21/02/2021
Përdorimi i ujërave 👇👇
1- Me banjo në ujin termo-mineral për 10-15 minuta për këto sëmundje: Reumatizmat kronike, reumatizmat degjenerative, artralgjite, radikualgjite, neuritet kronike, spondiliti dhe spondilartrozat, neuralgjitë, tendinitet, bursitet, gjendjet pas aksidenteve traumatike të reponuara.
Disa sëmundje gjinekologjike si: Steriliteti primar dhe sekondar, hipoplazit e uterusit, adneksitet kronike, endometritet kronike.
Disa sëmundje të lëkurës si: Ekzema kronike, psoriaza, sëmundjet mikotike të lëkurës, kolelitiazat, urolitjazat.
2- Me pirje të ujit termomineral: Gastritet hiperacide e hipoacide, ulqerat kronike të stomakut dhe duedenitet, konstipacionet kronike, kolitet kronike, cistopielitet e mikrourolitiazat.
3- Me gargara e shpëlarje me ujë termomineral: Laringitet kronike, tonsilitet e disa sëmundje gjinekologjike.
PËRMBAJTJA E UJËRAVE
Nga të dhënat fiziko-kimike, mineralizimi i këtyre ujërave është si më poshtë:
- Katione amonium 0.15 mil. eQ
- Natrium +kalium 17.82 mil. eQ
- Kalcium 67.14
- Anione
- Hidrosulfid (H S) 0.62
- Sulfate SO 4 55.51
- Chloride Cl 23.5
- Hidrokarbonat 20.62
- Acid silicilik 0. 75 mil.
- pH 6.8
- Mbetja e thatë 4. 2 Mg / l
Trajtimet në qendër
Ujërat termale përdoren për kurim nga tre kategori pacientësh (sipas kujdesit shëndetësore): Pacientët e shtruar në qendrën tonë në kohëzgjatje 10-14 ditë qëndrimi; Pacientët e shtruar në hotelet private dhe turizmin familjar; Pacientët që bëjnë banjo ambulatore. Kapaciteti i larjeve në ditë është 600 - 1000 pacientë.
Përveç hidroterapisë (mjekimit me banjë 10-15 minuta qëndrim në ujin termomineral në ditë) përdoren edhe metoda të tjera bashkëkohore, si:
- Fangoterapia (terapia me baltë)
- Elektroterapia (fototerapia, diatermia)
- Masazhi terapeutik
- Gjimnastika riaftësuese e kurative
- Irrigacionet (klizmat dhe mikroklizmat)
Për shkrimin e këtij artikulli na ndihmoi mjeku tek llixhat e Peshkopisë, Mentor Prifti.