Agjensia e Trashegimise Kulturore

Agjensia e Trashegimise Kulturore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjensia e Trashegimise Kulturore, Gjirokastër.

Turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar muzetë në Gjirokastër këtë fillim janari. Ata shprehin interesin të mësojnë më ...
06/01/2025

Turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar muzetë në Gjirokastër këtë fillim janari. Ata shprehin interesin të mësojnë më shumë përreth historikut të luftës, kulturës, traditave dhe etnografisë së qytetit të gurtë.
Mirësevini në Gjirokastër!

Pavarësisht nga vështirësitë e kaluara, sfidat, uljet dhe ngritjet, prapë jemi të fortë sepse jeta është shumë e bukur!!...
31/12/2024

Pavarësisht nga vështirësitë e kaluara, sfidat, uljet dhe ngritjet, prapë jemi të fortë sepse jeta është shumë e bukur!!!!
Agjensia e Trashëgimisë Kulturore Ju uron një vit të ri të mbushur me shpresë , energji pozitive dhe gëzim.
Me shpresë dhe entuziazëm, dashuri dhe besim mirëpresim ditët që vijnë.
Ju urojmë një vit të mbarë, të mbushur me bekime , shëndet dhe gëzime në familje!!
Për shumë vjet...Gëzuar!

25/12/2024
Në këtë ditë të veçantë, Agjensia e Trashëgimisë Kulturore ju uron  të jeni të rrethuar nga lumturia dhe harmonia! Sjell...
25/12/2024

Në këtë ditë të veçantë, Agjensia e Trashëgimisë Kulturore ju uron të jeni të rrethuar nga lumturia dhe harmonia! Sjelltë kjo festë bekime dhe shëndet në familjet tuaja!
Gëzuar Krishtlindjet!

Muzeumet janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndë...
24/12/2024

Muzeumet janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe paqes mes popujve.
Muzetë veprojnë si qendra kulturore.
Muzetë janë shndërruar në qendra kulturore dhe hapësira sociale ku komunitetet mblidhen për të mësuar, angazhuar dhe ndarë përvojat. Ata organizojnë një sërë programesh edukative, punëtori dhe ngjarje që kujdesen për interesa dhe grupmosha të ndryshme. Kur vizitoni muzetë, bëheni pjesë e përvojës.

Nëse dëshironi të bëni diçka ndryshe përgjatë këtyre ditëve festive, vizitoni muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër. Historiku i tij do t’ju befasojë!

GJIROKASTRANjë nga qytetet më të rëndësishme në Shqipërinë jugore, e shpallur qytet muze. Ajo është ndërtuar në shpat të...
18/12/2024

GJIROKASTRA
Një nga qytetet më të rëndësishme në Shqipërinë jugore, e shpallur qytet muze. Ajo është ndërtuar në shpat të një mali dhe njihet për rrugicat e ngushta dhe karakteristike prej guri. Shtëpitë e banimit kane formën e kullave mesjetare të përbëra nga një kompleks ndërtesash me arkitekturë karakteristike. Kalaja e qytetit duket si një ballkon mbi qytet. Ajo u jep mundësinë vizitorëve të shijojnë një peisazh shumë të bukur. Muzeu kombëtar i armeve ndodhet brenda kalasë. Armët që janë prodhuar dhe përdorur nga shqiptarët që nga koha e antikitetit janë ekspozuar atje.

Çfarë mund të vizitosh

Muzeu i Armëve,
i cili gjendet brenda në kala, tregon zhvillimin e armëve në Shqipëri nga antikiteti në ditët e sotme.

Muzeu Etnografik,
njihet ndryshe dhe si shtëpia e lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Në ditët e sotme vizitohet nga shumë turistë të interesuar për etnografinë, kulturën dhe traditat shqiptare.

Kalaja e Gjirokastres
është një fortesë e madhe me një vendndodhje fantastike duke zënë gjithë luginën e Drinos. Ndërtimi i saj ka zgjatur për shekuj dhe vetëm në shekullin e XII mori formën e kalasë. Kur dalin nga kalaja vizitorët shëtisin në të dy anët ku ka 200 shtëpi guri.

Nxënësit e shkollës së mesme "Asim Zeneli" në kuadër të aktiviteteve për promovimin e turizmit, organizuan një aktivitet...
17/12/2024

Nxënësit e shkollës së mesme "Asim Zeneli" në kuadër të aktiviteteve për promovimin e turizmit, organizuan një aktivitet me të ftuar znj. Alida Mati, guidë në muzeun "Kala".
Znj. Mati ndau me nxënësit përvojën e saj. Sipas saj, ciceroni jo vetëm u përcjell informacione vizitorëve, por ndikon edhe në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit të gurtë.

16/12/2024
Mirësevini në qytetin e gurtë! Ky është qyteti që të mrekullon me magjinë e tij. Akoma dhe më e bukur duket Gjirokastra ...
05/12/2024

Mirësevini në qytetin e gurtë!
Ky është qyteti që të mrekullon me magjinë e tij.
Akoma dhe më e bukur duket Gjirokastra në dhjetorin festiv, nën petkun e dritave shumëngjyrëshe!!
Agjensia e Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Gjirokastër, me rastin e festave të fundvitit ju fton të vizitoni qytetin, ku kalaja, rrugët me kalldrëm dhe muzeumet do t'ju mësojnë më shumë për historinë dhe traditat e këtij qyteti.
Në muzetë tanë do të gjeni një shërbim të përkryer nga guidat profesionale.
Ju mirëpresim!

Banesa Muze ISMAIL KADARE
04/12/2024

Banesa Muze ISMAIL KADARE

Address

Gjirokastër
6001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjensia e Trashegimise Kulturore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Agjensia e Trashegimise Kulturore:

Share