Vlora Outdoors

Vlora Outdoors Informacion dhe guida për destinacione turistike me nisje nga qyteti i Vlorës.

📌Në datat 28-29 gusht, vizitojmë Thethin⛰🌳 7000 Lekë/Personi me nisje nga Vlora🌿Cfarë përfshihet në çmim:* Transporti me...
26/08/2021

📌Në datat 28-29 gusht, vizitojmë Thethin⛰🌳 7000 Lekë/Personi me nisje nga Vlora

🌿Cfarë përfshihet në çmim:
* Transporti me minibus komod
* Akomodimi tek bujtina
* 2 Vakte mëngjesi dhe darka në bujtinë
* Guida gjatë gjithë udhëtimit

Programi:

🍃Dita 1
* Nisja nga Vlora në orën 04.00
* Ndalesa gjatë rrugës për kafe
*Ndalesë tek Qafa e Thorës me pamje fantastike në luginë.
* Mbërritja në Theth rreth orës 12.00
* Akomodimi në bujtinë
* Konsumimi i vaktit të drekës sipas dëshirës
* Pas një pushimi, bëhemi gati për Hiking
* Hiking përgjatë Lumit të Shalës dhe bukurive të Ujëvarës së Grunasit
* Vizitimi i Kullës së Ngujimit 400 vjeçare
* Kthimi në Bujtinë për të konsumuar darkën
* Mbrëmje e këndshme në shoqërinë e lojërave dhe verës

🍃Dita 2
* Konsumimi i mëngjesit në bujtinë
* Vizitë rreth Kanionit të Grunasit, Vaskave dhe Syrit të Kaltër, kosto eksta 500 lekë për transportin Theth-Ndërlysë
* Përgatitja për kthim për në Vlorë
*Vizitë dhe drekë në Shkodër sipas dëshirës
* Mbërritja në Vlorë
------------------------------------------
⏱Oraret përgjatë udhëtimit mund të variojnë pak për shkak të destinacionit
🧳
Çfarë duhet të keni me vete:
* Veshje sportive
* Këpucë për Hiking
* Çantë shpine
* Shishe uji dhe fruta të thata
* Rroba banjo për ata që do të lahen në vaska, ujëvarë
* Krem dielli
* Kapele
* Buzëqeshjen tuaj☺️

Mos mungoni!

Për rezervime kontaktoni në:
📱067 719 9711

🏖 Edhe 2 vende të lira për udhëtimin në Gjipe, datë 4 Gusht. Programi⬇️
30/07/2021

🏖 Edhe 2 vende të lira për udhëtimin në Gjipe, datë 4 Gusht. Programi⬇️

Eksplorim i Kanionit dhe plazh në Gjipe🏞 🏊‍♀️ E mërkurë 4 Gusht (Grup i konfirmuar por ka ende disa vende të lira)📙Progr...
25/07/2021

Eksplorim i Kanionit dhe plazh në Gjipe🏞 🏊‍♀️
E mërkurë 4 Gusht (Grup i konfirmuar por ka ende disa vende të lira)

📙Programi:
⏰Nisja bëhet ne orën 06:30 tek Sheshi i Flamurit Vlorë. Nisemi herët që të shfrytëzojmë sa me shumë ditën në eksplorim e plazh.
🌲Ndalesë e shkurtër për kafe në Parkun Kombëtar të Llogarasë
🌅 Rreth orës 9:00 jemi ne Gjipe ku aty perfundon rruga e shtruar dhe duhet te ecim rreth 30 minuta në shtegun panoramik të Gjipesë.
🏖Pasi jemi sistemuar sipas grupeve ështe koha për plazh.
🏞Për ata që kanë dëshirë do të bëhet eksplorimi i kanionit të rrallë të Gjipesë.
⏰Rreth orës 18:30 bëhemi gati për kthimin.
🌲 Ndalesë në kthim në Llogara për kafen e pasdites
⏰Rreth ores 20:00 jemi ne Vlorë
------------------------------------------
*Çmimi për këtë paketë është 1500 lekë për person në të cilin përfshihen:
✴Transporti gjatë gjithë Turit (Vlorë – Gjipe - Vlorë)
✴Shoqërues grupi
✴ Foto gjatë aktivitetit

