Albania Alpine Adventure

Albania Alpine Adventure Alpine tourism

📍Maja e Vajushës📍Ditën e diel, 23 shkurt, do të kemi aktivitet 1-ditor, ngjitje në Majën e Vajushës 2210 m (Lepushë, Mal...
18/02/2025

📍Maja e Vajushës📍

Ditën e diel, 23 shkurt, do të kemi aktivitet 1-ditor, ngjitje në Majën e Vajushës 2210 m (Lepushë, Malësi e Madhe)

Programi ditor:

🚙 Nisja nga Tirana (Pallati i Sportit Asllan Rusi) ditën e diel, ORA 05:30

Nga Tirana do të transferohemi për në Lepushë.

Rruga me furgon zgjat rreth 🕐 4 orë.

Pasi arrijmë në Lepushë bëhemi gati për ngjitjen në majën e Vajushes (2210 m).

-E gjithë ecja zgjat 6-7 orë ngjitje zbritje me disnivel rreth 1000 m.

Ne orët e pasdites marrim rrugën e kthimit për në Tiranë me premtimin se do rikthehemi me patjetër në stinën pasardhëse pasi ky vend është magjepsës dhe i ndryshëm në çdo stinë.

Çfarë duhet të kemi me vete:
- Veshje sportive (dhe veshje rezerve) 👕
- Këpucë me qafa të përshtatshme për ecje malore 🥾
- Xhup kundër erës 💨
- Atlete dhe çorape rezervë (të domosdoshme pasi mund t’ju lagen këmbët gjatë ecjes në borë) 👟
- Ushqime energjike, çokollata e fruta të thata 🤤
- Ujë 1.5 litra dhe lëngje sipas dëshirës 🍶
- Kapuç, dorashka, syze dielli 🧤🧢😎
- Maskë 😷
- Buzëqeshje 😁
- Dashurinë për Natyrën 🥰

🔖Çmimi: 3.000 Lekë

🔵Të përfshira në çmim:
Transporti Tiranë – Kelmend – Tiranë me furgona komodë dhe Guida.

➡️Për info/detaje te mëtejshme apo rezervime kontaktoni në:
+355682058905 Edi

📸©️ .alla

https://www.instagram.com/p/CaQOoVvtjYt/?igsh=d3gxdHB5OWdibWw5

Të dashur miq përshëndetje! 😊Ditën e diel, në datën 9 shkurt, do të kemi aktivitet 1 ditor, ngjitje në Majën e Gurit, 18...
04/02/2025

Të dashur miq përshëndetje! 😊

Ditën e diel, në datën 9 shkurt, do të kemi aktivitet 1 ditor, ngjitje në Majën e Gurit, 1848m (Fushë Studen, Librazhd).

➡️Programi ditor:

🚙 Nisja nga Tirana, Pallati i Sportit Asllan Rusi, në orën 🕐 06:00, me furgonë drejt fshatit Fushë Studen, nga ku dhe do të fillojë ngjitja.

🚶E gjithe ecja zgjat rreth 6 orë me disnivel 📈📉 850m.

🟢 Aktiviteti është i një shkalle të lehtë vështirësie dhe i pështatshëm për këdo me përgatitje normale fizike.

- Pas zbritjes në fshat do të mund të konsumojmë diçka e më pas nisja për rikthim në Tiranë.

Çfarë duhet të kemi me vete:

- Veshje sportive (dhe veshje rezerve) 👕
- Këpucë me qafa të përshtatshme për ecje malore 🥾
- Xhup kundër erës 💨
- Atlete dhe çorape rezervë (të domosdoshme pasi mund t’ju lagen këmbët gjatë ecjes në borë) 👟
- Ushqime energjike, çokollata e fruta të thata 🤤
- Ujë 1.5 litra dhe lëngje sipas dëshirës 🍶
- Kapuç, dorashka, syze dielli 🧤🧢😎
- Maskë 😷
- Buzëqeshje 😁
- Dashurinë për Natyrën 🥰

🔖Çmimi: 3.000 Lekë

🔵Të përfshira në çmim:
Transporti Tiranë – Fushë Studen – Tiranë me furgona komodë dhe Guida.

