03/06/2024
Përshëndetje të gjithëve!
Shoqata Teuta në bashkëpunim me Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Suedi do organizojnë një aktivitet “Kulturoro-Artistik” në datën 29 Qershor.
“Projekti: “Shije Shqipëri’’
Në këtë eveniment të rëndësishëm do të jenë të ftuar diplomatë, miq dhe dashamirës të shtetit shqiptar në Suedi.
Gjithashtu, dita është e hapur për të gjithë bashkëatdhetarët në Suedi, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për t’u takuar dhe për të forcuar lidhjet midis nesh.
Presim që kjo ngjarje të jetë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë,si dhe të forcojmë lidhjet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona.
Aktiviteti ofron një program gjithëpërfshirës i cili nuk është organizuar kurrë më parë në Suedi.
Tendat do ndahen në disa kategori:
“Panairin e ushqimit:”
- Tenda me produkte të sjellë nga Shqipëria si Birrë & Verë.
-Gatimi i Flisë ( ku do të bëhet demostrimi i përgatijes para të ftuarve)
-Kërrnacka Korçe
- Byrek
-Ëmbëlsira etj
Ftohen të gjithë të interesuarit & bizneset Shqiptare që operojnë në fushën e kulinarisë në Stockholm & jo vetëm të marrin pjesë me produktet e tyre.
Tenda tjetër do jetë:
“Ekspozita Shqiptare”
- Tenda me qilima
- Tenda me Veshje Kombëtare (për here të parë në Suedi vjen “Xhubleta e ruajtur nga Unesco.
- Tenda me punë dore
- Tenda me punë artizanale.
- Tenda me instrumente tradicionale si çifteli, daulle, fyell, dhe klarinetë.
Do ketë këngë, muzike e valle live & shumë surpriza të tjera.
Ftojmë të gjithë Shqiptarët që jetojnë në vendet nordike dhe duan të ekspozojnë produktet ose biznesin e tyre në këtë aktivitet madhor, të na kontaktojnë në nr e poshtë shënuar.
Gjithësecilit do ti ofrohet tenda dhe hapsira për paraqitjen e produktit.
I gjithë aktiviteti është falas.
Gjithashtu, kushdo që dëshiron të përfshihet në aktivitetet më program ose do të na ndihmojë në organizim është shumë i mirëpritur.
Ju njoftojmë gjithashtu se data 29 mund të ndryshojë vetëm në rast se koha nuk na lejon.
Për t'u bërë pjesë e aktivitetit, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit:
Nr:070-783 22 49 Elsa
Nr: 079-045 76 86 Marjola
Stockholmi do flasë dhe do kumbojë Shqip artistikisht dhe historikisht.
Ju mirëpresim!
Shoqata Teuata dhe Ambasada e Shqipërisë në Stokholm.