G Travel Club

G Travel Club Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from G Travel Club, Tour guide, Rruga Muc shqiptari, Elbasan.
(5)

G Travel Club, me një përvojë 9-vjeçare në menaxhimin e turizmit, ju ofron paketat më të mira të udhëtimeve aventureske dhe kulturore, unike dhe të paharrueshme, si në Shqipëri ashtu edhe në rajon.

10/10/2020

🚶‍♂️Liqeni i Zambakeve (Dushkut) 🏞 Grup i konfirmuar!!!

Nisja neser diten e diele dt 11 Tetor ora 07:00 tek pallati i sportit ku nisen autobuzat e Tiranes.

ℹ️ Çfare duhet te keni me vete: Veshje Sportive, Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, veshje kundra shiut /çader, 1.5 Litra uje, rroba pambuku per nderrese, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata, ushqim sipas deshires ose dreka e lire tek restorant BioFarm Gramsh.

⚠️ Kujdes! Për shkak të situatës së krijuar prej covid-19, maskat janë të detyrueshme gjatë udhëtimit me autobuz.

Edhe pak vende per tek Liqeni i Dushkut ne Gramsh!Nxitoni te rezervoni
10/10/2020

Edhe pak vende per tek Liqeni i Dushkut ne Gramsh!

Nxitoni te rezervoni

Valbona & Alpet Shqiptare me traget ❤️Nisje nga Elbasani - 7900 LekëE Shtunë e Dielë dt 17-18 Tetor (datat e fundit para...
09/10/2020

Valbona & Alpet Shqiptare me traget ❤️
Nisje nga Elbasani - 7900 Lekë
E Shtunë e Dielë dt 17-18 Tetor (datat e fundit para mbylljes së sezonit turistik të trageteve në liqenin e Komanit)

📃 Programi:
Dita 1: Nisja nga Elbasani në orën 05:00 (Arsyeja e nisjes kaq herët është orari i tragetit). Nisja do bëhet tek pallati i sportit në krahun e ish kinemasë. Ndalesa gjatë rrugës 20-30 min. Mbërritja në digën e Komanit rreth orës 08:30. Pas mbërritjes dhe imbarkimit në target, nisja e udhëtimit për rreth 2.5 orë përgjatë liqenit të Komanit ku do të shijoni gjatë gjithë udhëtimit natyrën e mrekullueshme dhe bukuritë natyrore të zonës. Pas mbëritjes dhe një pushimi të shkurtër në qytetin e Bajram Currit, nisemi për në Valbonë për të konsumuar drekën. Pasdite, vizitojmë qendrën e Vablonës, Liqenin e Xhemës (10-15 min ecje) si dhe mullirin e vjetër. Mbrëmja e lirë për argëtim me grupin. Darka në Bujtinë.

Dita 2️: Paradite pas mëngjesit, përgatitemi për ecje të lehtë duke ndjekur shtegun që të con tek fshati Kukaj. Pas një ndalese në fshat për të pirë dicka tek bujtinat e zonës, kthehemi përsëri në Valbonë. Dreka e lirë në Valbonë. Pas dreke, nisemi drejt Kosovës me ndalesë në qytetin e Prizrenit. Në Prizren vizitojmë urën e gurit, qytetin e vjetër të Prizreit, Lumin e Prizrenit, Xhamia e Sinan Pashasë etj. Pas një vizite te shkurtër të Prizrenit dhe kohë të lirë, nisemi drejt Shqipërisë dhe Elbasanit.

Çmimi për këtë organizim: 7900 Lekë për person.

Të përfshira janë:
✔️ Transporti vajtje – ardhje me autobuz komod
✔️ Bileta e tragetit Koman - Fierzë
✔️ Fjetja në bujtina në Valbonë në dhoma 2she, 3she ose 4she
✔️ 1 Mëngjes + 1 Drekë + 1 Darkë me gatime tradicionale të zonës.
✔️ Shoqëruesi i grupit

Nuk përfshihen:
❌ Dreka e ditës së dytë & pijet
❌ Cdo gjë tjetër që nuk është përmendur në program.