Nr. Kontakti: 068 20 58 905 Edi

https://www.instagram.com/p/C2b5ymytPTs/?igsh=ODR0ZzRyNzZxYWNq

📍Maja e Grebenit📍Të dashur miq të Albania Alpine Adventure 😊Ditën e diel, më 2 shkurt, do të kemi aktivitet 1-ditor, ngj...
28/01/2025

📍Maja e Grebenit📍

Të dashur miq të Albania Alpine Adventure 😊

Ditën e diel, më 2 shkurt, do të kemi aktivitet 1-ditor, ngjitje në 📍Majën e Grebenit, 1870 m (Lepushë, Malësi e Madhe).

➡️Programi ditor:

🚙Nisja nga Tirana (Pallati i Sportit Asllan Rusi) ditën e diel, 🕑ORA 05:30

Nga Tirana do të transferohemi për në Lepushë.

Rruga me furgon zgjat rreth 4 orë.

-Pasi arrijmë në Lepushë bëhemi gati për ngjitjen në majën e Grebenit (1870 m).
-E gjithë ecja zgjat 5-6 orë ngjitje zbritje me disnivel rreth 650m nga pika e nisjes deri në majë, niveli i vështirësisë është mesatar.
-Në orët e pasdites marrim rrugën e kthimit për në Tiranë me premtimin se do rikthehemi me patjetër në stinën pasardhëse pasi ky vend është magjepsës dhe i ndryshëm në çdo stinë.

Dreka do të konsumohet në një nga bujtinat e zonës, (kosto jo e përfshirë në çmimin e aktivitetit) për ata që deshirojnë të shijojnë ushqimet tipike të zonës.

Çfarë duhet të kemi me vete:
- Veshje sportive (dhe veshje rezerve) 👕
- Këpucë me qafa të përshtatshme për ecje malore 🥾
- Xhup kundër erës 💨
- Atlete dhe çorape rezervë (të domosdoshme pasi mund t’ju lagen
këmbët gjatë ecjes në borë) 👟
- Ushqime energjike, çokollata e fruta të thata 🤤
- Ujë 1.5 litra dhe lëngje sipas dëshirës 🍶
- Kapuç, dorashka, syze dielli 🧤🧢😎
- Maskë 😷
- Buzëqeshje 😁
- Dashurinë për Natyrën 🥰

🔖Çmimi: 3.000 Lekë

🔵Të përfshira në çmim:
Transporti Tiranë – Kelmend – Tiranë me furgona komodë dhe Guida.

➡️Për info/detaje te mëtejshme apo rezervime kontaktoni në: +355 68 20 58 905 Edi

e-mail: [email protected]
https://www.instagram.com/p/Cajksh0tdV8/?igsh=MWhrajluamI1Nmthbw==
https://www.instagram.com/p/C32AvPmNRh8/?igsh=b2FwN3h2ZzRnNHN3

Miq të Albania Alpine Adventure! 😊🟢 Ditën e Diel më - 19 janar - do të bëjmë  aktivitet një ditor, 📍Kurrizoren e Dajtit📍...
16/01/2025

Miq të Albania Alpine Adventure! 😊

🟢 Ditën e Diel më - 19 janar - do të bëjmë  aktivitet një ditor, 📍Kurrizoren e Dajtit📍

🚙 Nisja nga Tirana bëhet në orën 🕐 7:00 nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”. Pas rreth 30-45 min udhëtimi me furgon arrijmë në Qafë-Priskë nga  ku dhe do të fillojmë ecjen.  Në total e gjthë 🚶‍♂️ecja zgjat rreth 6-7 orë me 📈📉 ngjitje-zbritje rreth 600m.

Aktiviteti është i nivelit mesatar.

Çfarë duhet të kemi me vete:🤔

-  Veshje sportive (dhe veshje rezervë) 👕👕
-  Xhup kundër erës🧥
-  Këpucë me qafë për ecje malore🥾
-  Dorashka🧤
- Syze dielli 😎
-  Atlete dhe çorape rezervë 👟
-  Ushqime energjike, fruta të thata, çokollata, lëngje dhe ujë 1.5litra 🍶🍪🍫🥜
- Buzëqeshje 😊
- Dashuri per natyren 🥰
 
🔖 Çmimi: 2.000 Lekë 🔖

 🟢Të përfshira: Transporti dhe Guida
 
📩Për rezervime info/detaje të mëtejshme kontaktoni në:

☎️+355 682058905 EDI

📨e-mail: [email protected]
https://www.instagram.com/p/CmXKUXgNQgN/?igsh=MTlsbmcwaW5xbzIyZQ==

