08/05/2019
Kondicioner Servis Arli. Riparim,Montim,Sherbim
Arsyet përse duhet larë kondicioneri.
1- Duke u pastruar ajri që qarkullon në dhomë është i pastër duke evituar sëmundjet si alergji, azma, sëmundje respiratore. Gjithashtu largohen erërat e pakëndshme që shkaktojnë dhimbje koke.
2- Rrit kontaktin e ajrit me serpentinen e brendshme të kondicionerit dhe si pasoj duke pasur më shumë fërkim ka rendiment pune më të lart. Kjo bën që ambientin ta sjelli në temperaturën e kërkuar më shpejt se sa kur është i pa pastër.
3- Me rendimenti më të lart të regjimit të punës ulet koha që i duhet kondicionerit për të ngrohur ose ftohur dhomën dhe si pasoj ulet konsumi i energjisë elektrike.
( është llogaritur që një kondicioner i pa pastër konsumon rreth 40% më shumë energji elektrike se një kondicioner i pastër)
4- 90% e difekteve të kondicionerit vijnë nga pa pastertia e tij.
5- Kostoja e mirëmbajtjes ju kursen sepse në llogaritjet sasia e energjisë elektrike për 1 vitë nga kondicioneri është sa dyfishi i vlerës së shërbimit. Pra nëse sherbimi kushton 3000 lekë atëherë ju kurseni 3000 lekë të tjerë nga energjia.
6- Si pasoj e mirëmbajtjes rritet edhe jetëgjatësia e kondicionerit. Pra eliminohet një shpenzim për pajisje me një kondicioner të ri me kalimin e kohës.
Kondicioneri ashtu si cdo pajisje tjetër, që është në shërbimin tonë, për të na e bërë jetën më të lehtë e të këndshme, ka nevoj për shërbimet përkatëse. Si ç'do makineri , le të themi, që nuk i bëhet shërbimi periodik. Me kalimin e kohës fillon të mos punojë mirë deri në pikën kur del nga përdorimi.
7- Kondicioneri është në përdorim 365 ditë të vitit. Ne periudhen pranverë dhe vjeshtë. Kur temperaturat kanë luhatje dhe ështe sezoni i gripit. Kondicioneri punon në regjimin DRY MODE. Që largon lagështirë e ambjentit dhe gjatë proçesit të filtrimit të ajrit largon dhe viruset sezonalë nga ambienti juaj si stafilokoku, steptokoku etj.
8- Këto viruse e baktere ngelen tek kondicioneri juaj.
Pastërtia e ambjentit ku qëndrojmë ulë mundësinë e infektimit me 35%. Pra ul shpenzimet edhe në ilaçe duke evituar sëmundjet. (Meglio prevenire ché curare). Duke ulur mundësinë për tu sëmurë me viruset sezonalë.
9- Pluhuri i zakonshëm në shtëpi është i përbërë në 90% nga lëkura e vdekur e njeriut. Kjo shkakton erëra të pakëndshme dhe me kalimin e kohës të japin dhimbie koke.
Në përfundim arsyet për të mirëmbajtur pajiset elektroshtëpiake janë të shumëllojshme. Por kondicioneri është komoditet dhe si i tillë konsiderohet lluks (jo domosdoshmëri). E si ç'do pajisje që të punojë me rendiment 100% dhe të kryejë funksionimin për të cilin është prodhuar, ka nevojë për tu mirëmbajtur periodikisht.