Reality Escapers Albania

Reality Escapers Albania 📍Hiking, Outdoor Camping, Kayaking
📍Meeting point for outdoor enthusiasts
📍Siguracione 🚗
(1)

15/08/2024

“Smell the sea and feel the sky, let your soul and spirit fly”

– Van Morrison

05/08/2024

Hiking at Çika Peak with our guest from France to enjoy one of the most beautiful view in Albania.Book your adventure wi...
01/08/2024

Hiking at Çika Peak with our guest from France to enjoy one of the most beautiful view in Albania.

Book your adventure with us!
📲+355696592713
🌐 www.realityescapersalbania.com

26/07/2024

Xhamia e Muradies ndodhet në qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skelë, në zonën pranë Shesh*t të Flamurit. Objekti është i veçuar dhe i dukshëm qartë nga të gjitha anët (pa marë parasysh gjelbërimin e lartë përreth objektit).
Objekti është ndërtim i vitit 1542 (shek.XVI) dhe ndërtimi i saj mendohet të ketë nisur me urdhër të Sulltan Sulejmanit kur ai vizitoi Vlorën në vitin 1537 në përgatitjet e ushtrisë Osmane për të sulmuar brigjet e Italisë dhe projektuar nga arkitekti me origjinë shqiptare dhe famë të madhe në botën e orientit Mimar Sinani, sot ajo mban statusin Monument Kulture i kategorisë së parë.
Sot njihet si Xhamia e Muradies për shkak të lagjes ku ndodhet por emri i saj i vjetër është Xhamia e Plumbit pasi mendohej se çatia e saj fillimisht ishte prej materiali plumbi por me rinovimet e mëvonshme çatia ndryshoi dhe u bë me tjegulla.

The last wild river in europe, Vjosa.📍Poçem gorge, Mallakastër Albania
21/07/2024

The last wild river in europe, Vjosa.

📍Poçem gorge, Mallakastër Albania


Nëse jeni një Agjent Udhëtimi, Agjenci Turistike, Hotel, Hostel, Bujtinë në pritje për të gjetur një mundësi partneritet...
17/07/2024

Nëse jeni një Agjent Udhëtimi, Agjenci Turistike, Hotel, Hostel, Bujtinë në pritje për të gjetur një mundësi partneriteti në Vlorë, Shqipëri, do të jemi të lumtur të krijojmë një partneritet me kompaninë tuaj.

Ne, në Reality Escapers Albania, jemi të specializuar në udhëtime në sporte në natyrë si hiking, trekking, kajak, kamping në natyrë etj.

Ne jemi të pasionuar për të ofruar një shërbim të shkëlqyeshëm para-sh*tjes, duke u dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme për kërkesat e klientëve tuaj, dhe gjithmonë me një përgjigje shumë të shpejtë nga ana jonë.

Ne u ofrojmë partnerëve tanë një zbritje dhe komisione në guidat tona turistike të publikuara. Ju lutemi na kontaktoni për të diskutuar detaje të mëtejshme dhe për të planifikuar ture ditore ose shumëditore së bashku.

Me Reality Escapers Albania, mysafirët tuaj do të ndjejnë aventurën e vërtetë ne Vlorë dhe Shqipërinë e Jugut.

Ju lutemi na kontaktoni për një itinerar të detajuar ose na jepni të gjitha informacionet përkatëse për një itinerar krejtësisht të ri special të bërë sipas preferencave tuaja.

Reality Escapers is a tour agency born out of passion and desire to present the unknown Vlora. We offer daily and multiple day tours mainly hiking, trekking, kayaking, birdwatching and outdoor camping in Vlora county. Our tours are a combination between mountain peaks, sea depths, crystal river wate...

ECIM NËPËR LUMË  / WALKING ON RIVERNë datën 27 korrik do të bëjmë një aktivitet ditor, do të ecim përgjatë rrjedhës së L...
17/07/2024

ECIM NËPËR LUMË / WALKING ON RIVER

Në datën 27 korrik do të bëjmë një aktivitet ditor, do të ecim përgjatë rrjedhës së Lumit të Bardhë (Lumit Shushica ose Lumi Vlorës 😉), do të ecim në segmentin nga Ura e Bratajt deri në Lepenicë, përgjatë ecjes do të shijojmë freskinë dhe bukurinë e lumit.
Lumi Shushica rrjedh nga Jugu në drejtim të Veriut, burimin e tij e ka në fshatin Kuç dhe rrugës bashkohet dhe me një degëzim më të vogël që vjen nga fshati Vërmik e përfundimisht derdhet në Vjosë duke u bërë kështu një nga degët më të rëndësishme për lumin e fundit të egër në Europë, Vjosën.
Ecja është e gjatë rreth 7 km dhe nuk ka vështirësi fizike të lartë.