Çfarë duhet të keni me vete:
1. Çadër plazhi pasi gjiri është plazh publik
2. Rroba banjo.
3. Rroba për tu ndërruar.
4. Fruta të thata.
5. Ujë 2 litra edhe pse ka ujë në bizneset e zonës
6. Ushqime për një vakt ose mund të konsumoni diçka tek bizneset e zonës
7. Atlete të përshtatshme për eksplorimin e kanionit

REZERVONI: Në faqen Vlora Outdoors ose në numrin: 0693770946

🌱🌿🌳🌳🌿🌱
19/07/2021

🌱🌿🌳🌳🌿🌱

📍Tragjas
17/07/2021

📍Tragjas

14/07/2021
Eksplorim i Kanionit dhe plazh në Gjipe🏞 🏊‍♀️ E diel 18 Korrik⏰Nisja bëhet ne orën 06:30 tek Sheshi i Flamurit Vlorë. Ni...
12/07/2021

Eksplorim i Kanionit dhe plazh në Gjipe🏞 🏊‍♀️
E diel 18 Korrik
⏰Nisja bëhet ne orën 06:30 tek Sheshi i Flamurit Vlorë. Nisemi herët që të shfrytëzojmë sa me shumë ditën në eksplorim e plazh.
🌲Ndalesë e shkurtër për kafe në Parkun Kombëtar të Llogarasë
🌅 Rreth orës 9:00 jemi ne Gjipe ku aty perfundon rruga e shtruar dhe duhet te ecim rreth 30 minuta në shtegun panoramik të Gjipesë.
🏖Pasi jemi sistemuar sipas grupeve ështe koha për plazh.
🏞Për ata që kanë dëshirë do të bëhet eksplorimi i kanionit të rrallë të Gjipesë.
⏰Rreth orës 18:30 bëhemi gati për kthimin.
🌲 Ndalesë në kthim në Llogara për kafen e pasdites
⏰Rreth ores 20:00 jemi ne Vlorë
------------------------------------------
*Çmimi për këtë paketë është 1500 lekë për person në të cilin përfshihen:
✴Transporti gjatë gjithë Turit (Vlorë – Gjipe - Vlorë)
✴Shoqërues grupi
✴ Foto gjatë aktivitetit

Çfarë duhet të keni me vete:
1. Çadër plazhi pasi gjiri është plazh publik
2. Rroba banjo.
3. Rroba për tu ndërruar.
4. Fruta të thata.
5. Ujë 2 litra edhe pse ka ujë në bizneset e zonës
6. Ushqime për një vakt ose mund të konsumoni diçka tek bizneset e zonës
7. Atlete të përshtatshme për eksplorimin e kanionit

REZERVONI: Në faqen Vlora Outdoors ose në numrin: 0693770946

Eksplorim i Kanionit dhe plazh në Gjipe🏞 🏊‍♀️11 Korrik⏰Nisja bëhet ne orën 06:30 tek Sheshi i Flamurit Vlorë. Nisemi her...
06/07/2021

Eksplorim i Kanionit dhe plazh në Gjipe🏞 🏊‍♀️
11 Korrik
⏰Nisja bëhet ne orën 06:30 tek Sheshi i Flamurit Vlorë. Nisemi herët që të shfrytëzojmë sa me shumë ditën në eksplorim e plazh.
🌲Ndalesë e shkurtër për kafe në Parkun Kombëtar të Llogarasë
🌅 Rreth orës 9:00 jemi ne Gjipe ku aty perfundon rruga e shtruar dhe duhet te ecim rreth 30 minuta në shtegun panoramik të Gjipesë.
🏖Pasi jemi sistemuar sipas grupeve ështe koha për plazh.
🏞Për ata që kanë dëshirë do të bëhet eksplorimi i kanionit të rrallë të Gjipesë.
⏰Rreth orës 18:30 bëhemi gati për kthimin.
🌲 Ndalesë në kthim në Llogara për kafen e pasdites
⏰Rreth ores 20:00 jemi ne Vlorë
------------------------------------------
*Çmimi për këtë paketë është 1500 lekë për person në të cilin përfshihen:
✴Transporti gjatë gjithë Turit (Vlorë – Gjipe - Vlorë)
✴Shoqërues grupi
✴ Foto gjatë aktivitetit