ℹ️ Çfarë duhet të keni me vete: Veshje Sportive, Këpuce për Hiking ose Atlete, Çantë shpine, 1.5 Litra ujë, rroba pambuku për ndërresë + rroba me mëngë të gjata për darkën e freskët, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta të thata, çokollata.

REZERVONI:
📥Inbox ose:
📲Cel/Whatsapp +355 68 4424443
📧[email protected]

09/10/2020

Into the woods of UNESCO
G Travel Club & .fitness

09/10/2020

Into the woods of UNESCO
G Travel Club & .fitness

08/10/2020

Nature is all we need... fitness

🚶Liqeni I Zambakëve 🏞1400 Leke - e Diele dt 11 Tetor📜 Programi:Nisja nga Elbasani në orën 07:00. Nisja do të bëhet tek p...
07/10/2020

🚶Liqeni I Zambakëve 🏞
1400 Leke - e Diele dt 11 Tetor

📜 Programi:
Nisja nga Elbasani në orën 07:00. Nisja do të bëhet tek pallati i sportit në krahun e ish kinemasë. Udhëtimi me autobuz komod. Ndalesa e parë për kafe do të jetë në një bar pranë liqenit të Banjës. Pas ndalesës për kafe nisemi për Kodovjat, drejt ambjentit të mrekullueshëm natyror të Biofarmës, ku do të vizitojmë Liqenin e Zambakëve ose siç njihet ndryshe si Liqeni i Dushkut i cili ndodhet afër fshatit Lenie, në lartësinë 1105m mbi nivelin e detit. Ai është tip i liqeneve akullnajore me një gjatësi rreth 800m dhe gjerësi rreth 400m. Rrethohet nga një pyll i dendur pishash me sipërfaqe rreth 12ha. Do të ndjekim shtegun me një ecje për rreth 2 orë për të bërë një qarkore rreth tij, dhe për te shijuar kohën e lire me pamje mahnitëse. Sipas dëshirës mund të konsumohet ushqimi (sanduiç me vete) tek Liqeni i Zambakëve ose tek restoranti Biofarmës. Më pas ndjekim të njëjtin shteg për tu kthyer tek Biofarma ku siaps dëshirës mund të konsumohet dreka ose pije (koha e parashikuar në ambjentet e Biofarmës do të jetë rreth 1 orë e 15 minuta). E gjithë ecja zgjat rreth 4 orë vajtje-ardhje . Që nga nisja e ecjes tek Biofarma e deri tek Liqeni i Zambakeve do të përshkohet një ngjitje me disnivel rreth 450 metra, me nivel të lehtë pa vështirësi, ku çdokush në një gjëndje të mirë fizike mund të marri pjesë. Pas një ekperience plot adrenalinë, bëhemi gati për tu kthyer në Elbasan rreth orës 16:00.
🔵Opsionale : Udhëtimi gjithashtu mund të bëhet me anë të kuajve. Ju lutem kini parasysh që 5 kuaj janë në dispozicion, ku 5 persona mund të marrin pjesë. Kohëzgjatja e udhëtimit deri tek Liqeni i Zambakëve është rreth 45 minuta
🔵Opsionale : Udhëtimi gjithashtu mund të bëhet më anë të makinave 4x4. Ju lutem kini parasysh që 9 persona mund të marrin pjesë. Kohëzgjatja e udhëtimit deri tek Liqeni i Zambakëve është rreth 25 minuta.

Çmimi per kete organizim: 1400 Leke per person.

Te perfshira jane:
✔️Transporti vajtje – ardhje me autobuz komod
✔️Shoqëruesi i grupit

Nuk perfshihen:
❌Ushqimi & pijet
❌1 kalë: çmimi 1.200 lekë
❌1 person në makinë 4x4: çmimi 600 lekë
❌Çdo gje tjeter qe nuk eshte permendur ne program.

