Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier

Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier, Zyrat e Parkut, Divjakë.

22 Nëntor 2023 ✅️ U zhvillua ditën e sotme Censusi i Pelikanit Kaçurrel ( Pelecanus crispus ) në Parkun Kombëtar Divjakë...
22/11/2023

22 Nëntor 2023

✅️ U zhvillua ditën e sotme Censusi i Pelikanit Kaçurrel ( Pelecanus crispus ) në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
🔭 Stafi i AdZM Fier sëbashku me ekspert të shoqatës AOS-Albanian Ornithological Society zhvilluan numërimin e pelikanit kaçurrel në lagunën e Karavastasë dhe ligatinat përreth të cilat janë ndër ekosistemet ligatinore më të rëndësishme në vënd dhe rajon.
🗒Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave do të na ndihmojnë në krahasimin e situatës me vitet e kaluara.
📈 Rezultatet e Censusit do të publikohen në ditët në vijim.

21/11/2023
17/11/2023
17/11/2023
Ditet e fundit Parku Kombetar Divjake-Karavasta u perfshi nga stuhi me reshje shiu dhe ere te forte dhe si pasoje u rrez...
31/10/2023

Ditet e fundit Parku Kombetar Divjake-Karavasta u perfshi nga stuhi me reshje shiu dhe ere te forte dhe si pasoje u rrezuan disa drure te cilat bllokuan disa prej shtigjeve qe frekuentohen nga vizitoret dhe njekohesisht sherbejne per patrullimin e mjeteve te AdZM-se.
Vazhdon puna per mbajtjen hapur te shtigjeve per te lehtesuar aksesin e vizitoreve ne destinacionet e tyre te preferuara.

Ne kuader te Dites Nderkombetare te Veprimeve per Klimen AdZM Fier zhvilloi aktivitet mjedisor me nxenesit e GDQ Interna...
24/10/2023

Ne kuader te Dites Nderkombetare te Veprimeve per Klimen AdZM Fier zhvilloi aktivitet mjedisor me nxenesit e GDQ International Christian School, Tirane. Nxenesit zhvilluan praktiken mesimore duke marre informacion te pergjithshem ne Qendren e Vizitoreve dhe me pas vazhduan ne terren duke u njohur nga afer me vlerat natyrore te Parkut Kombetar Divjake- Karavasta.

Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim dhe shoqëronim 🌞student dhe profesorë të Shkollës Pyjore "BTSA Gestion Forestière-IS...
23/10/2023

Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim dhe shoqëronim 🌞student dhe profesorë të Shkollës Pyjore "BTSA Gestion Forestière-ISETA” Francë, të cilët zhvilluan një vizitë në brendësi te pyllit me pisha të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.🌳
Ata u njohën me larmishmërinë e biodiversitetit🍃🍄🍂🍀që ka ky park 🏞️.
Gjithashtu vizituan edhe pishën 🌳më të vjetër të rrëzuar përpara një viti .Më pas vëzhguan peisazhin e mrekullueshëm🌊 dhe faunen 🦩🦆🪺në Lagunën e Karavastasë.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Shtegëtarë, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Fier në bashkëpunim me S...
14/10/2023

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Shtegëtarë, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Fier në bashkëpunim me Shoqatën Ornitologjike te Shqipërisë zhvilluan një aktivitet me fëmijët e shkollës se Gërmenjit. Nxënësit u njohën me shpendët e ndryshëm që gjenden në park, me rrugën e tyre të shtegëtimit si dhe rreziqet që ata përballen gjatë shtegtimit të tyre.
Nga ana tjetër u vu theksi mbi rëndësinë që kanë habitatet ligatinore për tju mundësuar shpendëve ushqim dhe strehim të nevojshëm gjatë rrugëtimit të tyre.

Le ti bashkohemi dites se ecjes se natyre. Sebashku le te eksplorojme shtegun per tek kulla e vrojtimit te shpendeve ne ...
13/10/2023

Le ti bashkohemi dites se ecjes se natyre.
Sebashku le te eksplorojme shtegun per tek kulla e vrojtimit te shpendeve ne Kanalin e Vaut.

Shtegu fillon nga Qendra e Vizitorëve për të ecur rreth 15 min në rrugë të asfaltuar dhe më pas kalon në rrugë ranore në Plazhin e Divjakës. Ke mundësinë të shohësh dunat ranore që janë karakteristike me bimesinë e tyre barishtore afër detit deri tek dunat me dëllinja afër pyllit. Duke ecur nëpër pyll sheh kanalin e parë lidhës së Lagunës së Karavastasë me Godullën e Jashtme. Pasi kemi arritur në Kullen e Vrojtimit të shpendëve para nesh shfaqet Laguna me e madhe ne Shqiperi, Laguna e Karavastase 4300 ha me një pamje mahnitëse. Gjithashtu mund të shohësh edhe peshkimin tradicional te Dajlaneve, një metodë shumë e vjetër peshkimi.

Ju presim ne daten 15 Tetor 2023 ora 09:00 prane Qendres se Vizitoreve.

