18/08/2021
▪️ESHTE BERE HAPJA E SISTEMIT TE VIZAVE PUNES
Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet një të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë në dispozicion kandidatë të privilegjuar. Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e BE-së. Për më tepër, paga dhe kushtet e punësimit nuk duhet të jenë më pak të favorshme, se ato tek një punëdhënës tjetër i krahasueshëm në Gjermani.
Nëse keni gjetur një vend pune të përshtatshëm, atëhere kërkoni nga punëdhënësi një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit ("Erklärung zum Beschäftigunsverhältnis").
Info
Njoftim i rëndësishëm: Pandemia Covid-19 ka ndikuar në zbatimin e rregullores së re:
Për shkak të kufizimeve të hyrjes në BE që lidhen drejtpërdrejt me pandeminë, hyrja për qëllime të punësimit sipas § 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim do të jetë e mundur vetëm pas revokimit të kufizimeve në fjalë. Nga muaji gusht 2021 personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 do të kenë mundësi të aplikojnë përsëri. Lista e pritjes për termine në muajin gusht do të hapet në muajin korrik.
Caktimi i terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë
Personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 nga fillimi i muajit korrik mund të regjistrohen në sistemin e ambasadës për caktimin e termineve për parashtrimin e kerkesës për vizë sipas § 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim. Lista e pritjes për termine në muajin vijues do të hapet çdo muaj në sistemin e ambasadës për caktimin e termineve. Ju lutemi vini re se në rast të kërkesës së madhe për termine, mund të ndodhë që jo të gjithë të interesuarit e një muaji të regjistrohen në listën e pritjes për caktimin e një termini
nga e hëna deri të enjten mes orës 09:00 dhe 16:30, dhe
të premten mes orës 09:00 dhe 13:00.
Ju lutemi regjistrohuni vetëm atëherë për një termin nëse jeni vaksinuar plotësisht kundër Covid 19, ose nëse marrja e dozës së dytë të vaksinimit është fare afër dhe nëse jeni të sigurtë se mund në një kohë të shkurtër mund të kompletoni tërë dokumentacionin e kërkuar për parashtrimin e kërkesës tuaj për vizë. Dokumentacioni që dëshmon statusin e vaksinimit duhet të dorëzohet në momentin e parashtrimit të kërkesës tuaj për vizë. Pa dëshminë e vaksinimit nuk mund të pranohet kërkesa e juaj për vizë dhe termini skadon. Pa një dëshmi të pranueshme mbi vaksinimin e plotë nuk lejohet hyrja në Gjermani dhe ju do të ktheheni në kufi. Informata të mëtejshme mbi dëshminë e vaksinimit gjeni këtu.
Pas regjistrimit me sukses në listën e pritjes për një termin, më së voni dy javë më parë ju do të pranoni me e-mail një konfirmi për terminin tuaj në muajin vijues. Ju lutemi të regjistroheni me e-mail-adresën tuaj personale dhe të siguroheni së jeni duke pranuar e-mailat e ambasadës pasi, komunikimi bëhet vetëm përmes postës elektronike. Prandaj ju lutemi që rregullisht të kontrolloni edhe kutinë Spam-/Junk dhe opcionet e saj. Përndryshe ju rrezikoni të mos pranoni njoftime dhe në këtë mënyrë termini i juaj i caktuar nga ambasada skadon. Një një rast të tillë nuk mund të caktohet një termin zëvendësues.
Termini i caktuar nuk mund të shtyhet, madje as të bartet në një muaj tjetër vijues. Nëse nuk mund të paraqiteni me kohë në ose momentin e parashtrimit të kërkesës (ende) nuk mund të dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara, ju duhet të regjistroheni përsëri në listën e pritjes për një termin të ri.