
13/02/2025
Te ngjitemi ne Majen e Velecikut
Te dielen 16 shkurt
Shkoder, Razem
Organizohemi kete fundjave te udhetojme ne zonen e Razmes, ku gjate ketyre diteve ne majat perrreth ka rene bore dhe nje pjese e ngjitjes dhe maja pritet te jene me bore.
Maja e Velecikut ka nje pamje shume te bukur mbi komple Shkodren, Liqenin e Shkodres, Razmen dhe nje pjese te majave te Alpeve Shqiptare, majat qe jane ne zonen e Thethit.
Shtegu fillon ne Razem, dhe ngjitja konsiderohet e nivelit me veshtiresi mesatare. Nuk ka veshtiresi teknike dhe shtegu eshte i mire, por sic pritet pjesa e fundit e ngjitjes per ne maje do te jete ngjitje me bore.
Ka nje disnivel rreth 750m, 4.5km ngjitje, 9-10 km ne total, dhe per ta realizuar duhen rreth 5 ore ngjitje-zbritje, duke llogaritur dhe pushimet gjate rruges dhe pushimin ne maje.
Veshjet duhet te jene te pershtatshme per ngjitjet ne mal, bluza termike me menge te gjata, xhupa, kapuce, doreza sepse temperaturat do jene nen 0 grade, dhe si gjithmon kujdes te vecante KEPUCET.
Ushqime si sanduica, tosta, fruta lengje sipas deshires dhe uje 1 deri 1.5 litra per person.
Koha parashikohet te jete e mire, pa shi apo bore, me temperatura rreth 0 grade ne maje.
Ne kthim do ndalojme ne nje nga lokalet e zones se Razmes per ushqim apo kafe, sipas deshires.
Nisja diten e diele ne oren 06:30 nga ETC
Pagesa eshte 2500 leke dhe perfshin:
Transportin
Guiden
Organizimin
Per prenotime inbox, ose cel/sms 0674057125