19/08/2024
Te flasesh te verteten per gjendjen e turizmit ne Shqiperi mund te etiketohesh si nje njeri qe nuk e do vendin tend, ose je kunder qeverise aktuale.
Mburrja e K.ministrit dhe e ministrise turizmit ( dhe histeria qe ka kapur te gjitha televizonet kush te flas me shume me superlativa per turizmin ) per shifren mbi 10 Milion turiste ( 95-97 % e turisteve jane nga Europa sipas INSTAT) eshte aq sa qesharake dhe e dhimbshme.
Hileje qendron te promovimi qe i behet vendit tone ne rrjete sociale dhe media te ndryshme si Maldivet e Europes, nderkohe qe pjesa me e madhe e Europianve kane qene ne Maldive dha kane paguar nga 10 -15 mije euro.
Nderkohe ti udheton me avion low cost per ne Rinas me 30- 50 eur bilete kthyese, dhe sapo shkon ne airoport ti ndeshesh me probleme qe ju kushtojne me shume pasagjerve, si chekini online ( qe ne mungese ju kushton nga 40- 60 euro ), bagazhet, qe nga permasat dhe pesha dhe pothuajse te gjithe paguajne extra ne airoprt, deri te nr i karriges ne avion.
Zbret ne Rinas ( Maldivet e Europes ), duhet te presesh mbi 1 ore per te marre valixhet dhe ne dalje te presin disa goca qe te hidhen persiper me fletushkat e kompanive te celularve , dhe pasi kalon ato te tjere persona therrasin taxi , a don taxi, ku do shkosh, makina me qera ..…. te gjitha keto te miksuara me eren e fastfood- kioske- sajese -KFC.
Dhe ti mbase e di ku do te shkosh por nuk e di me cafre do shkosh aty, sepse ne vendin tone ( Maldivete e Europes ) nuk ka transport publike. Me besoni qe pyetja me e veshtire dhe e sikletshme per mua eshte kur me pyesin turistet si te shkoj ne kete adrese me transport publik. E kam shume kollaj te pergjigjem per cdo qytet , fshat apo pike turstike te Evropes, per orarin e trenit apo autobuzit si dhe cmimin e biletes, ndersa per vendin tim sdi cfare te them pervec se merr taksi.
Dhe ti arrin ne hotelin apo bujtinen tende me ne fund, por qe hoteli eshte sh*tur si hotel me 4 ose 5 yje, por ne realitet nuk ka yje fare. Ligji i turizmit i miratuar 10 vjet me pare e detyron qeverine te bej klasifikimin e hoteleve sipas yjeve si ne cdo vend te Evropes e botes, por mund te them qe jemi vend unik ne Evrope dhe bote qenuk kemi klasifikim te hoteleve ne yje. Fevziu pershendet ne rrjetet sociale me video nga resortet me luksoxe te vendit, por lukzoziteti i hoteleve nuk matet me deshiren e Feziut por me vendosjen e yjeve sipas standarteve nderkombetare.
Ndertimet pa kurrefare kriteri ne bregdete kane cuar ne marrjen peng te turizmit ne vend. Ne emer te resorteve turistike ndertohen vetem vila dhe apartamente, si Green Cost qe vetem tani ka nisur te ndertoje hotel dhe ate mbi rere sikur nuk i mjafton mali qe ka zaptuar. Neper hotelet me emra brandesh nderkombetare , fatura vjen me NIPT dhe emer bisnesi shqipetare. Kjo do te thote qe asnje brande i njohur hotelesh nuk rregistrohet ne Shqiperi, vetem shesin emrin ne formen e franchise. Investimet strategjike kishin si qellim thithjen e brandeve hoteliere nderkombetare , por asnje brand nderkombetare nuk eshte I regjistruar ne QKB.
Dua te permend edhe gastronomine, sepse po mburremi shume me arritjet e shefave tone ne kulinari, por mbi 70 % e te gjitha produkteve qe konsumohen ne vend jane te importuara nga vendet e botes trete, pa certifikate sigurie dhe cilesie. Te pyesesh kamarierin nga e merrni mishim apo peshkun qe keni ne menu te shikon ne menyre te habitur, sepse nuk e di pergjigjen, ose po ti referohesh te dhenave te doganes per sasin e vajit te palmes qe hyne ne Shqiperi eshte ne shifra te frikshme.
Duke ju kthyer edhe njeher shifres 10 Milion turiste, a mundet Kministri ose perfaqsuesi i ministrise te na thote sa eshte totali i vleres TVSH akomodimit per vitin e kaluar ( 6% eshte tvsh per akomodimin) , por ju them me siguri se vendi jone nuk ka kapacitete akomodimi me shume se 1 - 2 Milon turiste ne vite,
Nga 10 Milion rreth 60 % jane nga vendet fqinje, Mal i Zi, Kosove, Maqedoni qe vzitojne vendit tone (turizem patriotik) dhe qe perdorin per fluturimet nga Rinasi per ne Europe, pjesa tjeter rreth 20-30 % jane emigrante shqipetare te pajisuar me pasaporta te huaja qe vijne tek familjaret e tyre dhe pjesa e mbetur jane turiste.
Sa per Maldivet e Europes edhe nje pyetje tjeter per K.ministrin dhe Kryetarin e Bashkise te na tregojne se ku derdhen ujrat e zeza te Ksamilit dhe Dhermiut?
Unioni Turistik Shqipetare si shoqata me e madhe gjitheperfshirse e turizmit ne vend i ka ngritur keto problem here pas here ne takimet qe ka organizuar me Ministrin e Turizmit dhe bashkite perkatse, por duket qe edhe kete vit do te vazhdojme te degjojme K.ministrin se jemi vendi i pare ne Evrope per turizem dhe do te arrijme 11 milion turiste.
Ne foto Palasa para se te ndertohet Resorti Turistik.