➡️Çmimi : 25 euro/personi (çmim promocional)
➡️Përfshihet : Transporti, Guida, Jelekët e Sigurisë, helmtat
➡️Nisja : Skelë, Vlorë
➡️Ora : 08:00
➡️Grupi i Limituar : 15 Persona

🤔Çfarë duhet të kemi me vete:
- Veshje sportive (dhe veshje rezervë për tu ndërruar) 👕
- Sandale, atlete ose këpucë hiking ☝️
- Ushqime energjike, çokollata dhe fruta të thata 🍫🥔
- Ujë 2 litra dhe lëngje sipas dëshirës🍶
- Syze, kapele dhe krem dielli 🕶️👒🧢
- Buzëqeshje 😃
- Dashuri për natyrën ♥️🌳


Për më shumë info/detaje dhe rezervime kontaktoni në:
📱 +355 69 6592 713
✉️DM ne Facebook & Insta

🔴Rezervimi quhet i mbyllur kur kryhet pagesa e udhëtimit.
Në rast anullimi nga personi pagesa nuk kthehet.
Në rast anullimi nga organizatori pagesa kthehet 100%.

We don't need therapy. We just need to go kayaking 🛶🛶Book your adventure with us!📲+355696592713🌐 www.realityescapersalba...
11/07/2024

We don't need therapy. We just need to go kayaking 🛶🛶

Book your adventure with us!
📲+355696592713
🌐 www.realityescapersalbania.com

Kriporja e Skrofotinës, Vlore Shqipëri ... 🤩🤩
06/07/2024

Kriporja e Skrofotinës, Vlore Shqipëri ... 🤩🤩

Te dashur miq te Reality Escapers Albania jemi te lumtur tju prezantojme me websiten tone te ri www.realityescapersalban...
03/07/2024

Te dashur miq te Reality Escapers Albania jemi te lumtur tju prezantojme me websiten tone te ri www.realityescapersalbania.com ku do te merrni te gjithe informacionin e nevojshem mbi guidat tona turistike, informacione mbi sportet ne natyre, dyqan online per pajisje alpinizmi, pagesa online te sigurta dhe te shpejta vetem me karte krediti dhe shume sherbime te tjera.

*ky website eshte prodhuar me kontributin financiar te skemes se granteve "Smart & Green Future" ne kuader te implemetimit te Marreveshjes Financiare per projektin ProSEED 2.0 nenshkruar ne date 14.10.2022 midis Ministrise se Financave dhe Ekonomise dhe GIZ, si dhe bazuar ne VKM Nr. 30, date 17.01.2024 i perket fushes se pergjegjesise se Ministrise se Ekonomise, Kultures dhe Inovacionit.

02/07/2024

Walking on River with Reality Escapers Albania 🥾🏞️

🇦🇱 Ju prezantojmë me guidën ditore më të re ecje në lumë, nëpër lumin Shushicë, epo çfarë pret, hiking më të freskët se kaq përgjatë verës nuk ke për të gjetur 😉🙋🏻‍♂️🙋🏼
🇬🇧 We are presenting you with the newest daily touristic guide, walking on river, through Shushicë river, what are you waiting for, fresh hiking more than this during the summer you can't find 😉🙋🏻‍♂️🙋🏼

Book your adventure with us!
📲+355696592713
🌐 www.realityescapersalbania.com

guiding our guests from France through trails of Vlora..🥾⛰️Book your adventure with us!📲+355696592713🌐 www.realityescape...
29/06/2024

guiding our guests from France through trails of Vlora..🥾⛰️

Book your adventure with us!
📲+355696592713
🌐 www.realityescapersalbania.com

ECIM NËPËR LUMË  / WALKING ON RIVERNë datën 30 qershor do të bëjmë një aktivitet ditor, do të ecim përgjatë rrjedhës së ...
25/06/2024

