I Love Delvina

  • Home
  • I Love Delvina

I Love Delvina Faqe orientuese për zhvillimin e turizmit në qytetin e Delvinës

19/04/2024
08/04/2024
03/04/2024

Dhe me këtë poezi të bukur të natyrës në Delvinë ju uroj ditë të mbarë 🌷

02/04/2024

Dhe me këtë foto të natyrës fantastike të Delvinës të dërguar nga një prej miqve të faqes, ju uroj ditë të mbarë 💚

16/03/2023
16/02/2023
23/01/2023

Delvina krenohet me bijtë e saj që ditën të bëjnë histori !

Mirënjohje, nder dhe lavdi për Sulejman Delvinën! 🙏🏻
..............
Kongresi i Lushnjës (21 janar 1920)

Kongresi i Lushnjës hapi zyrtarisht punimet me 21 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920. Është një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike. Ai hodhi poshtë planet e Konfencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit. U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar. Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina.

Ditën e sotme ,Sektori i Turizmit,Bashkia Delvinë në bashkëpunim me QKF Delvinë dhe shkollën 9-vjeçare Xhelal Berberi kr...
01/11/2022

Ditën e sotme ,Sektori i Turizmit,Bashkia Delvinë në bashkëpunim me QKF Delvinë dhe shkollën 9-vjeçare Xhelal Berberi kryen aktivitet me tematikë: “Njohja e historisë dhe monumenteve kulturore në qytetin tonë”

Ditën e sotme ,Sektori i Turizmit,Bashkia Delvinë në bashkëpunim me QKF Delvinë dhe shkollën 9-vjeçare Kosta Çavo kryen ...
25/10/2022

Ditën e sotme ,Sektori i Turizmit,Bashkia Delvinë në bashkëpunim me QKF Delvinë dhe shkollën 9-vjeçare Kosta Çavo kryen aktivitet me nxënësit e klasës së 7-të me tematikë: “Njohja e historisë dhe monumenteve kulturore në qytetin tonë”.

Ditë vjeshte me diell dhe turistë sot në qytetin tonë.
07/10/2022

Ditë vjeshte me diell dhe turistë sot në qytetin tonë.

05/09/2022

"Njeriun nuk e bën me vlerë as fama, as pasuria, as bukuria, as pozita!
Njeriun e bën me vlerë ngjyra e shpirtit të tij. Gjithçka në këtë botë tretet, përveç fjalës dhe veprës së tij të mirë."
🙏🏻🙏🏻
Te shenjta fjalët,e shenjtë vepra e Saj!
Shenjtëruar qoftë në përjetësi shpirti i Nënë Terezës, krenarisë sonë kombëtare!

❤️ Nënë Tereza, 6 vjet nga Dita e Shenjtërimit 🙏🏻

20/08/2022

Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirj...

17/08/2022

Autore: Ori NebijajPrezantojnë: Ori Nebiaj dhe Flori GjiniProgrami "Pushime on Top" është guida e ditëve të nxehta të verës. Publiku që qëndron në shtëpi mun...

04/08/2022

NJOFTIM

Tashmë është kthyer në traditë zhvillimi i panairit “Traditë, Kulturë, Shije Delvinjote”. Ashtu sikurse vitin e kaluar, Bashkia Delvinë së bashku me Shoqatën Bashkimi Delvinjot do të organizojë më date 12-13 gusht panairin "Traditë, kulturë, shije delvinjote", si një mundësi e mire për njohjen dhe promovimin e produkteve tradicionale të zonës së Delvinës.
Veprimtaria do të zhvillohet në qendër të qytetit, në sheshin “Sulejman Delvina”, ku të gjithë bizneset, artizanët, agjensitë turistike, etj, që do të marrin pjesë në panair do të kenë në dispozicion një stendë (tavolinë dhe çadër) në të cilën do të reklamojnë prodhimet e tyre.
Biznese të ndryshme, të lidhura me tematikën e panairit që dëshirojnë të marrin pjesë, të kontaktojnë ne nr e tel 0696676906
Ju mirëpresim!

Manastiri ndodhet 2 km në lindje të Delvinës.Kisha e Shën Mërise e pozicionuar brenda mureve të manastirit figuron e rin...
06/07/2022

Manastiri ndodhet 2 km në lindje të Delvinës.
Kisha e Shën Mërise e pozicionuar brenda mureve të manastirit figuron e rindërtuar në vitin 1580 dhe
mendohet se është restauruar nga piktori Mihal nga Jerma në vitin 1662.
Kisha paraqitet me një bide dhe e mbuluar me një çati dyujëse.Ajo përbëhet nga naosi,narteksi,ambienti i
altarit dhe një hajat i mëvonshëm .Narteksi është i mbuluar me sistem qemersh cilindrike dhe lidhet
me naosin me anë të tri hapësirave .Në anën perëndimore të narteksit figuron i ndërtuar hajati i cili
hapet në anën perëndimore me një harkadë treshe dhe mbulohet me një çati druri pa tavan .Naosi është i tipit në formë kryqi me kupole me përmasa të brendshme 7.40+6.30m.Naosi ka në qendër te tij kolona ku ngrihen harqe që formojnë ambiente këndore për mbështetjen e krahëve të kryqit. Veçohet trajtimi dekorativ i tambureve ,absidave , kornizave si dhe punim i mirë i mureve ,dritareve dhe
dyerve.

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when I Love Delvina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Travel Agency?

Share