Miq të Albania Alpine Adventure! 😊Ditën e diel, datë 5 janar do të kemi aktivitet 1-ditor, ngjitje në 📍Majën e Berizhdol...
30/12/2024

Miq të Albania Alpine Adventure! 😊

Ditën e diel, datë 5 janar do të kemi aktivitet 1-ditor, ngjitje në
📍Majën e Berizhdolit📍 1977m (Lepushë, Malësi e Madhe), për ta filluar në mënyrën më të mirë vitin e ri 😊
🏔🏔🏔🏔🏔🏔🏔

➡️Programi ditor :

🟢Nisja nga Tirana (Pallati i Sportit Asllan Rusi) ditën e diel, ORA 05:30 🟢

-Nga Tirana do të transferohemi për në Lepushë.
Rruga me furgon zgjat rreth 3 orë e gjysëm.
-Pasi arrijmë në  Lepushë bëhemi gati për ngjitjen në majën e Berizhdolit (1977 m).
-E gjithë ecja zgjat 6-7 orë  ngjitje  zbritje me disnivel rreth 900m.
-Ne orët e pasdites marrim rrugën e kthimit për në Tiranë me premtimin se do rikthehemi me patjetër në stinën pasardhëse pasi ky vend është magjepsës dhe i ndryshëm në çdo stinë.

🤔 Çfarë duhet të kemi me vete:
- Veshje sportive (dhe veshje rezerve) 👕
- Këpucë me qafa të përshtatshme për ecje malore 🥾
- Xhup kundër erës 💨
- Atlete dhe çorape rezervë (të domosdoshme pasi mund t’ju lagen këmbët gjatë ecjes në borë) 👟
- Ushqime energjike, çokollata e fruta të thata 🤤
- Ujë 1.5 litra dhe lëngje sipas dëshirës 🍶
- Kapuç, dorashka, syze dielli 🧤🧢😎
- Buzëqeshje 😊
- Dhe çdo gje tjeter qe ndihmon ne ngjitje alpine

🔖Çmimi: 3.000 Lekë 🔖

⚠️KUJDES: PËR ÇDO ANULLIM PAS DITËS SË ENJTE DO TË PAGUHET 50% E VLERËS!

🔵Të përfshira në çmim:
Transporti Tiranë – Kelmend – Tiranë me furgona komodë dhe Guida.

➡️Për info/detaje te mëtejshme apo rezervime kontaktoni në:
+355682058905 Edi

e-mail: [email protected]


https://www.instagram.com/p/CoqDTPUNnQR/?igsh=MWlqMDB6dWkwNDlwcQ==

Përshëndetje miq të Albania Alpine Adventure! 😊📌Këtë fundjavë, në datat 21&22 dhjetor, do të zhvillojmë aktivitet dy-dit...
16/12/2024

Përshëndetje miq të Albania Alpine Adventure! 😊

📌Këtë fundjavë, në datat 21&22 dhjetor, do të zhvillojmë aktivitet dy-ditor, ngjitje në📍Malin e Korabit 2764m📍

🏔️Korabi është mali më i lartë i Shqipërisë dhe një nga malet më të larta të Europës Juglindore me lartësi 2764 m mbi nivelin e detit. Ai shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Është një vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota të pafund. Ky mal gjendet në rrethin e Dibrës që është një nga zonat me kulturë dhe traditë të hershme, me kulinari dhe burime natyrore të pasura dhe që ndër vite është quajtur "Emblemë Qytetërimi".

➡️Dita e parë:
🚐Nisja nga Tirana të shtunën në orën 🕐15:30 nga Pallati i Sportit Asllan Rusi drejt fshatit Tes të zonës së Radomirës, Dibër, me një ndalesë të shkurtër në qytetin e Kukësit. Me të mbërritur do të akomodohemi në bujtinën pritëse të fshatit ku edhe do të darkojmë.

➡️Dita e dytë:
👣Nisja herët në mëngjes për të ngjitur majën e Korabit.
✴Aktiviteti është i përshtatshëm për të gjithë personat që gëzojnë shëndet të plotë. Terreni nuk ka vështirësi, gjithsesi kërkon përgatitje të mirë fizike pasi ecja zgjat rreth 9 -10 orë.
Pas kthimit do të konsumojmë diçka në fshat sa të mblidhet i gjithë grupi.
Pasi kemi kaluar një ditë të bukur së bashku, marrim rrugën drejt Tiranës me një ndalesë të shkurtër rrugës.

