16/03/2015
DUBAI
GRUP I KONFIRMUAR
599 € 09 Prill – 5 dite
Citymax Bur Dubai 3* - Bed and Breakfast
ershkrimi i Programit:
Dita 01:
Tirane - Shkup - Dubai
Takimi me guiden tone ne Tirane dhe udhetimi me autobus per ne Aeroportin e Shkupit.
Fluturimi Shkup - Dubai.
Qyteti i Dubait per vete zhvillimin e tij eshte zemra pulsuese e portuale) dhe turizmi.
Mberritja ne Dubai dhe pritja nga partneret tane dhe me pas transferta per ne hotel.
Akomodimi ne hotel dhe kohe e lire per darken
Orari i fluturimit: 12.02.2015 FZ792 SHKUP -> DUBAI 13:05 - 21:05
Dita 02:
Dubai ( City Tour )
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 14:00 City Tour Dubai
Dubai – Kryeqendra ekonomike e Emirateve te Bashkuara Arabe ka terhequr gjithmone vemendjen e turisteve te mbare Botes. Gjate ketij programi do te kemi mundesi te vizitojme disa nga peisazhet dhe godinat me te vecanta dhe te bukura ne bote duke qene se ky qytet eshte unik persa i perket kesaj nderthurje te elementeve orientale dhe atyre moderne.
Vizite panoramike:
Fillimisht do ti drejtohemi Xhamise Jumeriah (e cila eshte nje nga xhamite me te bukura ne Dubai). Me pas vazhdojme ne rrugen e famshme Sheikh Zayed (cilesuar edhe si arteria kryesore e qytetit) Gjate kesaj rruge do te kalojme ne Zonen e Biznesit (e mbushur me godina vertete unike) si psh Emirates Tower dhe Qendra e Tregetise Boterore. Gjithcka duket ne harmoni te plote dhe ky program do te vazhdoje te na tregoje mrekulli te tilla si: Burj Kalifa e cila eshte ndertesa me e larte ne bote 818 m, dhe prane saj ndodhet Dubai Mall, qe eshte Qendra Tregtare me e madhe ne bote. Vazhdojme viziten tone ne brendesi te Palmes Jumeirah, e cila eshte nje arkitekture shume e vecante e ndertuar totalisht mbi uje. Aty do kemi mundesi te shohim Hotelin luksoz Atlantis The Palm dhe mundesi per foto panoramike. Me pas do te vizitojme Hotelin Burj Al Arab, i cili eshte hoteli i vetem ne bote me 7*. Mundesi per kohe te lire ne Pazarin e Erzave dhe Frutave te thata duke perfundur programin tone ne zonen e famshme Dubai Gold Souk, e cila per nga vete emri eshte zona me e njohur e Argjendarise ne Lindjen e Mesme.
14:00 – 15:00 Kohe per dreken e cila eshte fakultative
Cfare mund te vizitoni:
• Burj Khalifa ( Hyrja 35 Euro PP - sugjerohet prenotimi disa dite ne avance )
• Burj Al Arab ( Dreke ose Darke fillon nga 145 Euro - sugjerohet prenotimi disa dite ne avance )
Pasdite e lire per te eksploruar qytetin ne menyre individuale dhe shopping.
Akomodimi ne hotel
Dita 03:
Dubai
Tour Opsional Ekstra Pagese - Jeep Safari ne Shkretetire me darke ( 45 Euro PP - Min 20 Persona )
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 15:00 Kohe e lire per plazh ose Shopping
Pas mengjesit ne hotel me sugjerimin e guides mund te vizitoni Dubai Mall.
Aty do kemi mundesi te eksplorojme Qendren Tregtare me te madhe ne bote. Ne perberje te saj gjenden plot 1200 dyqane te markave me prestigjoze. Ne kete qender jane mirepritur 37 milion vizitore ne vit dhe 750 mije cdo jave. Ne brendesi te ambjenteve ndodhet nje Qender Patinazhi, Akuariumi me fasaden me te madhe ne bote, si edhe Kinemaja me e madhe ne rajon. Gjithashtu mund te vizitoni Mall of Emirates, e cila ofron edhe nje Qender sportive per Ski.
