« do tĂ« thotĂ« se aktivitetet e propozuara duhet tĂ« zhvillohen brenda periudhĂ«s mars – nĂ«ntor 2023.
Thirrja për projektpropozime do të qëndrojë e hapur nga 25 janar-25 shkurt 2023

âžĄïž Aplikimet do tĂ« dorĂ«zohen nĂ« formĂ« tĂ« printuar , dorazi ose nĂ« rrugĂ« postare, nĂ« zyrĂ«n e Protokollit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s,
Adresa : Rruga “AleksandĂ«r Moisiu”, nr. 76, ish Kinostudio “ShqipĂ«ria e Re”, TiranĂ«

🔈NĂ«se keni njĂ« ide tĂ« bukur nĂ« fushĂ«n e Turizmit Ă«shtĂ« koha pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« realitet.  ✅Ministria e Turizmit dhe Mjedisi...
26/01/2023

🔈NĂ«se keni njĂ« ide tĂ« bukur nĂ« fushĂ«n e Turizmit Ă«shtĂ« koha pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« realitet.

✅Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shpall thirrjen pĂ«r pĂ«rfitimin e mbĂ«shtetjes financiare tĂ« projekteve nĂ« fushĂ«n e turizmit,

âžĄïž tĂ« paraqitura nga persona fizikĂ« dhe juridikĂ«, vendas apo tĂ« huaj, privatĂ« ose publikĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« nĂ« objekt tĂ« veprimtarisĂ« sĂ« tyre turizmin, nĂ« funksion tĂ« realizimit tĂ« misionit strategjik:

🌟 “ShqipĂ«ria, njĂ« destinacion mikpritĂ«s, tĂ«rheqĂ«s dhe autentik, pĂ«r zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« potencialeve ekonomike, natyrore 🏔 dhe sociale tĂ« vendit”⛱

✅ Thirrja synon promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertĂ«s turistike pĂ«r zhvillimin e turizmit malor, natyror, kulturor, tradicional, kulinar, ekoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit tĂ« aventurĂ«s etj., nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« veprimtarive tĂ« sezonit turistik pĂ«r vitin 2023.

✅ Thirrja do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e hapur nga data 23 Janar deri mĂ« datĂ«n 21 Shkurt tĂ« vitit 2023. Projektet duhet tĂ« realizohen brenda vitit buxhetor, gjatĂ« periudhĂ«s 14.03.2023 deri mĂ« 15.11.2023.

âžĄïž Tematika e thirrjes pĂ«r mbĂ«shtetje financiare tĂ« Projekteve nĂ« TurizĂ«m Ă«shtĂ«:

🌟Promovimi i destinacioneve dhe zhvillimi i produkteve turistikeâ›±đŸ„

âžĄïž Atraksionet Turistike prezantohen dhe lidhen me njĂ« sĂ«rĂ« tiparesh dalluese materiale, intelektuale dhe emocionale tĂ« njĂ« shoqĂ«rie qĂ« pĂ«rfshin trashĂ«giminĂ« historike dhe zonat kulturore, gastronominĂ«, letĂ«rsinĂ«, industritĂ« krijuese dhe kulturat e gjalla me stilin e tyre tĂ« jetesĂ«s, sistemet e vlerave, besimet dhe traditat.

âžĄïž Promovimi i destinacioneve turistike dhe vlerave tĂ« veçanta lokale nĂ«pĂ«rmjet zhvillimit tĂ« eventeve tradicionale dhe inovative tĂ« aktivitetit shpirtĂ«ror njerĂ«zor, motivon pjesĂ«marrjen aktive tĂ« turistĂ«ve nĂ« pĂ«rvojat shqiptare, atraksionet dhe potencialet e prekshme dhe tĂ« paprekshme tĂ« destinacioneve turistike.

âžĄïžklikoni nĂ« linkđŸ“ČđŸ’», informohuni dhe pĂ«rvishni mĂ«ngĂ«t.
PunĂ« tĂ« mira ju presin đŸ€©

âžĄïžLink: https://turizmi.gov.al/njoftim-mbi-thirrjen-per-mbeshtetje-financiare-te-projekteve-ne-turizem-2/

Procedurat për Përfitimin e Mbështetjes Financiare lidhur me Projektet në Fushën e Turizmit.pdf
Formulari i Aplikimit.pdf

Më 17 janar shënohet përvjetori i 555 i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 - 1...
17/01/2023

Më 17 janar shënohet përvjetori i 555 i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 - 17 janar 1468), heroit kombëtar të popullit shqiptar, Atletit të Krishtit, arbënorit e të krishterit të flaktë, sikur e quajtën Papët e Romës.

