Historia e fshatit Vidishiq, Shalë e Bajgorës, Kosovë
Fshati Vidishiq (Vidushë) shtrihet rreth 15 kilometra në lindje të Mitrovicës. Është ndër fshatrat më të njohura të Shalës së Bajgorës. Ky vendbanim që gjendet në afërsi të Trepçës, është i shpërndarë në lagje: Trepçali (tash fshat më vete), Ramaj, Murtaj, Shala, Jusufi, Balaj, Katunishtë (Fazliu) Abdullahu, Ukaj etj. Mikrotoponimet më karakt
eristike
Gradina, Logu, Kroni i Lestericës, Te Muri, Te Vorri i Maxhupit, Livadhet e Mëdha, Klysyra, Te Mullijt, Te Kisha, Ara e kishës, , Kroni i Kishës, Livadhi i Haxhiqit, Livadhi i Shatrit, Bregu i Linit, Qafa e Bajës, Shpati i Sanjës së Ademit, Ara e Sumës, Lugu i Bojlisë etj. Në lagjen Katunishtë ka shenja të një vendbanimi të vjetër. Në pjesën verilindore të fshatit, në mal, ka ekzistuar një kishë e vjetër. Mbi kishë gjendet një krua. Aty afër ka gjurmë të themeleve të ndërtesave të banimit. Në lokalitetin e këtij fshati ekzistojnë edhe varreza të moçme dhe të mëdha. (Dëshmojnë Selim Fazliu, Nezir Trepça, Azem Shala dhe Halit Sadikut)
Pak histori
Fshati Vidishiq si vendbanim është i regjistruar në defterin e Vilajetit Vëllk në vitin 1455, me emrin IVDOSHEFCI, që, si duket, ka të bëjë me këtë me 20 shtëpi e 7 beqarë. (Qblast Brankoviça, f. 95) Në defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, është shënuar me emrin Vishneqi, i varur nga Llapi me 18 shtëpi, katër beqarë e dy të veja. Më vonë, në dëfterin kadastral të Sanxhakut të Vushtrrisë në vitin 1566 njihet me emrin Vitishna, nahija e Llapit dhe kishte katër shtëpi e një beqar. Më vonë nuk kemi shënime për këtë fshat. Në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h) ky fshat haset me emrin Vitoshiq. Pra është regjistruar si vendbanim. Në popull flitet se Vidishiqi (Vidusha) është djegur edhe njëherë në kohën e Serbisë së parë. Në kohën kur kanë hyrë partizanët, në vendin e quajtur Te Reka e Selacit kanë vrarë dhjetë fshatarë të Vidushës, Meslishtës (Melenicës), Rahovës dhe të Bletajës (Selacit). Gjatë viteve ’50, në kohën e aksionit famëkeq për grumbullimin e armëve (1956) UDB-ja ka rrahur e burgosur disa fshatarë. Për shkak të dhunës dhe terrorit serb, mbi dhjetë familje janë shpërngulur në Turqi (Adapazar) e gjetiu. Më herët janë shpërngulur disa familje në Shqipëri, ku janë vendosur në Kavajë e Durrës. Shënime statistikore
Që nga themelimi, fshati Vidishiq gjithmonë ka qenë i banuar me popullatë shqiptare. Këtë e dëshmojnë edhe regjistrimet që janë bërë gjatë periudhave dhe regjimeve të ndryshme. Kështu, në regjistrimin e vitit 1913 Vidishiqi ka pasur 350 banorë. Në regjistrimin e vitit 1921 ka pasur 53 shtëpi me gjithsej 343 banorë (të gjithë shqiptarë). Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1948, ky fshat ka pasur 79 shtëpi me 591 banorë, pesë vjet më vonë, pra në vitin 1953 – 81 shtëpi me 599 banorë; në vitin 1961 – 89 shtëpi me 674 banorë (671 shqiptarë, 1 serb e 1 të tjerë); në vitin 1971 – 99 shtëpi me 851 banorë shqiptarë; në vitin 1981 – 120 shtëpi me 1060 banorë (1059 shqiptarë e një mysliman). Te Kryqi i rrugëve, pra në rrugën që shpie për në Bare e Bajgorë, në vendin e quajtur “Muri”, ekzistojnë mbeturinat e një vendbanimi të lashtë antik apo mesjetar. Janë ruajtur muret e kështjellës dhe është më se e nevojshme që të bëhen hulumtime arkeologjike në mënyrë që specialistët ta thonë fjalën e tyre. Para agresionit serb (1998-1999) fshati Vidishiq ka pasur rreth 140 shtëpi me mbi 1100 banorë (të gjithë shqiptarë). Piromanët serbë (forca ushtarake, policore e paramilitare) e kanë djegur fshatin në tërësi. Ata kanë djegur të gjitha objektet ekonomike, ndihmëse, shkollën e fshatit etj. Sipas shënimeve të KMDLNJ janë djegur e shkatërruar 169 objekte. 12 fshatarë të Vidishiqit janë vrarë në luftën e fundit. Ky fshat ka dhënë 5 dëshmorë. Popullata është dëbuar nga fshati qysh në ofensivën e parë dhe gjatë luftës ajo është strehuar kryesisht nëpër male, përkohësisht në Mitrovicë e gjetiu. Pas përfundimit të luftës së tmerrshme në Kosovë shumë banorë të Vidishiqit janë kthyer menjëherë në trojet e djegura. Dëshira e tyre për të lëshuar sërish “rrënjë” në trojet stërgjyshore është e madhe, mirëpo kushtet për jetë janë të vështira. Ndërtimi i rrugës do të hapte perspektiva të reja. Nëse realizohet kjo gjë, edhe banorët e tjerë do t’i kthehen vendlindjes, dashurisë së tyre të parë! Më shumë për Vidishiqin
1. Historik i shkurtër i themelimit të fshatit
Nuk ka të dhëna të sakta as gojore e as të shkruara se kur u themelua fshati dhe kush ishte i pari i tij. Gjurmët arkeologjike tregojnë se ky fshat ka qenë i banuar që nga antikiteti. Sipas të dhënave gojore thuhet se banorët e këtij fshati janë të një vëllaznie.
2. Pozita, shtrirja gjeografike dhe tipi i vendbanimit
Fshati Vidishiq është në afërsi të të Trepçës, në mes të fshatrave Melenicë, Zabergjë, Selac, Bare e Mazhiq. Është vendbanim kodrinoro – malor i tipit të shpërndarë. Ka pak tokë për mbjellje e shumë kullosa dhe pyje. Nuk i mungojnë burimet e ujit.
3. Lagjet – familjet
Fshati Vidishiq, si vendbanim kodrinoro-malor i tipit të shpërndarë, është i organizuar në disa lagje. Lagja Katunishtë (Mujajt) ku familjet mbajnë mbiemrat Fazliu e Isufi, Baliajt me mbiemrat Baliu e Isufi, Avdullajt me mbiemrat Shala, Myrtajt ma mbiemrin Shala, Mëhalla e poshtme me mbiemrat Rama, Sadiku, Vidishiqi, Shkupolli, Jashari etj. Ahmatajt me mbiemrin Uka, Trepçali me mbiemrin Trepça, Lahajt me mbiemrin Isufi.
4. Familjet e shpërngulura
Familjet e shpërngullura nga fshati janë të shumta dhe kryesisht brenda vendit. Familje të shpërngulura ka edhe në Turqi (familja Rama) dhe në Shqipëri – Fier (familja Baçka). Të shumta janë familjet nga ky fshat që sot jetojnë edhe në Evropën perëndimore të dala kryesisht pas vitit 1990.