ℹ️ Çfare duhet te keni me vete: Veshje sportive, këpucë të përshtatshme për ecje, çantë shpine, 1.5 Litra ujë, rroba pambuku për ndërrese, krem dielli, kapele, syze dielli, fruta të thata, cokollata, ushqim sipas dëshirës (sanduiç) ose konsumohet ushqimi tek restoranti i Biofarmës.

REZERVONI:
📥Inbox ose:
📲Cel/Whatsapp +355 68 4424443
📧[email protected]

Liqenet & Pyjet e Rrajces (UNESCO) hiking me G Travel Club & Cufo Fitness Center 💪
05/10/2020

Liqenet & Pyjet e Rrajces (UNESCO) hiking me G Travel Club & Cufo Fitness Center 💪

03/10/2020

🚶‍♂️Pyjet e Rrajces (UNESCO) & Liqenet akullnajore 🏞 Grup i konfirmuar!!!

Nisja neser diten e diele dt 4 Tetor ora 06:00 tek pallati i sportit ku nisen autobuzat e Tiranes.

ℹ️ Çfare duhet te keni me vete: Veshje Sportive, Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, veshje kundra shiut /çader, 1.5 Litra uje, rroba pambuku per nderrese, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata, ushqim sipas deshires (sanduiç).

⚠️ Kujdes! Për shkak të situatës së krijuar prej covid-19, maskat janë të detyrueshme gjatë udhëtimit me autobuz.

"Pyjet e Rrajces", tashmë në trashegiminë botërore të Unesko’s. Cufo Fitness Center
01/10/2020

"Pyjet e Rrajces", tashmë në trashegiminë botërore të Unesko’s. Cufo Fitness Center

👏
29/09/2020

👏

🚶‍♂️Pyjet e Rrajces (UNESCO) & Liqenet akullnajore 🏞1400 Leke - e Diele dt 4 Tetor📃 Programi:Nisja nga Elbasani ne oren ...
28/09/2020

🚶‍♂️Pyjet e Rrajces (UNESCO) & Liqenet akullnajore 🏞
1400 Leke - e Diele dt 4 Tetor

📃 Programi:
Nisja nga Elbasani ne oren 06:00. Nisja do behet tek pallati I sportit ne krahun e ish kinemase. Ndalesa e pare per kafe ne Hotolisht. Pas ndaleses per kafe nisemi me furgonat e zones drejt fshatit Rrajce ne brendesi te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanica, nder me te medhenjte ne Shqiperi. Pas mberritjes tek vendi I parkimit nisemi drejt Liqeneve akullnajore te Rrajces duke ecur se pari ne "Shtegu i Aheve" dhe terrenit jo shume malor. “Pyjet e Rrajces” Pasuri Boterore e mbrojtur nga UNESCO ne vitin 2017 si te vetmet trashegimi natyrore boterore (ne Shqiperi) bashke me Lumin e Gash*t qe ndodhet ne Tropoje. Liqenet e Rrajces ndodhen ne shpatin lindor te malit te Shebenikut, te vendosura ne nje cirk te madh kompleksesh akullnajore, pjese e Parku Kombetar i Shebenik-Jabllanice shtrihen ne nje lartesi prej rreth 2200 metra ne te cilen ndodhen, i ben ato te veçanta dhe atraktive per tu vizituar. E gjithe ecja eshte rreth 16 km e gjate, me disnivel rreth 950 metra dhe zgjat rreth 7 ore vajtje-ardhje. Nje ngjitje me nivel meastar pa shume veshtiresi, ku cdokush ne nje gjendje te mire fizike mund te marri pjese.

Çmimi per kete organizim: 1400 Leke per person.

Te perfshira jane:
✔️ Transporti vajtje – ardhje me autobuz komod
✔️ Shoqëruesi i grupit

Nuk perfshihen:
❌ Ushqimi & pijet
❌ Cdo gje tjeter qe nuk eshte permendur ne program.

ℹ️ Çfare duhet te keni me vete: Veshje Sportive, Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, veshje kundra shiut /çader, 1.5 Litra uje, rroba pambuku per nderrese, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata, ushqim sipas deshires (sanduiç).

