Albanian Ventures

Albanian Ventures Dil nga mërzia e rutinës së përditshme me një xhiro me ne. Vozitje � dhe ecje � në terren malor. DRIVE & HIKE!�
Ture fikse dhe private. Rekreacion dhe sport.

31/01/2022
11/01/2022

Kamping 20km nga sheshi Skënderbej për tu larguar nga zhurma e qytetit.
Të kanë ardhur edhe ty miq për vizitë?
Dhuroju pak off-roading, pak ecje, pak kacavjerrje dhe shumë argëtim me Albanian Ventures
Ps. Ky tur mund të zhvillohet edhe pa kamping.

27/12/2021
01/12/2021

Erdhi bora😁😁
Rifillojmë aktivitetin plot energji dhe bukuri në një dimër të fohtë, por jo në makinën që ka sfiduar temperaturat siberiane dhe në bujtinat me oxhak ku ne kalojmë natën.
Rezervo një udhëtim privat plot përjetime të bukura për të afërmit e tu.
Ps. Çmenduritë në fund janë programe të veçanta.

Ndërkohë në Bulqizë
12/04/2021

Ndërkohë në Bulqizë

Në 9:00 nisemi nga Tirana drejt Shkopetit ku do të bëjmë ndalesën e parë. Rreth orës 10:00 zbresim nga makina dhe bëjmë ...
07/04/2021

Në 9:00 nisemi nga Tirana drejt Shkopetit ku do të bëjmë ndalesën e parë. Rreth orës 10:00 zbresim nga makina dhe bëjmë një xhiro të shkurtër me gomone ose varkë. Më pas ecim rreth 1 orë dhe eksplorojmë një fshat të izoluar në krahun tjetër të liqenit. Kthehemi te makina dhe vazhdojmë rrugëtimin drejt Ulzës ku do të pijmë dicka duke shijuar edhe pamjen e liqenit. Përmes një rruge të lënë në harresë shijojmë panoramën e fshatrave dhe natyrës së Matit derisa vjen ora e drekës buzë lumit Mat.
Plazh deri në perëndim dhe nisemi drejt kullahupi për të kaluar natën.
Të dielën pas një mëngjesi të qetë me familjen Hupi nisemi drejt një aventure "offroad". Drekën e kalojmë përsëri në lumin Mat, por tani në një vend krejt tjetër. Larg rrugës dhe restoranteve. Pas drekës përmes rrugës së vjetër të Arbërit kthehemi në Tiranë me plot foto e histori për t'ju treguar të afërmve tanë.

Kemi 6 vende të lira.

06/03/2021

Dita e verës në një udhëtim me Albanian Ventures bëhet edhe më argëtuese.

Në 9:00 nisemi nga Tirana drejt Shkopetit ku do të bëjmë ndalesën e parë. Rreth orës 10:00 zbresim nga makina dhe bëjmë një xhiro të shkurtër me gomone ose varkë. Më pas ecim rreth 1 orë dhe eksplorojmë një fshat të izoluar në krahun tjetër të liqenit. Kthehemi te makina dhe vazhdojmë rrugëtimin drejt Ulzës ku do të pijmë dicka duke shijuar edhe pamjen e liqenit. Përmes një rruge të lënë në harresë shijojmë panoramën e fshatrave dhe natyrës së Matit derisa vjen ora e drekës së gatuar me dashuri nga familja Sina e cila jeton buzë lumit Mat. Pas drekës përmes rrugës së Arbërit kthehemi në Tiranë me plot foto e histori për t'ju treguar të afërmve tanë.

Kemi 10 vende të lira.
Çmimi: 3.500 lekë/personi.
Përfshihet transporti, dreka dhe pijet.

02/03/2021

Nga e enjtja në Bovillë.

Këtë paketë mund ta ofrojmë edhe me makinë për 1.500 lekë/personi.

Sigurisht jo nga rruga kryesore. Ndjekim një pistë më emocionuese dhe me panoramë më të bukur.

24/02/2021

Sigurisht, Tomorrin nuk do ta vizitojmë nga rruga kryesore.
Rreth 4km. do t'i bëjmë në shtratin e Tomorricës. (Shpresojmë të mos jetë rritur shumë niveli i ujit nga shkrirja e dëborës)
Aventura nuk mbaron aty. Më pas vazhdojmë offroad drejt fshatit Dardhë të Beratit. Dhe në fund kush ka dëshirë vazhdon ecjen drejt majës cuka partizan.

Rezervo për 5000 lekë!

