Zgjanë village

Zgjanë village Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zgjanë village, Tourist Information Center, Lushnjë.

28/04/2023
Zone by Dumrea❤
12/05/2020

Zone by Dumrea❤

07/05/2020
Forest Mollas❤⛰
05/05/2020

Forest Mollas❤⛰

Zone by Dumrea
05/05/2020

Zone by Dumrea

04/05/2020

Fshati Zgjanë
Një përpjekje për të hartuar historikun e fshatit
Fshati ndodhet 6.7 km në lindje të qytetit të Lushnjës. Nga pikëpamja gjeografike fshati ka shtrirje kodrinore. Fshati është 128 m mbi nivelin e detit (kjo vlen vjen për lagjen e Sipërme). Sipas ndarjes territoriale të vitit 2015 fshati bënë pjesë në Njësinë Administrative Karbunarë, Bashkia Lushnje. Në veri kufizohet me fshatin Balaj. Në lindje kufizohet me fshatin Murriz Peqin. Në juglindje kufizohet me fshatin Biçakaj. Në jug kufizohet me fshatin Skilaj. Në perëndim kufizohet me fshatin Karbunarë e Sipërme (e njohur si Karbunarë e Vogël).
Fshati ka kushte të favorshme klimaterike e tokësore për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe drunore. Klima mesatare me reshje luhatet nga 950-1150 m/m në vit. Dimër i ftohtë dhe verë e nxehtë. Shpesh në fshat janë verifikuar edhe ngrica.
Gjetjet më të hershme arkeologjike të zbuluara në fshatin Zgjanë i përkasin periudhës Qytetare Ilire. Të tjera gjetje arkeologjike (gjetje të rastit) janë zbuluara në pjesën e sipërme të kodrës me toponimin “kisha” edhe këto i përkasin periudhës Qytetare ilire. Tek varrezat e vjetra të fshatit sipas dëshmive ka qenë një teqe e vjetër me përmasa të vogla. Sot kjo teqe nuk ruhet më pasi është prishur në vitin 1967.
Fshati Zgjanë mendohet të jetë formuar në shek. XVII.
Emri i Zgjanës e gjejmë për herë të parë në një dokument të vitit 1848 ku përmendet si çiflig me 10 shtëpi dhe 70 banorë. (AQSh. Fnr 128. Dnr 98. Viti 1848 f. 2). Nga pikëpamje gjeografike fshati shtrihet në disa lagje të veçuara dhe pak në distancë nga njëra tjetra. Lagja më e vjetër është pjesa e ndërtuar në shpatin e kodrës e njohur edhe si “lagja e Sipërme” e cila është 127 mbi nivelin e detit. Me kalimin e viteve shumë familje zbritën dhe u vendosën në poshtme të kodrës pranë rrugës automobilistike. Në jug të fshatit buzë rrugës automobilistike kalon përroi i Lunjës një nga më të gjatët në Darsinë e Lushnjës.
Toponime: “pylli i Zgjanës”, “kisha e Zgjanës”, “gryka e Rroithit”, “përroi i Sharrës”, “fusha e Gjatë”,
“lagjja e Pyllit”, “lagjja e Çezmës”, “lagjja e Poshtme”, “lagjja e Shkollës”, “teqeja” (kjo teqe ka qenë tek varrezat e fshatit) etj.
Fiset që popullojnë fshatin janë: fisi “Arapi”, “Çullhaj”, “Çela”, “Hoxha”, “Lika”, “Seferi”,“Sulovari”.
Gjatë Luftës së Parë Botërore në fshat nuk janë regjistruar dëme.
Mbështetur në statistikat e vitit 1938 të botuar në revistën “Hylli i Dritës” zbulojmë se numri i popullsisë së fshatit ishte 80 banorë të ndarë në 48 meshkuj dhe 32 femra. Të gjithë të besimit myslimanë. Numëroheshin 12 shtëpi banimi.
Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare banorët e këtij fshati kanë ndihmuar forca partizane me strehim ushqime dhe veshmbathje. Këshilli Nacional Çlirimtar u ngrit në Nëntor të vitit 1943. Nga ky fshat ka rënë dëshmore Ike Ali Çela. Siç thuhet në dosjen e saj më 23.09.1944 kur Ike Çela doli nga shtëpia e saj me qerren të mbushur me armatime, ushqime për partizanët kapet nga forcat gjermanët dhe pushkatohet në vend. Me vendim Nr 108/3 datë 3.3.1946 të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit Lushnjë është shpallur dëshmore. Eshtrat e saja prehen në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Lushnjës.
Shtëpia bazë lufte Ali Sulovari por në fshat ka pasur edhe të tjera familje që kanë qenë të lidhura me luftën.
Në vitin 1949 fshati numëronte 134 banorë.
Në vitin 1958 u kthye ndarja administrative me Lokalitete qendra e Lokalitetit u vendos fshati Hysgjokaj. Në këtë lokalitet bënte pjesë edhe fshati Zgjanë bashkë me 15 fshatra të cilat kaluan me Lushnjën. Po në vitin 1958, u formua Kooperativa Bujqësore. Si drejtim kryesorë kishte prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imta. Zgjana ka pasur edhe një dhomë muzeale, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Pranë fshatit është ndërtuar edhe një rezervuar për ujitje.
Shkolla fillore u hap në viti 1963 me drejtor Josif Koçin nga Bubullima.
Në vitin 1967 Zgjana ka qenë qendër e fshatit të bashkuar që përfshinte fshatrat: Biçakaj, Skilaj, Balaj, Murriz-Peqin.
Kolektivizimi qëndroi deri në vitin 1990, kur me vendim të Plenumit të KQ të P. PSh-së, datë 17 prill 1990, fshatarëve u la e lirë të mbanin lopë, dele dhe u dha çdo familjeje 4 dynym tokë. Ndryshimet që ndodhen në fillim të viteve ’90 sollën largimin e një pjesë të banorëve.
Në statistikat e vitit 2015 fshati Zgjanë numëron 526 banorë të ndarë në 127 familje.
Ju sugjerojmë ta vizitoni.
Mikpritja dhe bujaria do ju befasojnë.

Address

Lushnjë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zgjanë village posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share


Other Tourist Information Centers in Lushnjë

Show All