🤔Çfarë duhet të kemi me vete:

- Veshje sportive (dhe veshje rezervë) 👕
- Këpucë me qafa të përshtatshme për ecje malore 🥾
- Xhup kundër erës 💨
- Atlete dhe çorape rezervë (pasi mund t’ju lagen këmbët gjatë ecjes në borë) 👟🧦
- Ushqime energjike, çokollata dhe fruta të thata 🍫🥔
- Ujë 1.5 litra e lëngje sipas dëshirës 🍶
- Kapuç, doreza dhe syze dielli 🧢🧤🕶
- Buzëqeshje 😃
- Dashuri për natyrën 🥰🌳

🔖Çmimi: 6.500 Lekë

🟢Të përfshira: Transporti, akomodimi dhe guida.

Për më shumë info/detaje dhe rezervime kontaktoni në: 0682058905 Edi

DM ne Facebook & Insta
▪︎
📸©️

Të dashur miq të Albania Alpine Adventure 😊Këtë të diel, datë 1 dhjetor,  do të kemi një aktivitet njëditor - Ngjitje në...
26/11/2024

Të dashur miq të Albania Alpine Adventure 😊

Këtë të diel, datë 1 dhjetor, do të kemi një aktivitet njëditor - Ngjitje në Malin e Golikut.

Detaje të aktivitetit:

🚙Nisja nga Tirana në orën 🕐6:00 nga Pallati i Sportit Asllan Rusi drejt fshatit Peshtan.

⛰️Nisja per ne malin Golik fillon nga fshati Peshtan. Pjesa me e madhe e shtegut eshte e dukshme pasi bagetite dhe mushkat e mbajne te hapur.

📈📉Ecja eshte rreth 4 ore ngjitje duke filluar nga 350 m disniveli eshte rreth 1400 m, maja me e larte 1725 m.

🍂🍁🌳Ne kete stine shtegu eshte shumengjyresh, pylli ka lloje te ndryshme pemesh dhe dominohet nga bliri, lisi dhe panja.

Ngjitja eshte e nivelit mesatar.

Pamja nga maja e Golikut eshte fantastike dhe per te mos u humbur!

Çfarë duhet të keni me vete:
-Këpucë për ecje malore (ose atlete të përshtatshme)
-Ujë 1-1.5 litër.
-Fruta të thata dhe çokollata.
-Veshje sportive dhe veshje rezervë.

Çmimi: 3.000 Lekë

Të përfshira në çmim: Transporti dhe Guida

ℹ️ Për info/detaje të mëtejshme dhe rezervime kontaktoni në: 0682058905 EDI

Përshëndetje miq të Albania Alpine Adventure! 🙌Këtë të DIEL, më datë 24 NËNTOR, planifikojmë një vizitë 1 ditore në Pres...
20/11/2024

Përshëndetje miq të Albania Alpine Adventure! 🙌

Këtë të DIEL, më datë 24 NËNTOR, planifikojmë një vizitë 1 ditore në Prespë, ku do të realizojmë ngjitje në MAJËN E IVANIT! ⛰️.

✅Detaje të aktivitetit:

🚙 Nisja në oren 06:00 nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi".

☕🥐Në Librazhd do bëjmë ndalesën e parë për të konsumuar mëngjesin dhe kafen.

🚶Marrim rrugën drejt qafës së Zvezdës, ku do të filloje edhe ngjitja për në majën e Ivanit 1768 m, me 700 m disnivel. Gjatë ngjitjes do të kemi mundësinë të shijojmë panoramën spektakolare që na ofron fusha e Korçës, ndërsa në majë do na shfaqet magjike panorama e liqenit të Prespës dhe ishujve që ndodhen në këtë liqen.

📈📉E gjithë ngjitje- zbritje zgjat 🕐 4 orë.

- Pasi zbresim përsëri në qafë Zvezdë marrim furgonin dhe i drejtohemi liqenit të Prespës, do kemi mundësinë të ulemi në një nga lokalet e zonës për të shijuar ushqimin tradicional të zonës (tavë krapi).

🟢 Ky është aktivitet pa vështirësi teknike, i rekomandueshëm për të gjithë personat më përgatitje mesatare fizike.