REZERVONI:
📥 Inbox ose:
📲 Cel/Whatsapp +355 68 4424443
📧 [email protected]

🚶‍♂️Liqeni i Dushkut & Liqeni i Zi - Gramsh 🏞1600 Lekë - e Dielë dt 27 Shtator📃 Programi:Nisja nga Elbasani në orën 07:0...
23/09/2020

🚶‍♂️Liqeni i Dushkut & Liqeni i Zi - Gramsh 🏞
1600 Lekë - e Dielë dt 27 Shtator

📃 Programi:
Nisja nga Elbasani në orën 07:00. Nisja do bëhet tek pallati i sportit në krahun e ish kinemasë. Udhëtimi me autobuz komod. Ndalesa e parë për kafe do të jetë në një ambient pranë natyrës së bukur të Gramsh*t, në fermën Biofarm. Pas ndalesës për kafe nisemi për tek Liqeni i Dushkut i cili ndodhet në afërsi të fshatit Lenie, rrëzë anës veriperëndimore të malit të Komianit, në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi rreth 400 m. Rrethohet nga një pyll i dendur pishash me sipërfaqe rreth 12 ha. Së bashku me pyllin rrethues formon një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor. Do të përshkojmë një distancë rreth 7 km, ku do alternohet ecja në dy liqenet fantastike në këtë zonë Liqeni i Dushkut dhe Liqeni i Zi në Lenie. Në fillim do të vizitojmë Liqenin e Dushkut ku do të ecim rreth 2 orë për të bërë një qarkore rreth tij, me pas do i drejtohemi Liqenit të Zi ku do konsumojmë edhe ushqimin me pamje mahnitëse. E gjithë ecja është rreth 14 km e gjatë, me disnivel rreth 490 metra dhe zgjat rreth 5 orë vajtje-ardhje. Një ngjitje me nivel të lehtë pa vështirësi, ku çdokush në një gjendje të mirë fizike mund të marrë pjesë. Pas një ekperience plot adrenalinë, bëhemi gati për t'u kthyer në Elbasan rreth orës 17:30.

Çmimi për këtë organizim: 1600 Lekë për person.
Të përfshira janë:
✔️ Transporti vajtje – ardhje me autobuz komod
✔️ Shoqëruesi i grupit
REZERVONI:
📥 Inbox ose:
📲 Cel/Whatsapp +355 68 4424443
📧 [email protected]

22/09/2020

Nga maja e Bukanikut, Gjinar, Elbasan Cufo Fitness Center

Maja e Bukanikut me .fitness 100% e grupit ne maje 💪
21/09/2020

Maja e Bukanikut me .fitness 100% e grupit ne maje 💪

20/09/2020
19/09/2020

Maja e Bukanikut & Gjinari Turistik !!! Grupi i konfirmuar.

Nisja nesër ditën e diele dt 20 Shtator ora 06:30 tek pallati i sportit ku nisen autobuzat e Tiranës.

Çfarë duhet të keni me vete: çantë shpine, veshje sportive, këpucë mali/atlete, bluze pambuku për nderrese, 1.5l ujë për person.

⚠️ Kujdes! Për shkak të situatës së krijuar prej covid-19, maskat janë të detyrueshme gjatë udhëtimit me autobuz.

🚶‍♂️Maja e Bukanikut & Gjinari Turistik 🏞1200 Lekë - e Dielë dt 20 Shtator📃 Programi:Nisja nga Elbasani në orën 06:30. N...
14/09/2020