Çfarë duhet të keni me vete:
1. Çadër plazhi pasi gjiri është plazh publik
2. Rroba banjo.
3. Rroba për tu ndërruar.
4. Fruta të thata.
5. Ujë 2 litra edhe pse ka ujë në bizneset e zonës
6. Ushqime për një vakt ose mund të konsumoni diçka tek bizneset e zonës
7. Atlete të përshtatshme për eksplorimin e kanionit

REZERVONI: Në faqen Vlora Outdoors ose në numrin: 0693770946

📍Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i njohur edhe si Gjiri i Grammatas. 🌬...
03/07/2021

📍Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i njohur edhe si Gjiri i Grammatas.
🌬⛵🌊Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në rreze të shpatit perëndimor shumë të thiktë, gjiri i Gramës është i vështirë për tu aksesuar nga toka, e përgjithësisht aksesohet nga deti. Sipas historianëve ky vend ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare, në kushte të vështira të motit.
------------------------------------------
🖌Ky gji, është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike për shkak të mbishkrimeve të gdhendura që në antikitet, prej të cilave merr dhe emrin. Mbishkrimet në pjesët shkëmbore janë të shumta në këtë vend dhe numërohen me shumë se 1500 të tilla. Në muret e gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët që nga kohët e heshme.
------------------------------------------
⛏Duke qenë një vend shkëmbor, bregu i tij dominohet nga shkëmbinjtë bregdetarë, të pjerrët, që bien vertikalisht në det, si dhe nga plazhe shkëmbore e me guralecë. Ky gji, fillimisht ka shërbyer si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.
------------------------------------------
🦎🌿 🐠E gjithë natyra përreth krijon peizazhe të çmuara që janë me rëndësi globale, pasi ato kontribuojnë në baraspeshën ekologjike të vendit dhe sigurojnë habitate për shumë lloje të kërcënuara dhe të rrezikuara globalisht. Andaj edhe ky vend turistik po vizitohet nga shumë turistë të huaj që mahniten me bukuritë e këtij gjiri.
------------------------------------------
🏄‍♂️🏊‍♂️ Sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet më shumë si një plazh i vogël e intim. Pra ai është një vend ideal për të pasionuarit pas aventurës. Në fund, do thënë se meqë jemi në fillim të sezonit turistik veror dhe deti bëhet prioriteti kryesor i turizmit të kësaj stine ju ftojmë ta vizitoni këtë mrekulli të natyrës sonë.

📍Ura e Bratit🏞Një objekt monument kulture dhe në mbrojtje nga shteti funksionon edhe sot e kësaj dite në komunën Brataj,...
01/07/2021

📍Ura e Bratit🏞
Një objekt monument kulture dhe në mbrojtje nga shteti funksionon edhe sot e kësaj dite në komunën Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë, rreth 48 km nga qyteti i Vlorës.
------------------------------------------
Një interes të veçantë paraqet ndërtimi i saj me harqe dhe sidomos fortësia e materialitpërbërës të urës. Është një ndër monumentet e veçanta, ku krahas rolit prej 6 shekujsh jetë është në funksionim.
------------------------------------------
Ura e Bratit është me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi, ndërsa pjesët e tjera janë dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit dhe ujërat shkarkohen dhe nga kjo pjesë.
------------------------------------------
Një profil të plotë të urës së Bratit është parë tek filmi” Nëntori i dytë”. Ura e Bratit në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj. Kjo urë daton në shekullin e XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mëse 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Bratit dhe Smokthinën. Kjo urë ka shërbyer për të lidhur qytezën me pjesën tjetër të krahinës.