ECIM NËPËR LUMË / WALKING ON RIVER

Në datën 30 qershor do të bëjmë një aktivitet ditor, do të ecim përgjatë rrjedhës së Lumit të Bardhë (Lumit Shushica ose Lumi Vlorës 😉), do të ecim në segmentin nga Ura e Bratajt deri në Lepenicë, përgjatë ecjes do të shijojmë freskinë dhe bukurinë e lumit.
Lumi Shushica rrjedh nga Jugu në drejtim të Veriut, burimin e tij e ka në fshatin Kuç dhe rrugës bashkohet dhe me një degëzim më të vogël që vjen nga fshati Vërmik e përfundimisht derdhet në Vjosë duke u bërë kështu një nga degët më të rëndësishme për lumin e fundit të egër në Europë, Vjosën.
Ecja është e gjatë rreth 7 km dhe nuk ka vështirësi fizike të lartë.

➡️Çmimi : 25 euro/personi
➡️Përfshihet : Transporti, Guida, Jelekët e Sigurisë, helmtat
➡️Nisja : Skelë, Vlorë
➡️Ora : 08:00
➡️Grupi i Limituar : 10 Persona

🤔Çfarë duhet të kemi me vete:
- Veshje sportive (dhe veshje rezervë për tu ndërruar) 👕
- Sandale, atlete ose këpucë hiking ☝️
- Ushqime energjike, çokollata dhe fruta të thata 🍫🥔
- Ujë 2 litra dhe lëngje sipas dëshirës🍶
- Syze, kapele dhe krem dielli 🕶️👒🧢
- Buzëqeshje 😃
- Dashuri për natyrën ♥️🌳


Për më shumë info/detaje dhe rezervime kontaktoni në:
📱 +355 69 6592 713
✉️DM ne Facebook & Insta

🔴Rezervimi quhet i mbyllur kur kryhet pagesa e udhëtimit.
Në rast anullimi nga personi pagesa nuk kthehet.
Në rast anullimi nga organizatori pagesa kthehet 100%.

Momente nga aventura jonë e fundit në çatinë e Shqipërisë, Majën e Korabit 2764 m.Faleminderit që i bashkuat me ne në kë...
24/06/2024

Momente nga aventura jonë e fundit në çatinë e Shqipërisë, Majën e Korabit 2764 m.
Faleminderit që i bashkuat me ne në këtë udhëtim, mirupafshim në aventura të tjera.

On trails of South Albania with our guests from Netherlands 🇳🇱Book your trip with us!📲+355696592713🌐 www.realityescapers...
21/06/2024

On trails of South Albania with our guests from Netherlands 🇳🇱

Book your trip with us!
📲+355696592713
🌐 www.realityescapersalbania.com

Grupi për ngjitjen e majës së Korabit në datat 22-23 qershor është i konfirmuar, kemi dhe 3 vende të lira afati i fundit...
18/06/2024

Grupi për ngjitjen e majës së Korabit në datat 22-23 qershor është i konfirmuar, kemi dhe 3 vende të lira afati i fundit për prenotime është dita e enjte, dt 20 qershor.

New service 🚕🚖 ! Need a taxi from the airport (TIA) to visit Tirana, Kruja, Shkodra, Berat, Gjirokastra, Vlora, Himara, ...
04/06/2024

New service 🚕🚖 !

Need a taxi from the airport (TIA) to visit Tirana, Kruja, Shkodra, Berat, Gjirokastra, Vlora, Himara, Saranda ?

Only contact us ☎️✉️!

Në 22-23 Qershor ngjitemi në KORAB 2764m.Të shtunë - të dielën e 22-23 qershorit do të ngjisim malin më të lartë të Shqi...
03/06/2024

Në 22-23 Qershor ngjitemi në KORAB 2764m.

Të shtunë - të dielën e 22-23 qershorit do të ngjisim malin më të lartë të Shqipërisë dhe të 4-tin e Ballkanit, Korabin që të gjithë duhet ta ngjisin të pakten njëherë në jetë. Ngjitja behet nga fshati Radomire, ka nje disnivel rreth 1500m, dhe duhen rreth 8-9 ore ngjitje-zbritje, duke llogaritur pushimet gjate ngjitjes, dhe pushimin ne maje. Ngjitja kerkon pergatitje te mire fizike, apo te keni eksperienca te mepareshme ne ngjitjet ne mal.
Në dt 22 të shtunën do të nisemi nga Vlora në orën 10:00, vend takimi Skelë përballë Rivierës dhe me disa pushime rrugës do të arrijmë në fshatin Radomire ku do të akomodohemi në bujtinë. Akomodimi do behet ne dhoma dyshe apo treshe, por ne varesi te grupit dhe ne dhoma te perbashketa me më shume persona!