5. Mikrotoponimia në fshatin Vidishiq
Sharra
Kërrshi i gjarpnit
Rrezja e birave
Llazi i Alisë
Zhigu
Kërrshat e ngushtë
Ara e Fezës (Dardhishta)
Kozorica
Mi baltë
Fira e Eminit
Qafa
Bregu i gatë
Kroni i Balisë
Rrezja e konakut
Ara e konakut
Ara e vogël
Kroni i ftoftë
Lama e kaurrit
Oda e çukës
Çuka
Bregu i kashtëve
Prapshtia e keqe
Kërshi i prapshtisë
Bregu i rrezes
Rrezja
Llazi i Idrizit
Arat e Halimit
Kërrshi i llazit
Orrnicat
Bregu i Brahimit
Kërrshi i mreht
Bokrriat
Mrizet
Muret
Logjet
Mali i Çajrit
Llugat e kqia
Livadhi i therrave
Kodra
Shamtia
Prapshtia
Kroni i Kahrimanit
Livadhi i Hajdarit
Bria
Zhigu
Sieqa
Livadhi i Jovanit
Livadhi i madh
Ara e Mehmetit
Kroni i largët
Udha e Azmanit
Kungullari
Bregu i samarit
Logu i katunit
Surdupi
Vorri i magjupit (livadhi i Dragës)
Gradina
Kroni i lestericës
Te stanet
Te kisha
Livadhi i shatit
Maçkovinat
Te balqaku
Te lamtë
Te kërrshat
Te birat
Kodrat (Trepçali)
Kodra e mushllofcit
Lugu i fyellave
Dushkaja
Firat
Te bajraku
Bregu i gatë
Tuk flejnë lopt verës
Te pusat
Lugu i palnjes
Kroni i Azllanit
6. Gjurmët arkeologjike
Si lokacione potenciale për hulumtime arkeologjike mund të konsiderohen: Gradina, Logjet (ku ndodhen themelet e kishës), te mulliri me zid (gjurmë të shfrytëzimit të metaleve) etj. Në vitin 1998 (15,16 e 17 shtator) fshati u dogj pjesërisht ndërsa në vitin 1999 tërësisht. Numri i shtëpive para agresionit serb të vitit 1998 – 99
Deri në vitin 1998 – 1999 kur fshati u dogj tërësisht, Vidishiqi ka pasur rreth 140 shtëpi kurse tash (2004) ka rreth 50 shtëpi. Në këtë luftë kishte të vrarë të masakruar dhe të zhdukur. Te vrarët si ushtarë-dëshmor:
1.Xhevat Ruhan Jusufi i lindur me 05.08.1953 i vrarë me 03.01.1999 në
Smrekonicë
2.Sylejman Adem Shala i lindur me 23.02.1970 i vrarë me 11.04.1999 ne Koshare
3.Adem Hysni Trepça i lindur me 03.03.1965 i vrarë me 02.04.1999 ne Bajgorë
4.Bislim Maliq Trepça i lindur me25.06.1958 i vrar me 04.05.1999 ne Tavnik
5.Agim Hasan Sadiku i lindur me 14.06.1976 i vrar me 02.05.1999 ne Studime
Te plagosur si ushtar te UÇK-së
1. Sherif Lutfi Rama qe tani ësht invalid ushtarak mbi 60%
2. Mehmet Rrahim Shala
Te vraret civil-martir
1.Jonuz Deli Shala i lindur 1918 i vrar me 16.09.1998 ne Vidishiq
2.Brahim Rexhep Shala i lindur me1935 i vrar me 03.04.1999 ne Shipol
3.Imer Hasan Jashari i lindur me 1955 i vrar xx.xx.1999 ne Mitrovicë
4.Behxhet Met Vidishiqi i lindur me 1958 i vrar me 16.05.1999. te Ura e
Gjakut
5. Faik Hysen Vidishiqi i lindur me 1969 i vrar me 02.05.1999 ne Studime
6.Abide Shala e lindur ___________ e vrar me 14.04.1999 ne Mitrovicë
Te zhdukurit qe per fatin e tyre ende nuk dihet:
1.Nezir Hasan Sadiku i lindur me 1912 i zhdukur me 10.05.1999 ne Vidishiq
2.Rushi t Hysen Vidishiqi i lindur me 1946 i zhdukur me 08.06.1999 ne Zhabar
Po ashtu ne ofanziven e 15.Shtatorit 1998 gjate ikjes nga forcat serbe banoret e fshatit Vidishiq, te vendi i quajtur te stanet, afer vorrezave te lagjes se poshtme, ishin te plagosur rend dhe leht:
1.Nurije Baliu (tani e ndjer,ka vdekur pas luftes)
2.Hidajete Ali Baliu
3.Shemsi Imer Baliu