Çfarë duhet të keni me vete:
-Këpucë për ecje malore (ose atlete të përshtatshme)
-Ujë 1-1.5 litër.
-Fruta të thata dhe çokollata.
-Veshje sportive dhe veshje rezervë.

Çmimi: 3.000 Lekë

Të përfshira në çmim: Transporti dhe Guida

ℹ️ Për info/detaje të mëtejshme dhe rezervime kontaktoni në: 0682058905 EDI

Përshëndetje miq të AAA! 😊➡️ Ditën e Diel, më datë 17 Nëntor, do të kemi aktivitet 1 ditor, ngjitje në 📍Malin e Kallkani...
12/11/2024

Përshëndetje miq të AAA! 😊

➡️ Ditën e Diel, më datë 17 Nëntor, do të kemi aktivitet 1 ditor, ngjitje në 📍Malin e Kallkanit📍 🔝 2,189 m (Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë).

ℹPërshkrimi i aktivitetit:

🚃Nisja nga Tirana - Pallati i Sportit Asllan Rusi - në orën 06:00 🕕 me furgon drejt fshatit Fushë Studën. Nga aty do të marrim rrugën për në Fshatin Steblevë i cili ndodhet në pjesën veriore të Parkut, në kufi me Maqedoninë. Më pas marim shtegun në këmbë për te Mali i Kallkanit 2189 m.

🧭I gjithë aktiviteti Ngjitje-Zbritje shkon rreth 6 orë me disnivel 920 m. Ky aktivitet është i përshtatshëm për të gjithë përsonat me përgatitje mesatare fizike.

⛰Mali i Kallkanit ndodhet në pjesën veriore të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i cili shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927 ha. Në park gjenden mbi 14 liqene akullnajore te vegjël me bukuri madhështore, të cilat ndodhen në një lartesi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit.

Do të jemi në kufi me Maqedoninë 🇲🇰, ku pamja që na ofrohet nga të dy shtetet është mahnitëse.

Pas zbritjes në fshat do të mund të konsumojmë diçka e më pas nisja për kthim në Tiranë.

Çfarë duhet të kemi me vete: 🤔
-Veshje sportive (dhe veshje rezervë).👕👕
-Këpucë ose atlete të përshtatshme për ecje malore.🥾
-Xhup te lehte kundër erës.🧥
-Ushqime energjike, çokollata e fruta të thata.🍪🍫
-Ujë 1.5 litra dhe lëngje sipas dëshirës.🍶
-Buzëqeshje 😊
-Dashuri per natyren 🥰

🔖Çmimi: 3.000 Lekë 🔖
🟢Të përfshira në çmim: Transporti dhe guida.

⚠️*KUJDES: ANULLIMET LEJOHEN DERI DITËN E ENJTE. PAS DITËS SË ENJTE, DO TË PAGUHET 50% E VLERËS!!!*

📩Për info/detaje dhe rezervime ju lutemi kontaktoni në:
+355 68 2058905 EDI

Miq të Albania Alpine Adventure! 😊Ditën e diel 10 nëntor do të kemi aktivitet 1 ditor, kalimin Lepushë - Qafa e Berizhdo...
05/11/2024

Miq të Albania Alpine Adventure! 😊

Ditën e diel 10 nëntor do të kemi aktivitet 1 ditor, kalimin Lepushë - Qafa e Berizhdolit - Nikç.

Programi i aktivitetit:

🚙Nisja nga Tirana (Pallati i Sportit Asllan Rusi) ditën e diel , ORA 05:30

-Nga Tirana do të transferohemi për në Lepushë.

Rruga me furgon zgjat rreth 3 orë e gjysëm.

-Pasi arrijmë në Lepushë bëhemi gati për ngjitjen në Qafën e Berizhdolit. Aty do të bëjmë një pushim të shkurtër për të konsumuar diçka, dhe për të shijuar bukurinë e Bjeshkëve të Namuna. Më pas do të zbresim për rreth 1100m në drejtim të Nikçit.

🚶E gjithë ecja zgjat 6-7 orë, ngjitje me disnivel rreth 600m, dhe zbritje 1100m.

-Pasi arrijmë në Nikç, bëjmë një pushim të shkurtër dhe marrim rrugën e kthimit për në Tiranë.

Niveli i vështirësisë është mesatar por kërkon persona me eksperiencë në ecje malore.

