01/09/2024
Shpella Pellumbasit - Kanioni erzenit
Diten e Merkure date 4 Shtator do bejme nje udhetim per ne fshatin pellumbas 20 min me makine nga Tirana
E gjithe ecja eshte spektakolare pergjate grykes se Skuranes Dhe kanionit te Erzenit
Ne kanionin e Erzenit do lahemi ne vendin me te bukur ku ka disa ujvara
Shpella e Pëllumbasit ( Shpella e Zeze )
Treva ku shtrihet Tirana e sotme është një nga zonat ku dëshmohet më herët egzistenca e jetës dhe prania e njeriut në Shqipëri, dhe kjo i detikohet një zgafelle të famëshme. Shpella e Zezë (apo Shpella e Pëllumbasit) ndodhet ne juglindje të Tiranës pranë fshatit Pëllumbas, të komunës së Bërzhitës, në lartësinë 650 m.
Nga fshati per ne shpelle eshte rreth 2 km. Shpella është 360 m e gjatë, 10-15 m e gjërë dhe 15-45 m e lartë
Brendësia e shpellës është e mbushur me stalaktite dhe stalagmite, me mikroforma të shumta të reliefit nëntokësor karstik, që ngjallin interes me bukurinë e tyre. Ne shpellë ka jetë pasi aty ka insekte dhe lakuriqë nate. Skeletet që u gjetën në shpellë, sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Firences, u përkasin arinjve të shpellave (Ursus speleaus), të cilët kanë jetuar 10.000 deri 400.000 vjet më parë. Në të gjithë Evropën deri më sot janë zbuluar pesë shpella të tilla.
Kjo ecje eshte e pershtatshme per Të gjithe dhe do na zgjasi rreth 4 ore ( vajtje - ardhje ) me gjithe pushime dhe larje ne Kanionin e erzenit , kthimi ne Tirane parashikohet gjate mbasdites
Gjerat qe duhet Të merni me vete
Kepuce me qafa per ecje ose atlete, kapele & krem dielli
1 liter uje & sanduic ose fruta Të thata
Nisja nga Tirana ne oren 09 00 , takimi mbrapa piramides prane Bar Komiteti
Cmimi 3 000 leke personi ( ku perfshihen , transporti, guida, foto dhe video me drone )
Per rezervime
Fation Plaku
0696384466