15/08/2024
Gjatë muajve maj, qershor dhe korrik 2024 janë ofruar karrige me rrota në përputhje me nevojat individuale për 63 persona 👩🦽👨🦽, përfshirë 10 për fëmijë. Individë, nga bashki të ndryshme të vendit si Tirana, Elbasani, Gjirokastra, Kukësi, Durrësi, Peqini, Kruja, Belshi, Vlora, Laçi, Peshkopia, Kuçova, Berati, Vora, Kamza, Shijaku, Velipoja dhe Korça kanë tashmë më shumë akses në shërbime, arsim e punësim. 🌍🎓💼 Krahas karrigeve me rrota, janë ofruar 27 deambulatorë dhe paterica të llojeve të ndryshme.
🤝 Që nga viti 1996, ADRF ka ofruar me përkushtim këtë shërbim të rëndësishëm, duke qenë një shtyllë në përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara. Ky shërbim jo vetëm që rrit lëvizshmërinë 🚶♂️ dhe autonominë, por gjithashtu u siguron atyre qasje më të madhe në mundësi të reja për arsimim, punësim dhe integrim social. 🎯
Këto arritje janë bërë të mundura falë mbështetjes dhe bashkëpunimit që ADRF ka me Kishën e Jezu Krishtit të Shënjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (LDS), Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Qarkun e Tiranës dhe Shërbimin Social Shtetëror. 🙌💪