Çfarë duhet të kemi me vete:
- Veshje sportive (dhe veshje rezerve)
- Këpucë me qafa të përshtatshme për ecje malore 🥾
- Xhup kundër erës 💨
- Atlete dhe çorape rezervë
- Ushqime energjike, çokollata e fruta të thata 🤤
- Ujë 1.5 litra dhe lëngje sipas dëshirës 🍶
- Kapele dhe syze dielli 🧢😎
- Dhe çdo gje tjeter qe ndihmon ne ngjitje alpine

🔖Çmimi: 3. 000 Lekë

🔵Të përfshira në çmim:
Transporti Tiranë – Kelmend – Tiranë, Transporti nga Nikç -Tamarë me trasportin vendas, dhe Guida.

➡️Për info/detaje te mëtejshme apo rezervime kontaktoni në:
+355 68 20 58 905 Edi

02/11/2024

Edhe nje vend i lire per neser kalimin Brekije Tersher Bicaj

Përshëndetje miq të AAA! 😊🚶‍♂️Këtë fundjavë - Ditën e Diel - datë 3 nëntor, kemi vendosur të bëjme: Kalimin Brekije-Tërs...
29/10/2024

Përshëndetje miq të AAA! 😊

🚶‍♂️Këtë fundjavë - Ditën e Diel - datë 3 nëntor, kemi vendosur të bëjme: Kalimin Brekije-Tërshënë-Shkalla e Keqe-Bicaj.

🚙 Nisja në orën 05:30 tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në drejtim të fshatit Brekije, me një ndalesë të shkurtër rrugës për kafe.☕

🍂 Udhëtimi do të jetë fantastik, me pamje të mahnitshme të ngjyrave të vjeshtës. 🥾Ngjitja fillon nga fshati Brekije, në drejtim të Qafës të Vojvodës, ku do të fillojmë zbritjen drejt fshatit Tërshenë. Fshati Tërshenë, është një nga fshatrat më të izoluar në Shqipëri, pa rrugë makine, ku shtigjet e hershme janë e vetmja rrugë për banorët, nën të cilat do kalojmë edhe ne. Gjatë zbritjes, do të kemi mundësinë të shohim "Shkallën e keqe", Monument Natyre. Më pas, do të drejtohemi drejt fshatit Mustafaj të Bicajve, ku do të jetë dhe fundi i udhëtimit.

🚶‍♂️E gjithë ecja zgjat 🕐 7-8 orë me disnivel 600m ngjitje. 🟠 Niveli i vështirësisë është mesatar por që kërkon njerëz me eksperiencë të mëparshme në ngjitje malore. Kthimi në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes.

🟢 Çfarë duhet të keni me vete:
1) Këpucë me qafë për ecje malore
2) Veshje Sportive (termike)
3) Veshje rezervë
4) Xhup kundra erës
5) Shkopinj për ecje alpine
6) Sanduiç, çokollata dhe fruta të thata
7) Buzëqeshje
8) Dashuri për natyrën

Të përfshira në çmim: transporti Tiranë - Brekije Bicaj -Tiranë dhe Guida.

Çmimi: 3.000 Lekë

Photo credits:

Për info/detaje dhe rezervime ju lutemi kontaktoni në:
+355 68 20 58 905 EDI

https://www.instagram.com/p/Cx_SU-Xt7vr/?igsh=emg1ZHY4eTh5eHc5

📢 NJOFTIM‼️🚐 NISJA NESËR, TË DIELËN DATË 27 TETOR - MAJA E VAJUSHËS - KELMEND DO TË JETË NË ORA 5:00 (ME ORËN E RE 😊) NG...
26/10/2024

📢 NJOFTIM‼️

🚐 NISJA NESËR, TË DIELËN DATË 27 TETOR - MAJA E VAJUSHËS - KELMEND DO TË JETË NË ORA 5:00 (ME ORËN E RE 😊) NGA PALLATI I SPORTIT ASLLAN RUSI.

🙏 FALEMINDERIT DHE MIRËUTAKOFSHIM NESËR NË NJË NGJITJE MBRESËLËNËSE E ME PEIZAZHE UNIKE!

😊 Të dashur miq të Albania Alpine Adventure!⛰️ Këtë të diel me datë 27 tetor do të kemi një aktivitet një ditor  - NGJIT...
22/10/2024

😊 Të dashur miq të Albania Alpine Adventure!

⛰️ Këtë të diel me datë 27 tetor do të kemi një aktivitet një ditor - NGJITJE NË MAJËN E VAJUSHËS në Kelmend.