🚶‍♂️Maja e Bukanikut & Gjinari Turistik 🏞
1200 Lekë - e Dielë dt 20 Shtator

📃 Programi:
Nisja nga Elbasani në orën 06:30. Nisja do bëhet tek pallati i sportit në krahun e ish kinemasë. Udhëtimi me autobuz komod zgjat rreth 1 orë, për të mbërritur në fshatin e Gjinarit. Sapo futesh në fshat, sheh një brez pyjor mjaft të pasur pishash të larta e të dendura, ku ndjehet aroma karakteristike e rrëshirës së tyre. Sa më shumë i afrohesh qendrës së fshatit aq më piktoresk duket peizazhi. Ndalesa e parë për kafe do të bëhet pikërisht në qendër të fshatit.
Zona e Shpatit, karakterizohet nga një zonë me reliev malor, e cila shquhet për pyjet e pishave dhe shumëllojshmërinë e haloreve, me liqene të krijuar nga shkrirja e dëborës. Rrugëtimi jonë do të jetë në pikën më të lartë të zonës së Shpatit, në majën e Bukanikut, e cila është 1831 metra mbi nivelin e detit. Është një ngjitje me nivel meastar pa shumë vështirësi, ku çdokush në një gjëndje të mirë fizike mund të marrë pjesë. E gjithë ecja është rreth 14 km e gjatë, me disnivel rreth 900 metra dhe zgjat rreth 7 orë vajtje-ardhje. Gjatë eksplorimit do të ndalojmë herë pas here në vendet më pikante për të bërë foto me pamjet spektakolare natyrore të kombinuara me freskinë e oksigjenizuar të pishave. Dreka parashikohet të konsumohet në majën e Bukanikut. Më pas vazhdojmë eksperiencën tonë plot adrenalinë për të zbritur nga një shteg tjetër drejt fshatit të Gjinarit. Kthimi në Elbasan do të jetë rreth orës 17:00.

Çmimi për këtë organizim: 1200 Lekë për person.
Të përfshira janë:
✔️ Transporti vajtje – ardhje me autobuz komod
✔️ Shoqëruesi i grupit

REZERVONI:
📥 Inbox ose:
📲 Cel/Whatsapp +355 68 4424443
📧 [email protected]

Thethi kurdohere magjik ❤️ Faleminderit grupit per atmosferen elektrizuese 😬
14/09/2020

Thethi kurdohere magjik ❤️ Faleminderit grupit per atmosferen elektrizuese 😬

Mirëmëngjes nga Thethi ❤️
13/09/2020

Mirëmëngjes nga Thethi ❤️

12/09/2020

Live nga Ujvara e Thethit me grupin super energjik

11/09/2020

Thethi & Alpet Shqiptare !!! Grupi i konfirmuar.

Nisja nesër ditën e shtunë dt 12 Shtator ora 05:30 tek pallati i sportit ku nisen autobuzat e Tiranës.

Çfarë duhet të keni me vete: çantë shpine, veshje sportive, këpucë mali/atlete, veshje të ngrohta për ndërresë si dhe për natën e freskët, 1.5l ujë për person.

⚠️ Kujdes! Për shkak të situatës së krijuar prej covid-19, maskat janë të detyrueshme gjatë udhëtimit me autobuz.

10/09/2020

Shpesh herë na thonë që ju që bëni kamping e keni n'terezi... Jo gjithmonë e kemi, por pasioni mbi të gjitha 🙃

Edhe pak vende te lira per udhetimin e fundjaves Dt. 12 - 13 Shtator per ne Theth 🥰. Prenotimet mbyllen te Enjten dt. 10...
09/09/2020

Edhe pak vende te lira per udhetimin e fundjaves Dt. 12 - 13 Shtator per ne Theth 🥰. Prenotimet mbyllen te Enjten dt. 10 Shtator ora 20:00

THETHI & Alpet Shqipëtare ❤️Nisje nga Elbasani - 7500 LekëE Shtunë e Dielë dt 12-13 Shtator📃 Programi:Dita 1: Nisja nga ...
07/09/2020

THETHI & Alpet Shqipëtare ❤️
Nisje nga Elbasani - 7500 Lekë
E Shtunë e Dielë dt 12-13 Shtator

📃 Programi:
Dita 1: Nisja nga Elbasani në orën 05:30. Nisja do bëhet tek pallati I sportit në krahun e ish kinemasë. Ndalesa gjatë rrugës 20-30 min. Mbërritja në Theth rreth orës 13:00. Akomodimi në Bujtina dhe më pas dreka me ushqime tradicionale të zonës. Pas dreke, ecje përgjatë lumit dhe vazhdojmë drejt ujëvarës. Mbas eksplorimit të ujëvares, vizitojmë Kullën e ngujimit 400 vjecare. Darka dhe fjetja në bujtina.

