27/04/2017
Intervista e realizuar për portalin italian
“L’amor che move il sole e l’altre stelle”.
Është babai i italishtës ai që ia dha emrin një prej qendrave më të mëdha të ligjerimit së gjuhës italiane në tokën kosovare .Qendra Dante gjindet në qendër të Prishtinës,kryeqyteti i Kosovës . Kjo qendër u themelua nga Arjeta Berisha, e specializuar në Didaktikën e gjuhës Italiane.
Pas shumë viteve të kaluara në Itali , edhe në Ambasadën e Kosovës në Romë, Arjeta Berisha është një profesoreshë –përkthyese dhe një sipërmarrëse e dashuruar në alfabetin tonë të ‘shkurtë’ pasi që (alfabeti i gjuhës shqipe , gjuha zyrtare në Kosovë, numëron plot 36 shkronja respektivisht asaj italiane i përberë nga 21 shkronja dhe shumë diftongje).
Kemi arritur që pak kohë në Kosovë, dhe bashkëpunëtorja jonë ,na njoftoi për këtë shkollë ,të cilen ajo e frekuenton 3 herë në javë për të përmiresuar italishten e saj një mundësi e mirë për t'a zbuluar një pjesë të Italisë sonë, në këtë vend të gjëlberuar, i rrethuar me male dhe pa dalje në det.
Dritat e Prishtinës nuk ndryshojnë shume nga ato të kryeqyteteve të tjera evropiane: ajri është i dendur me dëshirë për rilindje , rrugët jane të mbushura me të rinjë të cilët nuk ndryshojnë aspak nga ata tanët nëpër rrugët e Romës.Italishtja mësohet në Kosovë në Universitetin e Prishtinës , në shkollën Don Bosco dhe në kurse tjera private: "Kam filluar të ligjerojë gjuhën italiane pothuajse rastësisht por shumë shpejt u bë një pasion” na tregon znj.Arjeta Berisha e cila ligjeron gjuhën italiane në Universitetin e Prish*tinës nga viti 2008
Qendra Dante u hap në prill të vitit 2016, pas një studimi të industrisë së marketingut për të kuptuar kërkesën për gjuhën italiane në një vend si Kosova, ku gjuha më e mësuar pas asaj angleze është gjuha gjermane ,kurse gjuha italiane është e dashur, por jo shumë e studiuar. "Në Kosovë ne të gjithë e duam gjuhën italiane për tingujt që shpreh, për literaturën që kemi mësuar në shkollë , për bukurinë dhe artin të pranishëm në tokën italiane" - spjegon znj. Berisha – e cila spjegon tutje se si që nga hapja e Qendrës Dante sot ajo krenohet me rritje të vazhdueshme të pothuajse njëqind studentëve dhe një degë tjetër në qytetin e Pejës."
Kam ndërtuar një databazë me të gjitha ofertat e arsimit në Itali, për të plotësuar hendekun informativ që ekziston në Kosovë rreth mundësive të shkollimit në universitetet italiane"- spjegon ajo.Ndër projektet e Qendrës Dante është edhe një trajnim për skulpturë me një profesor italian të Akademisë së Arteve të Bukura në Carrara, i cili duhet të fillojë në javët e ardhshme: "Shpresojmë që gjithçka do te shkojë mirë edhe për faktin se gjuha italiane nuk është vetëm e bukur, por ajo është gjithashtu një gjuhë që mund të ofrojë mundësi punësimi.
"Disa javë më parë Qendra Dante është bërë një qendër satelit nga Universiteti për të Huajt në Perugia ( përmes Global Input) për Kosovën, dhe më 19 qershor do të lëshohen edhe çertifikimet e para italiane."Ne jemi duke synuar të zgjerojmë kontaktet tona me universitetet italiane, me qëllim që të krijohet një lloj ekskluziviteti bashkëpunues në mënyrë që të gjithë të rinjtë që duan të studiojnë në Itali, jo vetëm për kurset universitare dhe specializimin, por edhe për ato profesionale, nga kuzhina deri tek skulptura, të mund të gjejnë informacionin e duhur sepse unë besoj se arsimi është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të një personi "- spjegon znj.Berisha.
Kurset që ofron Qendra Dante nuk janë të kufizuara vetëm në studimin e gjuhës italiane,ato fillojnë nga historia dhe kultura e deri tek çështjet e mëdha aktuale dhe krahasimin e realitetit italian dhe atij kosovar.
"Gjuha është një urë e rëndësishme e bashkimit midis popujve - përfundon Arjeta Berisha - dhe e vetmja disiplinë e përbashkët në të gjitha disiplinat e tjera që bashkon të gjithë të tjerët, në mënyrë të veçantë ekziston një ngjashmëri karakteristike midis popullit italian dhe popullit kosovar sidomos në sensin e mikpritjes" .Kurset e gjuhës në Qendrën Dante janë të strukturuara në bazë të kornizës evropiane për studimin e gjuhëve të huaja me gjashtë nivele të studimit dhe ofron një certifikimin të gjuhës italiane sipas normativave të Universitetit për të huaj në Perugia (përmes Global Input), së bashku me një pasqyrë informative se si mund të veprojnë të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në Itali.
Shkolla ka nje ë ebsite ë ë ë .centrodante.com dhe një faqe në Facebook, ë ë ë .facebook.com/qendradante
https://goo.gl/Ië B5hk