🚐 Nisja nga Tirana - Pallati i Sportit Asllan Rusi ditën e diel në ora 6:00 drejt Kelmendit, me një ndalesë tek Leqet e Hotit për të shijuar peizazhin e mrekullushëm që na ofron ballkoni aty.

🚶‍♂️🍂Më pas do të vijojmë me ngjitjen në majën e Vajushës (2,056 m). Gjatë ngjitjes peizazhi të ofron të gjithë spektrin e ngjyrave të vjeshtës, ku dhe afërsia me Bjeshkët e Nëmuna është e vogël në vijë ajrore. Në pjesën fundore të kurrizores në ngjitje do të kalojmë edhe vijën ndarëse të kufirit shqiptaro-malazez; Do gjendemi në dy shtete njëkohësisht. Drekën do të mund ta konsumojmë menjëherë pas zbritjes.

🍁🍃🍂 Pas konsumimit të drekës do të marrim rrugën e kthimit për në shtëpi me premtimin se do rikthehemi me patjetër në stinën pasardhëse pasi ky vend është magjepsës dhe i ndryshëm në çdo stinë.

Çfarë nevojitet me vete për ta bërë këtë udhëtim unik me të lehtë:
- Veshje sportive (dy palë).
- Këpucë me qafë, të përshtatshme për ecje malore ose atelete (atlete rezerve për çdo rast)
- Ushqime te lehta per t`u konsumuar gjatë ecjes (fruta të thata, çokollata, fruta etj).
- Ujë 1.5 - 2 litra dhe lëngje të ndryshme.
- Xhaketë sportive kundra erës.

Të përfshira në çmim: Transporti Tiranë – Kelmend – Tiranë me furgona komodë.

Çmimi: 3.000 Lekë

Për info të mëtejshme dhe rezervime kontaktoni në numri:
0682058905 EDI

📸 .shyti

😊 Të dashur miq të Albania Alpine Adventure!⛰️Këtë fundjavë, ditën e shtunë datë 26 tetor, do të zhvillojmë aktivitet 1-...
22/10/2024

😊 Të dashur miq të Albania Alpine Adventure!

⛰️Këtë fundjavë, ditën e shtunë datë 26 tetor, do të zhvillojmë aktivitet 1-ditor në malin e Fagut, në malësinë e Tiranës (Shëngjergj).

🚐 Nisja në orën 6:30 nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi" drejt ujëvarës së Shëngjergjit ku do bëjmë edhe ndalesën e parë.

Pas vizitës së ujëvarës do t'i drejtohemi pikënisjes së shtegut të Fagut.

🚶‍♂️Në total ecja zgjat vetëm rreth 5 orë e 30 minuta.

🟢 Terreni është normal, pa rrezikshmëri dhe i përballueshëm nga të gjithë, përfshirë edhe personat që dëshirojnë të provojnë për herë të parë ngjitjen në mal.

Çfarë duhet të kemi me vete:
-Këpucë me qafa për ecje malore (ose atlete të përshtatshme)
-Ujë 1-1.5L
-Fruta të thata, çokollata dhe ushqime sipas dëshirës
-Veshje sportive (dhe veshje rezervë)

Çmimi: 2.000 Lekë

Të përfshira në çmim: Transporti dhe Guida.

Për info/detaje të mëtejshme dhe rezervime ju lutemi kontaktoni në:
+355 68 20 58 905 EDI

Përshëndetje miq të AAA! 😊 Këtë fundjavë, në datë 29 Shtator, do të bëjmë  Kalimin Selcë-Vermosh.Përshkrimi i aktiviteti...
23/09/2024

Përshëndetje miq të AAA! 😊

Këtë fundjavë, në datë 29 Shtator, do të bëjmë  Kalimin Selcë-Vermosh.

Përshkrimi i aktivitetit:

Nisja nga Tirana ditën e diel në orën 06:00  tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” drejt fshatit Selcë, nga ku do të nisim ecjen.

E gjithë ecja do zgjasë rreth 6-7 orë me disnivel 1000 m. Pamja që do të na shoqërojë përgjatë kalimit nëpër Bjeshkët e Jeshnicës, do të jetë fantastike!

Me të mbërritur në qendër të Vermosh*t, pas një pushimi të shkurtër, marrim rrugën e kthimit drejt Tiranës.