15:00 – 21:00 Jeep Safari
Programi yne do te vazhdoje me Jeep Safari ne shkretetire. Jeep Safari i cili do te na beje te kuptojme me se miri jeten e banoreve te shkretetires. Magjia e Shkretetires do te jete e servirur ne menyren me fantastike gjate ketij udhetimi Jeep Safari ne eksplorimin te Dunave dhe Oazeve te cilet ngjasojne me Diamantet ne mes te shkretetires pa fund.Gjate udhetimit do te kemi ndjesine e lirise absolute te cilen shkretetira na fal pa rregulla, pa rruge, pa tabela, por me shume Duna te cilat duken si dallge te stermedha ne nje det pa fund rere, te cilin do e sfidojme dhe arrijme ta mposhtim. Mikpritja Arabe do tju beje te ndieheni si Sheikh, dhe prane Kampit ku do te pushojme dhe do te shijojme Show e organizuar me Belly Dancer dhe Muzike Orientale. Aty do te shijojme darken me ushqime tradicionale ne Barbeque. Pas perfundimit te programit kthimi dhe akomodimi ne hotel. Per kete tur sugjerohen veshje sportive.
Dita 04:
Dubai
Tour Opsional Extra Pagese - Abu Dhabi ( 45 Euro PP - minimum 20 Persona )
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 17:00 Tour ne Abu Dhabi
13:00 – 14:00 Kohe e lire per dreken fakultative
Abu Dhabi – njihet ndryshe si ”Manhatani i Arabise” per shkak te gradacelave ultra moderne. Kryeqyteti i Emirateve te Bashkuara Arabe, shtrihet ne nje ishull ne forme T-je, prane gjirit te Persise. Aty do te kemi mundesi per te vizituar vendet e mrekullueshme si Xhamine “Sheikh Zayed”, nje kryeveper e arkitektures neo-islamike si edhe nje nga xhamite me te bukura ne te gjithe boten. Xhamia ka mbi 1.000 shtylla ne zonat e saj e jashtme te cilat jane te veshur me me shume se 20.000 panele mermeri me gure gjysme te çmuar, duke perfshire guaskat, perlat etj. Vizita e kesaj xhamie eshte nje pervoje vertete e paharrueshme. Turi vazhdon duke pare nga jashte “Pallatin e Emirateve” shume luksoz, i cili ndodhet ne vendin e tij mbreselenes. Me pas do te vizitojme Heritage Village, Marina Mall si edhe ishullin “Saadyat” i cili ofron nje pasqyre te vertete ne zhvillimin e qytetit me te pasur te botes. Ne vazhdim vizitojme edhe ishullin "Yas" ne te cilin ndodhet kompleksi "Ferrari World" dhe pista e garave te "Formula 1".
15:00 – 17:00 Pas perfundimit te programit, kthimi ne Dubai
*Important: Per hyrjen ne Xhamine e Abu Dhabit:
FEMRAT duhet te jene te veshura me menge te gjata deri te kycet e duarve dhe kembeve, me veshje jo-transparente, dhe me nje shami ne koke.
MESHKUJT duhet te jene me pantallona te gjata.
Tour Opsional Extra Pagese - Dhow Cruise me darke ( 40 Euro PP - minimum 20 Persona )
19:00 – 23:00 Dhow Cruise
Ne mbremje do te bejme nje shetitje me Anije Dhow Cruise. Aty do kemi mundesi qe te shohim te gjitha godinat me te larta ne te dy anet e Dubai Creek. Shetitja shoqerohet me muzike orientale duke krijuar atmosfere te kendshme dhe duke shijuar darken me gatime tradicionale. Kjo do te jete nje eksperience me te vertete e paharrueshme gjate diteve te qendrimit ne Dubai.
Transferta dhe akomodimi ne hotel.
Dita 05:
Dubai
Check-out nga hoteli dhe transferta per ne Aeroportin Internacional te Dubait
Fluturimi per ne Shkup
Orari i fluturimit: FZ791 DUBAI -> SHKUP 09:15 - 12:05
Kthimi ne Tirane me autobus
Fund i sherbimit tone.
Shenime:
Te perfshira
• Udhetim me avion Shkup - Dubai - Shkup
• Transferta me autobus Tirane - Shkup – Tirane
• Akomodimi ne Hotel me mengjes
• Programi City Tour Dubai
• Guide profesionale
• Asistenca jone gjate gjithe kohes
Extra Pagese
Cmimi i Vizes nuk perfshihet ( 79 Euro )
NR KOTAKTI 0694577900