Si çdo vjet, më datën 17 janar, populli shqiptar e përkujton He**in Kombëtar, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, në ditë e kalimit të tij në amshim. Atleti i Krishtit, siç e quajti bota e krishterë, ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e asaj kohe. Kështu, për 25 vjet me radhë, Gjergj Kastrioti e ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, duke ruajtur e mbrojtur shqiptarët dhe vendlindjen nga sundimi i huaj.

Gjergj Kastrioti jo vetëm që mbrojti dhe shpëtoi popullin e vendlindjen, po me luftën e tij e pengoi, madje e ndaloi edhe ekspansionin osman drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes.

Pastaj duhet pĂ«rmendur se, me Kuvendin e LezhĂ«s, Gjergj Kastrioti vuri edhe themelet e njĂ« Shteti ArbĂ«r tĂ« organizuar – as para tij, as pas tij princat shqiptarĂ« nuk mundĂ«n tĂ« gjenin rrugĂ«n e bashkimit.

Pra, nĂ« qiellin shqiptar emri i Gjergj Kastriotit ka qenĂ« njĂ« yll polar pĂ«r gjithĂ« brezat pasardhĂ«s, burim frymĂ«zimi pĂ«r rilindasit, shembull i ndritur pĂ«r t’u pasur nĂ« betejat e ndryshimeve, pĂ«r t’i kthyer popullit lirinĂ«, dinjitetin, bashkimin, vlerat dhe pĂ«r t’i hapur rrugĂ«n e pĂ«rparimit tĂ« mirĂ«filltĂ«.

03/01/2023
đŸ“ąđŸ‡ŠđŸ‡±  đ—«đ—”đ˜‚đ—Żđ—čđ—Č𝘁𝗼 đ—»đ—Č̈ 𝗹𝗡𝗘𝗩𝗖𝗱! đŸ“ąđŸ‡ŠđŸ‡±đŸ—Łïž NjĂ« lajm i jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r trashĂ«giminĂ« tonĂ«  , si dhuratĂ« nĂ« 110-vjetorin e PavarĂ«s...
30/11/2022

đŸ“ąđŸ‡ŠđŸ‡± đ—«đ—”đ˜‚đ—Żđ—čđ—Č𝘁𝗼 đ—»đ—Č̈ 𝗹𝗡𝗘𝗩𝗖𝗱! đŸ“ąđŸ‡ŠđŸ‡±

đŸ—Łïž NjĂ« lajm i jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r trashĂ«giminĂ« tonĂ« , si dhuratĂ« nĂ« 110-vjetorin e PavarĂ«sisĂ«!

📌 Pas njĂ« pune tĂ« gjatĂ«, plot pĂ«rkushtim tĂ« njĂ« grupi tĂ« madh bashkĂ«punĂ«torĂ«sh, dosja e dijebĂ«rjes artizanale tĂ« xhubletĂ«s u pranua nĂ« listĂ«n e TrashĂ«gimisĂ« Kulturore Jomateriale nĂ«n mbrojtjen e UNESCO-s.

đŸ‡ŠđŸ‡± Xhubleta shqiptare, e lashtĂ« 4 mijĂ« vjet, tashmĂ« Ă«shtĂ« pasuri e gjithĂ« njerĂ«zimit!

" Shega Fest "Vjen për të dytin vit rradhazi tashmë e kthyer në një traditë nga Drejtoria e Turizmit dhe Kulturës, Bashk...
03/11/2022

" Shega Fest "
Vjen për të dytin vit rradhazi tashmë e kthyer në një traditë nga Drejtoria e Turizmit dhe Kulturës, Bashkia Lezhë.
Shega,fruti që është simbol për Lezhën, bashkoi bizneset e agroturizmit,fermerët,artistet si dhe qytetarët e Lezhës.

  në ShëngjinNë kuadër të eventit të përjavshëm veror "E shtuna n'Festë" që organizohet nga Bashkia Lezhë, ditën e shtun...
28/07/2022

në Shëngjin

Në kuadër të eventit të përjavshëm veror "E shtuna n'Festë" që organizohet nga Bashkia Lezhë, ditën e shtunë, më datë 30 korrik 2022, ora 19:00, jepet eventi kulturor "Bujanoci në Shëngjin". Ky event u realizua nga bashkëpunimi midis Bashkisë Lezhë, Komunës Bujanoc dhe Shoqatës "Medoka". Shfaqja do jepet në shëtitoren "Wilson", përballë bustit të At Zef Pllumit.
Eja të festojmë së bashku!

e Turzimit dhe Kultures.

