Shoqeria e Ndertimit “UANIKONSTRUKSION”sh.p.k. u themelua me vendim Nr.29812 date14 Dhjetor 2000 te Gjykates te Tiranes. Deri ne vitin 2005 selia dhe aktiviteti i shoqeris u zhvillua ne qytetin e Durresit. Me pas kompania zgjeroi aktivitetin e saj dhe me vendim te Gjykates te Tiranes Nr.35128 date 06 Mars 2006 shoqeria u rithemelua me seli qendrore ne Sarande.
“UANI KONSTRUKSION” u t
hemelua nga ortaku i vetem dhe njeheresh administrator i saj Ing.Thanas Uani GOGA, i lindur ne 10 Janar 1943 dhe i diplomuar ne vitin 1967, banor i qytetit te Durresit. Pervoja personale e gjate ndahet ne 5 vjet ne zbatimin e projekteve te ndertimit te objekteve nentoksore, 22 vjet drejtor teknik dhe drejtor ekzekutiv ne ndermarjet e ndertimit te minierave, nxjerjes e perpunimit te mineraleve dhe 18 vjete ne ndertimin e banesave, fillimisht si drejtues kantieri pran “BEST”KONSTRUKSION dhe ne vijim si pronar e drejtues i shoqeris “UANI KONSTRUKSION”. Per plotesimin e objektivave te veta, shoqeria ka punesuar staf inxhinjerash me pervoje te gjate pune, gjithashtu ekonomiste e financier te specializuar. Prioritet per ne ka qene perzgjedhja e specialisteve te kualifikuar qe punojne drejtepersedrejti ne zbatimin e projekteve. Veprimtaria jone eshte orientuar kryesisht ne ndertimin e apartamenteve per treg si dhe te njesive te sherbimin te lidhura me to. Nuk kemi preferuar per te punuar me finacime shtetrore ose te personave te trete. Ben perjashtim ndertimi i dy vilave disi te veçanta ,nje ne fshatin Xhafzotaj Durres dhe tjetra ne fashatin Shkallnur per llogari te nje miku frankoshqiptar. Kemi ndertuar apartamente banimi ne Durres, pran Shkembit te Kavajes dhe ne Sarande. Ne total kemi ndertuar 178 apartamente banimi dhe 21 ambiente te sherbimit ,si dhe parkingje nentoksor per çdo ndertese. Ne strategjine tone nuk kemi patur ekspansionin, por nje ecuri modeste me mundesit tona financiare duke mbajtur si prioritet baze standartet teknike dhe te cilesise per te qene te pelqyshem ne treg.Mund te themi qe ne Durres kemi ndertuar apartamente jo vetem te sigurta ndaj sizmicitetit, por te kompletuar me distributor qendror te gazit per ngrohje dhe gatim, me sistem ngrohes te kompletuar dhe me ndriçim alternative per çdo apartament. Kemi ndertuar dhe ne kushte teper te veshtira gjeologo-inxhinjerike duke perdorur perforcim me pilota te shpateve te germimit.