Në dt 23 të dielën në orën 06:00 do të fillojmë ngjitjen për në majën e Korabit e cila të ofron panoramë fantastike 360 gradë. Pas kthimit në fshat do të bëjmë një pushim të shkurtër 30 minuta dhe do të nisemi ne drejtim te Vlorës, kthimi vonë në mbrëmje.
Mos harroni te merrni me vete ushqimin per diten e diel gjate ngjitjes si, tosta, sanduica, cokollata, fruta, lengje, mushama shiu, mbrojtje nga dielli, rroba rezervë per tu ndërruar për çdo rast etj.
Per darken apo dreken, bujtinat ku do akomodohemi e ofrojne ne forme pakete me cmime te arsyeshme, por secili mund te marre ushqime me vete sipas deshires.

Pagesa per kete guide eshte 6500 leke dhe perfshin:
Transportin
Akomodimin ne bujtine
Mengjesi ne bujtine (e diela)
Guiden

Për prenotime inbox ose ne nr e tel +355696592713
Prenotimi quhet i mbyllur në momentin që kryhet pagesa në zyrën tonë fizike ose nëpërmjet bankës.

14/04/2024

Vlora dhe Shqipëria është e bukur në çdo stinë dhe ka mundësi për turizëm gjithëvjetor....🤩🤩

Kronikë nga BLU TV

13/04/2024

Are you ready for a kayaking adventure in beautiful city of Vlora ?
What are you waiting for, just contact with us !

A jeni kurioz rreth kayaking ? Dëshiron t'a provosh kënaqësinë e lundrimit me kayak ? Reality Escapers Albania organizon...
08/04/2024

A jeni kurioz rreth kayaking ? Dëshiron t'a provosh kënaqësinë e lundrimit me kayak ?
Reality Escapers Albania organizon ditën e mërkurë, data 10 prill, ora 09:00 në Lungomare përballë ish Shkollës së Marinës, KAYAKING OPEN DAY 🛶🛶.

Çfarë duhet për tu bërë pjesë e Kayaking Open Day 🤔
-Rezervimi i vendit tënd pasi vetëm 9 vende janë të lira
-Rroba Sportive
-Uje 1.5 litër
-Mbrojtje Kundër diellit
-Dashuri për natyrën.

🌲 Adventure awaits! 🌲 Escape the ordinary and embrace the extraordinary with Reality Escapers Albania! 🏞️ Join us for an...
06/04/2024

🌲 Adventure awaits!

🌲 Escape the ordinary and embrace the extraordinary with Reality Escapers Albania!
🏞️ Join us for an unforgettable hiking experience through Vlora's breathtaking landscapes.

Whether you're a seasoned hiker or a beginner, our expert guides will lead you on a journey filled with discovery and wonder. Don't just dream about it – let's make it a reality!

Book your hike and let's explore together.

Hej ti, nëse je i/e ri/e banon në Vlorë, njeh gjuhën angleze, ke patentë të klasit B, je i/e apasionuar mbas natyrës dhe...
04/04/2024

Hej ti, nëse je i/e ri/e banon në Vlorë, njeh gjuhën angleze, ke patentë të klasit B, je i/e apasionuar mbas natyrës dhe po kërkon një eksperiencë në turizmin e aventurës si guide turistike edhe sikur me kohë të pjesshme në Reality Escapers Albania kemi një mundësi për ty.

*Shënim i rëndësishëm : Qëllimi i kësaj nisme është të krijoj eksperiencat e para si guide turistike, të eksplorojmë së bashku shtigje malore dhe t'ju shty drejt profesionit të bukur si guide turistike e lirë (freelancer). Ne nuk çertifikojmë.

Na kontakto ne numrin tone te telefonit +355 696592713 ose dm në Facebook ose Instagram.

PERSHENDETJE MIQ !TE DIELEN, 07 PRILL DO TE ECIM NE PLLAJEN E BEUNIT, FSHATI VAJZË.Ecja fillon nga qendra e fshatit Vajz...
03/04/2024

PERSHENDETJE MIQ !
TE DIELEN, 07 PRILL DO TE ECIM NE PLLAJEN E BEUNIT, FSHATI VAJZË.
Ecja fillon nga qendra e fshatit Vajzë dhe përfundon sërish aty, ecja është e lehtë dhe zgjat rreth 5-6 orë në varësi të grupit së bashku me pushimet, gjatë aktivitetit do të kemi mundësi të shijojmë bukurinë e natyrës, pamjen një pjese të luginës së lumit të Vlorës dhe produktet lokale të zonës pasi në përfundim të aktivitetit do të ulemi te Restorant Shpella Vajzë .

