Ballaban Përmet Albania

Ballaban Përmet Albania ☞ Dyert e fshatit tonë janë gjithmon hapur për njerëz që kërkojnë miqësi të vërtetë...🫶🇦🇱 Pamjet tërheqëse të një vendi. Bukuritë e natyrës.

Mes maleve të egra dhe të mrekullushme gjenden shtepitë karakeristike, të shpërndara ngado në luginën e Lumit Deshnices, në të gjitha pjesët e Fshatit. Nga Ballaban Përmet ju mund të shikoni të gjithe malet dhe majat kurorë më të bukura, të mbuluara me bimë mediciniale, prej nga ku mund të shihni të gjithë luginën e lumit Dësnice.! Bukuritë e atdheut (e vendlindjes). Ndodhet ne juglindje te Shqipe

rise. Asnjë vënd nuk është më i bukur dhe i shtrenjtë se vëndlindja.! Aty u lindëm, u ritëm u arsimuam, hodhëm hapin e parë dhe morëm rrugën drejtë jetës..! Sa e shtrenjtë është vëndlindja..!

😭😭 Baba  , dervishi i Teqesë në Alipostivan, ka ndërruar jetë papritur. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes, bashk...
04/02/2025

😭😭 Baba , dervishi i Teqesë në Alipostivan, ka ndërruar jetë papritur. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes, bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë Besimtarëve Bektashinj. Lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen në përjetësi….🙏🙏

JETËSHKRIM I BABA HEKURAN NIKOLLARIT

Baba Hekuran Nikollari, u lind më 7 shtator 1963, në Seniçan të Përmetit. U rrit përmes halleve, por me dashurinë e madhe të prindërve, të cilët i dhanë ndershmërinë, mirësinë, arsimin, urtësinë dhe dashurinë për Shqipërinë. Fejzua, babai i tij, u nda nga jeta më 1985, ndërsa e ëma, Vezirja, u nda nga jeta në vitin 2010. Baba Hekurani kreu shkollën fillore dhe shkollën 8-vjeçare “Riza Velçishti” në Seniçan. Më tej filloi shkollën e mesme “Kamber Bënja” në Bënje, por pas 2 vitesh, i detyruar nga vështirësitë ekonomike të familjes, e ndërpreu dhe filloi punën në kooperativën e Mërtinjit. Në vijimësi ka punuar në Ndërmarrjen e Bonifikimit në Përmetit, në Ndërmarrjen e Ujërave Këlcyrë dhe në Shfrytëzim-Përpunimin e Drurit të Përmetit. Në vitin 1992, emigroi në Greqi, ku punoi në punë të ndryshme në Trikalla, në Athinë, në Lamia, në ishullin Kolkidha dhe në Larisa. Në vitin 2000 u kthye në atdhe, në Seniçan. E ktheu ndërgjegjja kombëtare dhe idetë atdhetare e bektashiane të Dede Reshat Bardhit dhe të Baba Aliut, të Alipostivanit. Në Seniçan rindërtoi Mekamin, në vendin e quajtur “Ahuri i Nakove”, i cili sot quhet “I miri i Nakove”. Më 22 mars 2001, ai shkoi në Alipostivan. Teqja ishte e shkatërruar në vitin 1967. U mbështet tek familja e Refat Hasimit, familje me tradita atdhetare. Me Refatin, me Demir Elmazin dhe besimtarët e Alipostivanit, ngritën në fillim tyrben e Baba Ali Horasanit. Për këtë pati bekimin dhe mbështetjen e Kryegjysh*t Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi. Më 04 prill 2002, pasi qëndroi pak kohë, pranë Selisë së Shenjtë në Tiranë, Haxhi Dede Reshat Bardhi, i veshi rrobën e bektashiut dhe u emërua dervish, në teqenë e Ali Horasanit të Alipostivanit, në Përmet. Në vitet 2007-2009, baba Hekurani emërohet dhe punon si dervish në teqenë e Frashërit, të cilën e ringriti, duke ruajtur origjinalitetin e monumentit të historisë dhe kulturës të kësaj teqeje të famshme, e cila sot është një mrekulli e vërtetë.
Disa vite, baba Hekurani, bëri shërbime në teqenë e Kulmakut Tomorr. Hekuran Fejzo Nikollarit, i cili me Dekretin e Shenjtë Nr. 7 datë 29.12.2009 të Kryegjysh*t Botëror të Bektashinjve, shenjtorit Haxhi Dede Reshat Bardhit, iu dha titulli ‘Baba’ dhe u emërua baba i teqesë së “Baba Nasibiut” të Frashërit, të teqesë së “Baba Aliut” në Alipostivan dhe të teqesë së “Baba Xhaferit” në qytetin e Përmetit.
Baba Hekurani i teqesë së Frashërit, Alipostivanit dhe Përmetit çdo ceremoni e mbyllte me fjalët “Rroftë Shqipëria”!
Baba Hekurani është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Bashkisë së Poliçanit; Titulli “Nderi i Frashërit”, nga Këshilli i Komunës së Frashërit, (Vendimi Nr. 19 datë 21.03.2015) dhe nga Presidenti i Republikës, me “Urdhrin Naim Frashëri i Artë”. Me punën e tij të palodhur drejtoi më së miri teqenë e Alipostivanit, Frashërit dhe bëri përpjekje të mëdha për ndërtimin e teqesë së baba Xhaferit në Përmet. Me autoritetin e tij dhe klerikut të devotshëm ka fituar admirimin respektin dhe dashurinë e gjithë besimtarëve dhe dashamirësve të Përmetit e më gjerë. Ai ka bërë identifikimin e të gjitha teqeve, tyrbeve dhe vendeve të mira në Përmet, ngriti nga themelet teqenë e Cfratit në Bual të Përmetit me një tyrbe të mrekullueshme. Puna e tij është një kontribut i veçantë për bektashizmin.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!