Diten e sotme , pjese e vizitoreve te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta ishte edhe Zevendes Ambasadorja e Suedise ne Shq...
12/10/2023

Diten e sotme , pjese e vizitoreve te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta ishte edhe Zevendes Ambasadorja e Suedise ne Shqiperi Znj. Petra Burcher dhe Perfaqsuesja e UNDP ne Shqiperi Znj. Monica Merino. Gjate vizites nen suportin e stafit te AdZM Fier, u njohen me vlerat natyrore te parkut si dhe investimet e kryera ne kuader te zbatimit te projektit te UNDP “ Per Forcimin e Mekanizmave Financiar” ne zonen e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta.

19/09/2023

Nje nder destinacionet me te preferuara te turisteve Follow Fax News Albania Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: https:/...

Te vjelësh frytet e punes se mire te realizuar nder vite eshte nje tregues shume optimist per te ardhmen.Kerkeses miqeso...
05/09/2023

Te vjelësh frytet e punes se mire te realizuar nder vite eshte nje tregues shume optimist per te ardhmen.

Kerkeses miqesore te shprehur nga Ambasadori i Brazilit ne Shqiperi Z. Joao Tabajara de Oliveira Junior per te vizituar Parkun Kombetar Divjake-Karavasta diten e sotme qe perkon me Diten e Shenjterimit te Nene Terezes iu pergjigjem me gjithe qejf pozitivisht, si gjithmone.

Gjate vizites ne Qendren e Vizitoreve dhe Lagunen e Karavastase, Ambasadori u njoh me vlerat natyrore te parkut, sfidat e perditshme, arritjet dhe numrin e larte te vizitoreve.

Sigurisht nuk mund te mungonte edhe tradita e mbjelljes se nje fidan pishe nga ana e Ambasadorit.

Vizita perfundoi me premtimin per tu rikthyer perseri ne park, per te shijuar edhe sezonin e shpendeve ujor dimerues.

18/08/2023

📍Parku Kombetar Divjake-Karavasta, nje destinacion mjaft i frekuentuar i shume vizitoreve fale vlerave natyrore dhe kulturore, fale kulinarise se pasur me produktet vendas, vijes bregdetare me reren kurative , ajrin e paster te pishave qe zor se e gjeni diku tjeter.

01/04/2023
14/03/2023

Parku kombëtar Divjake karavasta eshte kthyer prej disa vitesh ne nje atraksjon dhe destincjon per diten e veres.Që ne oret e para te dites sot sheshi ne qen...

10/03/2023

Te dashur miq.

Deri më sot kjo faqe ka publikuar aktivitete nga Parku Kombetar Divjake-Karavasta.Kishim shume deshire tju thonim:Shijojini keto pamje. Por fatkeqesisht duhet tju themi : Shikoni se cfare behet! Pamjet flasin vet.

Ja pse na largohen njerezit.
Ja pse na largohen specialistet.

09/03/2023

23/01/2023
19/12/2022
17/11/2022

Sqarim mbi Biletarinë elektronike në Parkun e Divjakës

Gjatë viteve të fundit fluksi i turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka ardhur në rritje, duke sjellë nevojën për vendosjen e një sistemi elektronik biletarie, i cili do të bëjë të mundur hyrjen e vizitorëve dhe mjeteve nëpërmjet aksesit të kontrolluar.

Aksesi i kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave, do të ndihmojë edhe në menaxhimin efektiv e të qendrueshëm në këtë zonë të mbrojtur mjedisore. Vendosja e kontaktit të drejtëpërdrejtë i të gjithë vizitorëve me stafin e parkut, do të ndihmojë këta të fundit për të orientuar fluksin turistik dhe sjelljen e vizitorëve në përputhje me zonimin dhe rregullat e parkut, si dhe do të bëhet i mundur përcaktimi i saktë i numrit të vizitorëve dhe turistëve, regjistrimi i mjeteve motorike dhe gjenerimi i të ardhurave.

Rruga ku vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor. Ajo është nën administrim nga ARRSH, e cila ka dhënë tashmë lejen për instalim.

Investimi po kryhet në kuadër të projektit “Rritja e qendrueshmërisë financiare të sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri”, mundësuar nga UNDP.

Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.

Kudo në botë, parqet kombëtare duhen mirëmbajtur në mënyrë të veçantë për shkak të frekuentimit të lartë nga turistët. Ne kemi disa raste në Shqipëri ku kjo praktikë është aplikuar si në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Për më tepër që banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por e mjaftueshme për ta pastruar, mirëmbajtur dhe investuar në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët.

Në mbështetje të VKM-së nr. 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, do të bëhet edhe caktimi i vlerës së tarifës për hyrjen në park nëpërmjet këtij sistemi elektronik.

Referuar ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, neni 56, pika 2, citohet se: “Ministria, AKZM-ja dhe pushteti lokal nxitin dhe përkrahin nisma, projekte, programe e veprimtari, që synojnë përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore ose që ndikojnë pozitivisht në to”.

Përcaktimi i vendeve të aksesit të kontrolluar në parqet e menaxhuara, për përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që të sigurojë ruajtje në ekosistemet e mbrojtura natyrore dhe për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale e kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë.

12/11/2022

☀️ 7 vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat të regjistruara në histori. Ndryshimet e klimës po na prekin të gjithëve dhe çdo gjë. Çdo veprim në mbrojtje të mjedisit, sado i vogël, bën ndryshimin!

👉🏻 Nuk ka me kohë! Nxito për klimën!

07/11/2022

Address

Zyrat E Parkut
Divjakë
9022

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00
Sunday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share