23/02/2021

Të enjten më 25 shkurt do të bëjmë kamping në Bovillë.
Transporti bëhet me biçikleta ose me makinë. Private ose nga ne.
Për zgarën e darkës do të kujdeset kuzhinieri ynë.
Pijet, pajisjet e kampingut etj. secili për vete.
Rezervo në "messenger".

Të enjten më 25 shkurt do të bëjmë kamping në Bovillë.Transporti bëhet me biçikleta ose me makinë. Private ose nga ne.Pë...
23/02/2021

Të enjten më 25 shkurt do të bëjmë kamping në Bovillë.
Transporti bëhet me biçikleta ose me makinë. Private ose nga ne.
Për zgarën e darkës do të kujdeset kuzhinieri ynë.
Pijet, pajisjet e kampingut etj. secili për vete.
Rezervo në "messenger".

17/02/2021

Argëtohemi duke çarë mure dëbore.

20-21 shkurt.30-31 janarDITA E PARË▪Nisemi në 8:30 nga Tirana drejt burimit të Sopanikës I cili ndodhet në hyrje të gryk...
12/02/2021

20-21 shkurt.

30-31 janar

DITA E PARË

▪Nisemi në 8:30 nga Tirana drejt burimit të Sopanikës I cili ndodhet në hyrje të grykës së Sopanikës e cila lidh Fushë Lurën me fshatin Arras. Burimi I Sopanikës është një shpellë e madhe e cila mund të eksplorohet deri në 200 metra horizontalisht pa mjete specifike. Më pas vazhdon vertikalisht ku duhen mjete dhe experiencë për të vazhduar eksplorimin.
Për të shkuar te burimi I Sopanikës do të ndjekim rrugën e vjetër dhe të re të Arbërit e cila është pjesërisht e asfaltuar. Do të na duhen rreth 6 orë udhëtim ku 2 orë llogariten pushime për foto, kafe apo arsye të tjera.
Pas drekës së gatuar në zgarë prej banorëve të zonës te burimi I Sopanikës nisemi drejt fshatit Rabdisht të ndërtuar me gurë rreth 1050 metra mbi nivelin e detit ku do të darkojmë e kalojmë natën në shtëpinë e familjes Shahini. Rrugëtimi zgjat rreth 50 minuta.

DITA E DYTË

▪Pasi konsumojmë mëngjesin, nisemi drejt Peshkopisë ku tagohemi me grupin dhe i ndjekim aq sa mundemi për të shijuar spektaklin e tyre. Në 14:00 nisemi drejt një kulle mbi 200-vjeçare, rinovuar me shumë pasion dhe kujdes nga familja Hupi, ku do të provojmë ushqimet e gatuara nga nëna Sofi. Pas drekës nisemi mbi male drejt Tiranës. Rreth orës 19:00 të gjithë jemi kthyer në shtëpi dhe gati për të ndarë këtë udhëtim me të afërmit.

Kapaciteti është nga 5 deri në 12 persona

Çmimi 11.000 lekë për person

Përfshihen të gjitha vaktet, transporti dhe fjetja

Në Tomorr me familjen më besnike dhe "të çmendur" të Albanian Ventures
08/02/2021

Në Tomorr me familjen më besnike dhe "të çmendur" të Albanian Ventures

08/02/2021

Në Tomorr me familjen më besnike dhe "të çmendur" të Albanian Ventures

Sa afër dhe larg Tiranës 2!
03/02/2021

Sa afër dhe larg Tiranës 2!

03/02/2021

Sa afër dhe larg Tiranës!

02/02/2021

Sport dhe humor

02/02/2021
25/01/2021

Eksplorimi në parkun e Sopotit ishte i gjatë dhe pa sukses për të lidhur një xhiro të re 2-ditore.
Rrugët ishin braktisur, bllokuar e shkatërruar. Gjithsesi mbetet një park shumë interesant për kamping.

18/01/2021

Kalime të pafundme përmes Tomorricës, lejlek shoqërues, qentë mbrojtës të kopeve të dhenve dhe mali i Tomorrit për të mos u humbur nga pranvera në vjeshtë.