📝7ïžâƒŁKorrik 1ïžâƒŁ9ïžâƒŁ4ïžâƒŁ0ïžâƒŁ , si sot 82 vite mĂ« parĂ« Laguna e Kune - Vainit🕊 u shpall Rezervat Gjuetie, duke shĂ«nuar ZonĂ«n e...
07/07/2022

📝7ïžâƒŁKorrik 1ïžâƒŁ9ïžâƒŁ4ïžâƒŁ0ïžâƒŁ , si sot 82 vite mĂ« parĂ« Laguna e Kune - Vainit🕊 u shpall Rezervat Gjuetie, duke shĂ«nuar ZonĂ«n e parĂ« tĂ« Mbrojtur nĂ« vend. NdĂ«rsa sot gĂ«zon statusin đŸšŁâ€â™€ïžRezervat Natyror i Menaxhuar.
PĂ«rveçse shtĂ«pia ku jetojnĂ« qetĂ«sisht shumĂ« lloje tĂ« faunĂ«s sĂ« egĂ«r, ky rezervat ka vite qĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« destinacion tĂ«rheqĂ«s pĂ«r turistĂ«t vĂ«ndas dhe tĂ« huaj. Aktivitete nĂ« natyrĂ«, sport apo piknikđŸ–Œ, laguna e Vainit Ă«shtĂ« mundĂ«sia mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« shijuar botĂ«n e egĂ«r🌿🌳dhe peizazhet e mrekullueshme 🏞.
AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Administrata e Zonave te Mbrojtura Lezhe

Laguna e Vainit, aty ku nis historia e Zonave të Mbrojtura, është një nga më interesantet dhe mjediset e saj tërheqein g...
27/06/2022

Laguna e Vainit, aty ku nis historia e Zonave tĂ« Mbrojtura, Ă«shtĂ« njĂ« nga mĂ« interesantet dhe mjediset e saj tĂ«rheqein gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« vizitorĂ« tĂ« huaj dhe vendas. Me njĂ« llojshmĂ«ri tĂ« lartĂ« habitatesh dhe biodiversitet tĂ« pasurđŸŠ©đŸŒŸđŸŠ€ tĂ« grupeve tĂ« florĂ«s dhe faunĂ«s, vlerat arkeologjike, bujqĂ«sinĂ«, peshkimin, kjo lagunĂ« Ă«shtĂ« njĂ« potencial i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r zhvillmin e turizmit dhe eko-turizmit.

I 💙 ShĂ«ngjin!
26/06/2022

I 💙 ShĂ«ngjin!

NĂ«se kĂ«rkoni privatĂ«si e gjeni nĂ« bregdetin e Tales.🌅
22/06/2022

NĂ«se kĂ«rkoni privatĂ«si e gjeni nĂ« bregdetin e Tales.🌅

📍đŸ—ș Harta Turistike e LezhĂ«s đŸŠâ€â™‚ïžâ›”ïžDrejtoria e Turizmit dhe Kultures nĂ« BashkinĂ« LezhĂ« ju prezanton udhĂ«rrefyesin e saj “...
21/06/2022

📍đŸ—ș Harta Turistike e LezhĂ«s đŸŠâ€â™‚ïžâ›”ïž

Drejtoria e Turizmit dhe Kultures nĂ« BashkinĂ« LezhĂ« ju prezanton udhĂ«rrefyesin e saj “Harta e Atraksioneve Turistike”.

Ajo do të jetë një udhezues i turistëve sepse do të ndahet në Hoteleri, Agjensi si dhe operator të ndryshem turistik lokal kombëtar dhe ndërkombëtar!

Harta është realizuar me programe bashkohore digjitale dhe hartografike.