RESPEKT PA FUND..🙏Maliq KaratiRapo DalipiFuat AnxhakuGëzim MetaKadri Serani-RIP
28/01/2025

RESPEKT PA FUND..🙏
Maliq Karati
Rapo Dalipi
Fuat Anxhaku
Gëzim Meta
Kadri Serani-RIP

Gati për punë.
23/01/2025

Gati për punë.

Kajc Janar 2025
17/01/2025

Kajc Janar 2025

Përmet 15/01/2025
15/01/2025

Përmet 15/01/2025

  🙏
14/01/2025

🙏

10/01/2025
04/01/2025

Zoti i bekoftë..🙏

🎄🎄🇦🇱🎄🎄
23/12/2024

🎄🎄🇦🇱🎄🎄

21/12/2024

Mirmëngjesi..🎄🎄🎄🎄

Gëzuar Shoqëria..
20/12/2024

Gëzuar Shoqëria..

I rash botës anë e mbanë.Greqi, Angli, dhe Paris.Nuk gjeta si Ballabanë.Vendi ku kam pirë sisë.Ballaban Ballaban.Zemëra ...
20/12/2024

I rash botës anë e mbanë.
Greqi, Angli, dhe Paris.
Nuk gjeta si Ballabanë.
Vendi ku kam pirë sisë.

Ballaban Ballaban.
Zemëra për ty më qan.
Aty kam Nënën dhe Babanë.
Ndaj një ditë do të vi pranë.

Trebeshina të ka rrënjë.
Të ujit lumi Dëshnicë.
Dhe për zemër ke një Nënë.
Ajo që më ka dhënë sisë.

Ballaban Ballaban.
Për ty zemëra më qan.
Aty kam nënën dhe babanë.
Ndaj një ditë do të vi pranë.

k.k.xhako

Së shpejti Gëzuar 2025
20/12/2024

Së shpejti Gëzuar 2025

Address

Ballaban
Përmet

Telephone

+355696865101

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ballaban Përmet Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ballaban Përmet Albania:

Videos

Share

Category