
02/01/2025
Shefja e Komisionit Evropioan, Ursula von Der Leyen, ka publikuar dje një video në profilin e saj zyrtar në 'X', ku paraqitet harta e Evropës dhe dy vendet e reja që janë shtuar në Zonën Schengen, Bullgaria dhe Rumania. Ajo që ra në sy në këtë hartë është fakti se Kosova nuk figuron si shtet dhe paraqitet si pjesë e Serbisë. Kjo ka nxitur reagime të shumta në postimin e shefes së Komisionit Evropian ku s’ka qëndruar pa reaguar as politikania gjermane, Doris Pack, e cila e ka pyetur bashkëkombasen e saj për Kosovën duke komentuar: Ku është shteti i Kosovës...