Vini re : shtegu është formë unaze pra kthimi nuk bëhet nga i njëjti shteg .

➡️Çmimi : 2000 lek/personi
➡️Përfshihet : Transporti dhe Guida
➡️Nisja : Skelë, Vlorë
➡️Ora : 07:00
🤔Çfarë duhet të kemi me vete:
- Veshje sportive (dhe veshje rezervë) 👕
- Këpucë të përshtatshme për ecje malore🥾
- Ushqime energjike, çokollata dhe fruta të thata 🍫🥔
- Ujë 2 litra dhe lëngje sipas dëshirës🍶
- Buzëqeshje 😃
- Dashuri për natyrën ♥️🌳
- Mushama shiu për çdo rast 😉
Për më shumë info/detaje dhe rezervime kontaktoni në:📱 +355 69 6592 713 DM ne Facebook & Insta ose na vizitoni pranë zyrës sonë në adresën , Lagjia "Pavarësia", Godina 10K.
🔴Rezervimi quhet i mbyllur kur kryhet pagesa e udhëtimit.

Disa momente nga ecja e të dielës në grykëderdhjen e Vjosës ose savanën shqiptare... 🤩🤩
02/04/2024

Disa momente nga ecja e të dielës në grykëderdhjen e Vjosës ose savanën shqiptare... 🤩🤩

Aktiviteti i të dielës !Hiking Fshati Dëllenjë – Grykederdhja e Vjoses – Lumi i Vjeter – Kallenge – Gryke-Shqipe.Te Diel...
26/03/2024

Aktiviteti i të dielës !

Hiking Fshati Dëllenjë – Grykederdhja e Vjoses – Lumi i Vjeter – Kallenge – Gryke-Shqipe.

Te Dielen 31 Mars do te zhvillojme nje aktivitet ditor eksplorim - hiking ne nje destinacion të panjohur deri më tani, nis nga Fshati Dëllenjë shkojme deri grykederdhjen e Vjoses anes detit arrijme ne Lumin e Vjeter (Vdekur) arrijme ne Lagunen e Kallenges ku do te vizitojme dhe bunkeret te kthyer tashme ne atraksion turistik pikturuar me murale qe shfaqin pasurine e biodiversitetit te zones dhe me vone arrijme fshatin Delisuf (Gryke Shqipe) ku eshte dhe fundi i ecjes tone. Zona eshte e panjohur dhe eksploruar edhe pse duket si nje savana e vogel e mbajtur sekret nga njerzit. Ecja do te zgjasi rreth 6-7 ore megjithate eshte niveli i lehte pasi do te ecim vetem neper fusha anes Vjoses.

Vendi i nisjes : Skele, Vlore
Ora e nisjes : 07:30
Niveli i aktivitetit : Veshtiresia e Lehte
Cmimi : 1800 Lek/Personi
Perfshihet ne cmim : Transporti nga Vlora, organizimi i aktivitetit dhe guida turistike.
Cfare duhet te keni me vete : Kepuce hiking, bluza per tu nderruar, mbrojtje nga dielli, uje 2 litra dhe lengje te tjera sipas deshires, ushqime per nje vakt, fruta te ndryshme, shkopinj hiking kush i disponon.
Grupi maksimal : 20 Persona
📷©️ .magazine.balkans

Per me shume informacion dhe rezervime ju mirpresim prane zyres tone, adresa Lagjia “Pavaresia”, Godina 10K, Hyrja 1, Vlore Shqiperi ose na kontaktoni ne numrin tone telefonit whatsapp/viber +355 696592713, me mesazhe ne rrjetet tona sociale Facebook/Instagram Reality Escapers Albania.

Address

Lagjia Pavaresia, Godina 10K, Hyrja 1
Vlorë

Opening Hours

Monday 08:00 - 21:00
Tuesday 08:00 - 21:00
Wednesday 08:00 - 21:00
Thursday 08:00 - 21:00
Friday 08:00 - 21:00
Saturday 08:00 - 21:00
Sunday 08:00 - 21:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Reality Escapers Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Category

Nearby travel agencies


Other Travel Companies in Vlorë

Show All