E keni vizituar Gjipenë?🌿🌊🌞🌙🌳Kanioni i Gjipesë gjëndet përgjatë pjesës së poshtme të përroit të Gjipesë, midis Vunoit dh...
29/06/2021

E keni vizituar Gjipenë?🌿🌊🌞🌙🌳
Kanioni i Gjipesë gjëndet përgjatë pjesës së poshtme të përroit të Gjipesë, midis Vunoit dhe Iliasit, dy fshatra pranë plazhit të Gjipesë.
------------------------------------------
Përfaqëson një grykë të ngushtë, kanion të formuar nga veprimtaria gërryese e ujit të përroit të Gjipesë dhe procesi i karstit. Gjatësia e tij është mbi 800 m, gjerësia 10 – 20 m.
------------------------------------------
Shkëmbinjtë në muret e tij janë mjaft të plasaritur, ndaj e vështirësojnë zbritjen me litar. Në fundin e kanionit ka blloqe shkëmborë të rrëzuar, por edhe të sjellë nga përroi gjatë vërshimit. Kalimi përgjatë tij është i rrezikuar nga rrëzimi i gurëve. Peizazhi natyror është shumë tërheqës dhe pranë tij është plazhi i Gjipesë me rërën dhe ujin shumë të pastër, me falezat e guvat në bregdetin shkëmbor. Ka vlera shkencore, didaktike dhe turistike.
------------------------------------------
Ky monument natyror vizitohet nga mijëra të apasionuar të natyrës dhe sporteve ekstreme. Në shtegun e ngushtë të kanionit mund të bëhen kacavjerrje, kanioning dhe ngjitje shkëmbore. Shumë tifozë të sporteve përdorin këtë kanion për të ushtruar sportin e tyre të preferuar, dhe për të përjetuar emocione të forta.
------------------------------------------
Plazhi i virgjer i Gjipesë ndodhet fare afër dhe dallohet për rërën e imët dhe të pastër, shpellat e vogla dhe bregdetin shkëmbor te saj. Mund të arrihet përmes detit dhe rrugës së ndërtuar vonë përmës Manastirit të Shën Theodhorit.

📍Dalan 🌞
15/06/2021

📍Dalan 🌞

Një reliev që të kujton Lindjen e Mesme🐫🐪, por në fakt ndodhet në bregdetin e Adriatikut në Vlorë. Por si krijohen këto ...
13/06/2021

Një reliev që të kujton Lindjen e Mesme🐫🐪, por në fakt ndodhet në bregdetin e Adriatikut në Vlorë.

Por si krijohen këto struktura kaq interesante?

✴Tokat ranore janë të përqëndruara përgjatë gjithë vijës bregdetare në zonë dhe disa herë me shtrirje më në thellësi. Ato qëndrojnë të mbuluara me ujë për një kohë të gjatë. Karakterizohen nga depozitime ranore të mbuluara në sipërfaqe me një shtresë dheu ose subrëra prej disa cm trashësi. Në disa vatra formohen c**a argjilore të holla shumë të ngjeshura.

✴Bimësia karakteristike është ajo kserofite, me karakteristika morfologjike e anotomike për tu përshtatur kushteve të temperaturave të larta të verës dhe mungesës së theksuar të ujit dhe kriprave minerale. Në përgjithësi në këto mjedise mbizotëron një bimësi e rrallë, që mbulon një pjesë të vogël të sipërfaqes.🌾

Nuk është mali ai që mposhtim, por frikërat e pasiguritë tona" - Sir Edmund Hillary
12/06/2021

Nuk është mali ai që mposhtim, por frikërat e pasiguritë tona" - Sir Edmund Hillary

Address

Vlorë

Telephone

+355693770946

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vlora Outdoors posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Vlora Outdoors:

Videos

Share

Category


Other Tour Guides in Vlorë

Show All