📍 ËshtĂ« i paraqitur informacioni kryesor i atraksioneve turistike tĂ« LezhĂ«s nĂ« gjuhen shqipe dhe nĂ« gjuhen angleze.
📍TĂ« perfshirĂ« janĂ«: nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ« kopertina me 12 atraksionet mĂ« me rĂ«ndĂ«si pĂ«r t’u vizituar me informacion Shqip dhe Anglisht si dhe QR code( barkod) qĂ« tĂ« drejton me Guiden digjitale tĂ« LezhĂ«s 360’ ( Welcome Lezha)
📍NĂ« faqen tjeter ka tĂ« paraqitur hartĂ«n turistike tĂ« gjithĂ« territorit tĂ« BashkisĂ« LezhĂ« me legjende nĂ« gjuhĂ«n shqipe dhe nĂ« gjuhen angleze.
📍HartĂ«n turistike tĂ« qytetit tĂ« Lezhes me legjendĂ«n perkatese nĂ« gjuhĂ«n shqipe dhe nĂ« gjuhĂ«n angleze.
📍HartĂ«n e ShĂ«ngjinit me legjendĂ«n pĂ«rkatĂ«se nĂ« gjuhĂ«n shqipe dhe nĂ« gjuhen angleze.

🔊PĂ«r tĂ« siguruar Harten Turistike Lezhes kontaktoni nĂ« zyrĂ«n e DrejtorisĂ« sĂ« Turizmit dhe KulturĂ«s nĂ« NrđŸ“Č+35696267623

Plazhi i TalePlazhi i Talës gjendet në jug të Lezhës prej lagunës së Vainit deri në grykëderdhjen e lumit Mat. Shtrihet ...
20/06/2022

Plazhi i Tale

Plazhi i Talës gjendet në jug të Lezhës prej lagunës së Vainit deri në grykëderdhjen e lumit Mat. Shtrihet në një vijë bregdetare prej disa kilometrash dhe një gjerësi rëre që shkon deri 150 metra. Rëra e imët me ngjyrë gri të errët ka veti kurative falë jodit të bollshëm.

Plazhi Rana e HedhunQuhet “Rana e Hedhun”, pasi aty rĂ«ra (rana nĂ« gegĂ«nisht) Ă«shtĂ« me bollĂ«k jo vetĂ«m nĂ« breg tĂ« detit, ...
18/06/2022

Plazhi Rana e Hedhun
Quhet “Rana e Hedhun”, pasi aty rĂ«ra (rana nĂ« gegĂ«nisht) Ă«shtĂ« me bollĂ«k jo vetĂ«m nĂ« breg tĂ« detit, por ka mbuluar dhe njĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« madhe tĂ« malit tĂ« Rrencit, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare ShĂ«ngjin-VelipojĂ«, rreth 3- 4 kilometra larg ShĂ«ngjinit. “Rana e Hedhun", nga ShĂ«ngjini deri nĂ« afĂ«rsi tĂ« VelipojĂ«s pranĂ« fshatit Rrjoll, shtrihet nĂ« njĂ« vijĂ« bregdetare me gjatĂ«si rreth 8 kilometra

â›ȘKisha e ShĂ«n VenerandĂ«s, Monument Kulture, Kategoria l;Njihet nga vendasit me emrat Kisha e ShĂ«n BarbarĂ«s apo BarbullĂ«...
17/06/2022

â›ȘKisha e ShĂ«n VenerandĂ«s, Monument Kulture, Kategoria l;

Njihet nga vendasit me emrat Kisha e Shën Barbarës apo Barbullës. Sipas relacioneve dhe studimeve, është ndërtuar rreth shek. Xlll-XlV.

Kisha e Shën Venerandës, Pllanë, Lezhë, është ndër monumentet e rëndësishme kishtare të Shqipërisë veriore dhe ruan vlera historike dhe arkitektonike. Përmendet si kishë famullitare në juridiksionin e Dioqezës së Arbërit që në vitin 1407.
Kisha përbëhet nga naosi dhe një hajat i ndërtuar më vonë. Marin Bici në 1610 e pëshkruan si një hajat të bukur përpara kishës. Ndërsa B.Orsini e quan si më të bukurën e Shqipërisë.

Në hyrje të kishës ruhen edhe sot dy afreske pasbizantine, e në brendësi në murin perendimor ende shihen dy afreskë të stilit të protorenesancës.

