29/06/2020
Sipas vendimit te qeverise Greke,nga dt 1 Korrik deri ne 31 Gusht, cdo udhetare qe do hyj ne Republiken e Greqise,pavaresisht nenshtetesise duhet te plotesojne detyrimisht PROTOKOLLIN e MBERRITJES ne GREQI,ta printojne dhe ta kene me vete ne pikat kufitare.Protokolli plotesohet 48 ore deri ne 72 ore perpara udhetimit.
Top Lines komunikoi me Ministrine e Mbrojtjes Civile dhe konfirmoi se kete forme duhet ta plotesoj cdo pasagjer qe hyn ne Greqi, qofte me leje qendrimi ne Greqi ose turist. Gjithashtu kete formular duhet ta plotesoj cdo udhetar pavaresisht mjetit qe udheton (makine,autobuz,anije,aeroplan etj)
Ne platforme plotesohen:
Menara e udhetimit (autobuz,makine,tren,avion etj)
Emri i firmes qe udhetoni, numri I sediljes etj.
Pika doganore e hyrremi
Te dhenat personale te udhetarit(emer,mbiemer,pasaporta, etj)
Vendi ku do qendroj ne Greqi
Kontakti i sigurise (nje person ku do qendroj, adresa dhe telefoni i personit
Keto te dhena plotesohen per te gjithe pasagjeret dhe pjestaret e familjes.
Mbasi plotesohet kjo platforme, do ju vij nje email qe u regjistruat me sukses,dhe mbas disa oresh do ju vij nje konfirmim me kod.Kete konfirmim duhet ta printoni dhe ta keni me vete ne piken kufitare ku do ja dorezoni policase. Pa kete vertetim nuk do lejohet asnje person te hyj ne Greqi, qofte dhe qytetare
Per cdo informacion me te hollesishem telefononi ne zyren tone ☎031124646📱0696095701📱0696095702 📱0682210464