13/01/2021

Pas malit me gropa vjen fshati i Valit.
Fshehur midis maleve, Vali ka kopenë më të bukur të lopëve. Vetëm nga afër mund të shikohet qartë ngjyra dhe pastërtia e tyre. Viçat vetëm zihen😝

06/01/2021

Zbritjet i bëjmë me tren

Moti parashikohet siç duhet të jetë në dimër. Shpirtrat e aventurës nuk mbyllen në shtëpi, por marrin malet.🚶‍♂️🚶‍♀️🚶‍♂️...
05/01/2021

Moti parashikohet siç duhet të jetë në dimër. Shpirtrat e aventurës nuk mbyllen në shtëpi, por marrin malet.🚶‍♂️🚶‍♀️🚶‍♂️🚶‍♀️

30-31 janarDITA E PARË▪Nisemi në 8:30 nga Tirana drejt burimit të Sopanikës I cili ndodhet në hyrje të grykës së Sopanik...
28/12/2020

30-31 janar

DITA E PARË

▪Nisemi në 8:30 nga Tirana drejt burimit të Sopanikës I cili ndodhet në hyrje të grykës së Sopanikës e cila lidh Fushë Lurën me fshatin Arras. Burimi I Sopanikës është një shpellë e madhe e cila mund të eksplorohet deri në 200 metra horizontalisht pa mjete specifike. Më pas vazhdon vertikalisht ku duhen mjete dhe experiencë për të vazhduar eksplorimin.
Për të shkuar te burimi I Sopanikës do të ndjekim rrugën e vjetër dhe të re të Arbërit e cila është pjesërisht e asfaltuar. Do të na duhen rreth 6 orë udhëtim ku 2 orë llogariten pushime për foto, kafe apo arsye të tjera.
Pas drekës së gatuar në zgarë prej banorëve të zonës te burimi I Sopanikës nisemi drejt fshatit Rabdisht të ndërtuar me gurë rreth 1050 metra mbi nivelin e detit ku do të darkojmë e kalojmë natën në shtëpinë e familjes Shahini. Rrugëtimi zgjat rreth 50 minuta.

DITA E DYTË

▪Pasi konsumojmë mëngjesin, nisemi në këmbë drejt bjeshkëve të mbushura me borë. Djegim sa më shumë kalori nga abuzimi me ushqimin e shijshëm të zonës dhe kthehemi në 14:00 te makina për tu nisur drejt një kulle mbi 200-vjeçare, rinovuar me shumë pasion dhe kujdes nga familja Hupi. Pas drekës nisemi mbi male drejt Tiranës. Rreth orës 19:00 të gjithë jemi kthyer në shtëpi dhe gati për të ndarë këtë udhëtim me të afërmit.

Kapaciteti është nga 5 deri në 12 persona

Çmimi 11.000 lekë për person

Përfshihen të gjitha vaktet, transporti dhe fjetja

27/11/2020

Ecje në shtigjet dhe pyjet e pashkelura të Dajtit.

📍Nisja në 9:00 nga stacioni i teleferikut.

🚶‍♂️🚶‍♀️Nga ballkoni i Dajtit vazhdojmë në këmbë drejt veriut ku përmes shëtitores së ish diktatorit komunist shumë shpejt futemi në shtigjet e pashkelura dhe pyjet e paeksploruara të parkut të Dajtit.

🚕Pas disa orësh ecje mbërrijmë në fshatin Dajt ku bëjmë një pushim të shkurtër dhe nisemi drejt rrugës historike të Arbërit (rrugës së vjetër) e cila na dërgon në fshatin Tujan ku na pret makina për të na kthyer në Tiranë.

E dielë eksploruese për vetëm 1000 lekë.
Përfshihet teleferiku dhe kthimi me makinë.

12/11/2020

Oferta e vjeshtës

14-15 nëntor me makinë në bjeshkët e Tropojës.

Nisja në 6:30 nga Opera drejt Çeremit përmes rrugës së vjetër të Kukësit deri në Fushë-Arrëz dhe pastaj nëpër shtigje pyjore përmbi Fierzën dhe Komanin ku bëjmë piknik dhe shijojmë ngjyrat e vjeshtës. Ngadalë nisemi drejt Çeremit ku do të kalojmë natën në bujtinën e familjes së Kujtimit.

Të nesërmen zgjohemi përsëri herët për të shijuar magjinë e lindjes së diellit dhe nisemi drejt Tropojës përmes Dobërdolit. Një rrugë mes pyjesh dhe pllajash që nuk i gjen kudo. Piknik në Dardhë të Pukës dhe më pas nisemi drejt Spaçit ku na kap perëndimi. Në darkë kthehemi në shtëpi me një tjetër këndvështrim mbi malet, udhëtimet dhe aventurat.

Rezervo për vetëm 9900 lekë

Të dielën më 1 nëntor për vetëm 2000 lekë.
30/10/2020

Të dielën më 1 nëntor për vetëm 2000 lekë.

29/09/2020

Diell, shi, baltë dhe qejf.

23/09/2020

8°😨 kristal❄

22/09/2020

Filloi shiu. Koha për tu lagur.

14/09/2020

Sepse kështu duam ne.

Address

Tirana
1001

Telephone

+355672735500

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Ventures posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Category