Kisha përbëhet prej një vëllimi unik, mbuluar me çati druri e tavan dërrasash. Në krah të djathtë të absidës ka mure të rëna që të bëjnë të mendosh për një strukturë tjetër pranë saj.

Plazhi i Kunës të ofron mundësinë më të mirë për relaks.Dallohet për larmi  të theksuar të botës së gjallë dhe bukuri ma...
10/06/2022

Plazhi i Kunës të ofron mundësinë më të mirë për relaks.Dallohet për larmi të theksuar të botës së gjallë dhe bukuri mahnitëse të peisazhit të qetë. Ishulli i vogël ofron një peisazh të mrekullueshëm ndërsa të shoqëron drejt biodiversitetit.

🙂
10/06/2022

🙂

😍
29/05/2022

😍

21/05/2022
Eja dhe shijo bukuritĂ« e ShĂ«ngjinit!💙
16/05/2022

Eja dhe shijo bukuritĂ« e ShĂ«ngjinit!💙

Vijon sot “gĂ«zimiâ€đŸ€© i censusit te pelikaneve ne zonat e mbrojturađŸŠ©đŸŠąđŸŠœ, kesaj radhe ne harmoni me vallezimin e flamengove ...
15/05/2022

Vijon sot “gĂ«zimiâ€đŸ€© i censusit te pelikaneve ne zonat e mbrojturađŸŠ©đŸŠąđŸŠœ, kesaj radhe ne harmoni me vallezimin e flamengove ne 📍Kune Vaine te Lezhes
đŸ’™đŸ€đŸ’š
AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Ungrej 😊Zona e Ungrejt njihet pĂ«r njĂ« peisazh natyror sa tĂ« bukur aq edhe interesant pĂ«r t'u eksploruar.Zona ka mjaft pa...
12/05/2022

Ungrej 😊
Zona e Ungrejt njihet për një peisazh natyror sa të bukur aq edhe interesant për t'u eksploruar.
Zona ka mjaft pasuri si: Kështjella e Kastrit në majën e Komlikut mbi Fregen ku ndodhen gjurmët e një objekti të lashtë vrojtimi.
Në zonën e Ungrejt ndodhën edhe Tumat Ilire të Papërdhokut.

😜
10/05/2022

😜

🙂
07/05/2022

🙂

Sot përkujtojmë lindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Gjergj Kastrioti u lind me datë 6 maj 1405.Gj...
06/05/2022

Sot përkujtojmë lindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Gjergj Kastrioti u lind me datë 6 maj 1405.

Gjergj Kastrioti-SkĂ«nderbeu pĂ«rsonifikon njĂ« epokĂ« tĂ« tĂ«rĂ« tĂ« historisĂ« kombĂ«tare tĂ« shqiptarĂ«ve, qĂ« mori emrin e tij: luftĂ«n mĂ« se njĂ«shekullore tĂ« tyre kundĂ«r vĂ«rshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) pĂ«r mbrojtjen e tokĂ«s, tĂ« pasurisĂ« e tĂ« lirisĂ«. NĂ«n udhĂ«heqjen e tij lufta e shqiptarĂ«ve u ngrit nĂ« njĂ« shkallĂ« tĂ« lartĂ« e tĂ« organizuar, shĂ«noi njĂ« kthesĂ« vendimtare nĂ« zhvillimin politik tĂ« vendit dhe nĂ« forcimin e vetĂ«dijes kombĂ«tare tĂ« tyre.

Figura e tij paraqet një nga ato raste, jo të shpeshta në histori, kur shtresat e ndryshme shoqërore të një kombi takohen me një personalitet të shquar, në të cilën gjejnë shprehjen e vet aspiratat e vetitë e tyre më të mira dhe që për këtë arsye bëhet simbol i bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët.

Dhuro buzĂ«qeshje bli njĂ« lule!!🙂đŸȘŽđŸ’đŸŒč⚘☘
05/05/2022

Dhuro buzĂ«qeshje bli njĂ« lule!!🙂đŸȘŽđŸ’đŸŒč⚘☘

5 Maj, ditë ndërimi dhe përulje para gjakut të të rënëve për liri! Lavdi dëshmoreve të atdheut!
05/05/2022

5 Maj, ditë ndërimi dhe përulje para gjakut të të rënëve për liri! Lavdi dëshmoreve të atdheut!

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lezha Tourism posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Videos
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Travel Agency?

Share