Dita 2: Pas mëngjesit nisemi për të vizituar kanioniin e Grunasit, vaskat e gurit dhe syrin e kaltër e kombinuar me transportin e zonës. Mbas eksplorimit të mrekullive të Thethit bëhemi gati për kthim në Elbasan. Dreka e lirë opsionale në Shkodër gjatë pushimit të programuar. Mberritja në Elbasan rreth orës 21:30.

Çmimi për këtë organizim: 7500 Lekë për person.
Të përfshira janë:
1- Transporti vajtje – ardhje me autobuz komod
2- Fjetja në bujtina në Theth në dhoma 2-she, 3-she ose 4-she
3- 1 Mëngjes + 1 Drekë + 1 Darkë me gatime tradicionale të zonës
4- Transporti vajtje – ardhje Theth Nderlysa me automjetet e zones për vizitën tek vaskat e gurit dhe syrin e kaltër
5- Shoqëruesi i grupit

REZERVONI:
Inbox ose:
Cel/Whatsapp +355 68 4424443
email: [email protected]

07/09/2020

Duke zbritur tek kanionet e Erzenit.

Super grupi gjatë udhëtimit tek Shpella e Pëllumbasit & Kanionet e Erzenit (aktivitet i datës 6) 🤩👌
07/09/2020

Super grupi gjatë udhëtimit tek Shpella e Pëllumbasit & Kanionet e Erzenit (aktivitet i datës 6) 🤩👌

Address

Rruga Muc Shqiptari
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 12:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when G Travel Club posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to G Travel Club:

Videos

Share

Category

Rreth G Travel Club

G Travel Club, ka bërë bashkë njerëz të apasionuar dhe me përvojë të gjatë në menaxhimin e turizmit për t’ju ofruar paketa të larmishme me udhëtime aventureske apo kulturore, unike dhe të paharrueshme si në Shqipëri ashtu edhe në rajon. Falë marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të suksesshme me një gamë të gjerë hotelesh dhe furnitorësh vendas, G Travel Club ofron produkte turistike të personalizuara, me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese. Suksesi ynë bazohet në profesionalizmin, përgjegjësinë, transparencën dhe besimin që arrijmë të ndërtojmë si me klientët ashtu edhe me partnerët tanë të biznesit.

Këtu në G Travel Club, klientët tanë janë përparësia jonë. Të qenit vazhdimisht aktivë në rajon, na lejon të njohim mirë destinacionet, të sugjerojmë paketa turistike në përputhje me kërkesat e klientëve dhe të garantojmë cilësinë më të lartë të shërbimit. Mal apo det? Zhytje apo hiking? Kala shekullore apo amfiteatër antik? Në konsultim me ju, ne sigurohemi që çdo itinerar të jetë i përshtatshëm në mënyrë të përkryer si për klientët që tërhiqen pas udhëtimeve eksploruese të tipit aventurë, ashtu edhe për ata që parapëlqejnë turizmin kulturor.

Ne sigurohemi që t'ju ofrojmë informacione të rëndësishme para dhe gjatë udhëtimit. Përveç vizitës së pikave kryesore më interesante të destinacioneve të ofruara, ne, gjithashtu, ju tregojmë disa “gurë të çmuar” që shumë turistë nuk do të kenë kurrë rast tjetër t’i vizitojnë.

Ne e kuptojmë që një përvojë udhëtimi ka të bëjë edhe me detajet e vogla përveç pikave kyce, prandaj përpiqemi të bëjmë përshtypje në çdo aspekt të udhëtimit. Profesionalizmi dhe përvoja na kanë aftësuar të kuptojmë dhe menaxhojmë nevojat e veçanta të çdo udhëtari.


Other Tour Guides in Elbasan

Show All