09/08/2016
☀Shijoni - - Liqeni i Komanit me Traget 13-14Gusht 59€ all included 2 dite ✨☀️⭐️😊
😊😉 : Koman, Valbone. Prizren, Lidhja Prizrenit etj... 😍😉).
━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━
Rezervoni ne inbox 📞ose +355662022228
━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━
😉 Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolor fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe dhe pafundesie. 😍
PROGRAMI
➡ Dita 1
Aventura jone fillon ne oren 05:00 te mengjesit. Pasi jemi pergatitur te gjithe eshte moment ku duhet te nisemi drejt Komanit te magjishem. Ndalesa jone e pare do te jete 15 minuta per nje kafe te shpejte pergjate udhetimit. Rreth ores 09:00 jemi ne Koman duke pritur me padurim momentin e nisjes me TRAGET i cili ne oren 09:00 ka dhe nisjen e tij. Permes malesh dhe pyjesh do te vazhdoje udhetimimi ne liqenin e Komanit. Duke shijuar cdo bukuri perrallore aty dhe deshiruar qe ai udhetim mos mbaroj kurre por te zgjase akoma edhe me shume per ta perjetuar cdo sekonde.Rreth ores 12:30 jemi ne Fierze nga ku do te marrim perseri Furgonat tane dhe nisemi per ne Valbone. Pas nje ore e gjysem udhetimi mberrijme ne mrekulline e quajtur Valbone ku na prêt dreka me ushqimin e shijshem te zones. Pas nje dreke te shijuar me se miri pushojme pak dhe pergatitemi per te vizituar fshatin dhe bukurite e tij si: liqeni i Xhemes, mulliri i vjeter,pylli prane liqenit, qendra e fshatit, shkolla, pa harruar te permendim lumin e tij, etj. Pasi kemi hulumtuar pjesen me te mire te tyre kthehemi tek vendi i qendrimit per nje pushim me te gjate clodhes. Ora 20:30 - 21:00 eshte koha e konsumimit te Darkes dhe mbas saj: lojra, animacione, zjarr dhe shume kenaqesi.
➡ Dita 2
Mbas nje gjumi te qete dhe te embel mes oksigjenit eshte koha per tu zgjuar. Ne oren 8:10 konsumohet mengjesi me produkte bio te zones. Ora 09:00-09:15 nisemi drejt Ujevares ,per ta pare nga lart gjithe mrekullite e zones. Shtegu pergjate kohes qe arrijme tek Ujevara eshte nen hijen e pemeve te larta mahnitese te Ahut ku do na i beje me te kendshem marshimin tone. Pasi kemi mberritur nje pushim 30 minuta dhe kthehemi perseri tek vendqendrimi jone. Rreth ores 13:00 jemi tek Fusha e Gjese dhe pergatitemi per ne nje tjeter distinacion, KOSOVA.. Ku do te vizitojme , Prizrenin dhe vendin qe e beri aq te njohur ate "Lidhja e Prizrenit" . Mbas vizites se destinacioneve perkatese do te jete kohe e lire per konsumimin e drekes(sipas deshires). Rreth ores 17:30 nisemi per ne Tirane. Mberritja 20:30-21:00 te gjithe te kenaqur dhe me pershtypjet me te mira nga udhetimi jone.
INTENERARI
➡ 1:Nisja nga Tirana Ora 05:00
➡ 2:Vendi i takimit, (nisja) kafe Flora
➡ 3:Marshimi 2-3 ore
➡4:Pjesmarrja 15-20 Persona
➡ 5:Cmimi 59 Euro/ Personi
➡6:Te perfshira: Transporti (Tirane-Valbone-Kosove -Tirane ),Fjeta ne Valbone Bujtina, bileta e tragetit , ushqimi(1mengjes, 1 darke 1 dreka) , guida(shoqeruesi i grupit)
➡ 7:Cfare duhet te keni me vete ose Kriteret qe te beheni pjese e indus TRAV: veshje sportive ,kepuce per hiking ose atlete, cante shpine, shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, krem dielli, syze dielli, elektrik koke ose dore, , fruta te thata, cokollata, dhe sa me shume energjike si ju dini te jeni.
➡8:Shkalla e veshtiresise 1 Niveli i lehte qe mund ta beje cdo person me nje orgnizem te shendetshem dhe deshire per te eksploruar