Çfarë duhet të kemi me vete:

-Veshje sportive (dhe veshje rezerve)
-Këpucë me qafa të përshtatshme për ecje malore dhe kundër ujit
-Xhup kundër erës dhe ujit
-Atlete dhe çorape rezervë (të domosdoshme pasi mund t’ju lagen këmbët gjatë ecjes )
-Ushqime energjike, çokollata e fruta të thata
-Ujë 1.5 litra dhe lëngje sipas dëshirës
-Kapele, syze dielli dhe mushama kundra shiut
-Çdo mjet tjeter që ndihmon për ecje Alpine

Çmimi: 3.000 lekë

Të përfshira në çmim: Transporti Tiranë-Selcë-Vermosh dhe guida.

Për info/detaje dhe rezervime ju lutemi kontaktoni:
+355 68 20 58 905 EDI

e-mail: [email protected]
https://www.instagram.com/p/CiuIXKVtufb/?igsh=d3N6MTdnZWNzcGZi

Pas reshjeve të fundjavës së kaluar,ky është peizazhi që na pret këtë fundjavë në korab! Koha premton të jetë e mirë,ara...
17/09/2024

Pas reshjeve të fundjavës së kaluar,ky është peizazhi që na pret këtë fundjavë në korab!
Koha premton të jetë e mirë,ara që do na bashkohen duhet të kenë me vete patjetër pajisjet për ecje të tilla dimërore! Temperaturat do jenë relativisht të ulëta!
Le të shijojmë borën e parë të sezonit 😇😇😶‍🌫️
Mirupafshim 😇

Përshëndetje miq të Albania Alpine Adventure! 😊📌Këtë fundjavë, në datat 21-22 shtator do të zhvillojmë aktivitet dy-dito...
16/09/2024

Përshëndetje miq të Albania Alpine Adventure! 😊

📌Këtë fundjavë, në datat 21-22 shtator do të zhvillojmë aktivitet dy-ditor, ngjitje në📍Malin e Korabit 2764m 📍.

ℹKorabi është mali më i lartë i Shqipërisë dhe një nga malet më të larta të Europës Juglindore me lartësi 2764 m mbi nivelin e detit. Ai shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Është një vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota të pafund. Ky mal gjendet në rrethin e Dibrës që është një nga zonat me kulturë dhe traditë të hershme, me kulinari dhe burime natyrore të pasura dhe që ndër vite është quajtur "Emblemë Qytetërimi".

➡️Dita e parë:

🚐Nisja nga Tirana të shtunën në orën "16:00" nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi" 🕒 drejt fshatit Tes të zonës së Radomirës, Dibër, me një ndalesë të shkurtër në qytetin e Kukësit. Me të mbërritur do të akomodohemi në bujtinën pritëse të fshatit ku edhe do të darkojmë.

➡️Dita e dytë:

🚶Nisja herët në mëngjes për të ngjitur majën e Korabit.
✴Aktiviteti është i përshtatshëm për të gjithë personat që gëzojnë shëndet të plotë. Terreni nuk ka vështirësi, gjithsesi kërkon përgatitje të mirë fizike pasi ecja zgjat rreth 9 -10 orë.
Pas kthimit do të konsumojmë dicka në fshat sa të mblidhet i gjithë grupi.
Pasi kemi kaluar një ditë të bukur sëbashku, marrim rrugën drejt Tiranës me një ndalesë të shkurtër rrugës.

🤔Çfarë duhet të kemi me vete:

- Veshje sportive (dhe veshje rezervë) 👕
- Këpucë me qafa të përshtatshme për ecje malore 🥾
- Xhup kundër erës 💨
- Ushqime energjike, çokollata dhe fruta të thata 🍫🥔
- Ujë 1.5 litra e lëngje sipas dëshirës 🍶
- Buzëqeshje 😃
- Dashuri për natyrën 🥰🌳

🔖Çmimi: 6.000 Lekë

🟢Të përfshira: Transporti, guida dhe fjetja me mëngjes.

ℹ️ Për më shumë info/detaje dhe rezervime kontaktoni në:
+355 68 20 58 905 EDI

DM në Facebook & Insta

Address

Rr. E Durrësit
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albania Alpine Adventure posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category

Our story

We are a group of mountain lovers, trying to share and show the beauty of aur country.

Started 6 years ago we still have the same passion and ambittion. You are welcomed to try one of our many tours.