09/10/2022
UMRE 15 JANAR 2023
PLANI I VIZITAVE NE MEDINE
16 JANAR 2023 VIZITA E XHAMISE DHE VARRIT TE PEJGAMBERIT A.S NE MEDINIE
NJOHURI RETH MEDINES
Pas shpërnguljes Muhamedi a.s si vendëstrehim e zgjodhi Medinenen. Medineja është vendi ku u realizua në tërësi platëforma isalame dhe u vunë në jetë porositë dhe normat Hyjnore.
Medineja shtrihet në një luginë të pasur me hurma e të rrethuar nga të gjitha anët me male.Mali më i mah dhe më i njohur është ai i Uhudit.Gjendet ndërmejt dy shkrepave.
Emri i vjetër i Medines ka qenë Jethrib, ndërsa emrin e sotëm Medine e mori me ardhjen e Pejgamberit a.s. në të.Në gjuhën shqipe fjala Medine do të thotë Qytet, respektivisht qyeti iPejgamberit.Përveç këtij emri, me arritjen e muslimanëve, Medineja mori edhe disa emra tjerë më të njohur prej cilëve janë: Darul Hixhre, Tibetu Tibe, Mednei Munevere etj.
Pejgamberi a.s është lutur për Medinen, ashtu siç është lutur Ibrahimi a.s për Meken. Medineja është një prej vendeve më të vlefshme në sipërfaqen e tokës, ngase në këtë vende u vendosë Pejgamberi a.s pasi që u largua prej Mekes. Në këtë vend gjendet xhamia dhe varri i Pejgamberit të fundit të dërguar për mbarë botën, prej këtij vendi marshuan ushtritë dhe thirrësit muslimanë në katër anët e botës për kumtimin e thirrjes Hyjnore. Medineja ka qenë kryeqendra e parë administrative dhe fetare e muslimanëve. Në të qëndruan: Pejgamberi a.s, Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu r.a. Medineja ka qenë burimi i diturisë, pasi që në të kanë jetuar sahabët më të shquar të pejgamberit a.s., të cilët jetuan me të dhe e mësuan Islamin direkt prej tij.
Pejgamneri a.s në shumë hadithe ka folur për vlerën dhe rëndësinë e Medines.Buhariu në Sahihun e tij shënon hadithin prej Enesit r.a., i cili transm,entonë prej Pejgamberit a.s, i cili thotë: “ Medineja është harem ( vend i shenjtë) prej këtu e deri këtu, nuk priten drunjtëe saj, nuk bëhet në të tirani, kush bënë në të padrejtësi, atë e mallkonë All-llahu, melekët dhe mbarë njerëzia”.
Në një hadith tjetër që tansmentohet nga Aliu r.a. për vlerën dhe rëndësinë e Medines Muhamedi a.s ka thënë: “Medineja është harem ( vend i shenjtë) ndërmjet ajrit dhe deri atje, kush bënë në të padrejtësi, ose e ndihmonë ndonjë tirani, atë e mallkonë All-llahu, melekët dhe mbarë njerëzia, dhe nuk i falen mëkatet”.
Qëllimi i haditheve të lartëpërmendura është se pejgamberi a.s. e ka shpallur Medinen për vendë të shejntë, që do të thotë se nuk lejohet në të të bëhen ngatresa, gjakderdhja, vrasje, këputje të drunjëve që kanë birë vetë nga toka etj. Në këto hadithë nuk është definuar territori i cili shpallet i shjentë, për është përmendur i padefinuar, “ prej këtu e deri atje” në hadithin tjetër përmendet se ky territor shtrihet prej Ajrit e deri atje, që do të thotë se kufiri tjetër mbeti i pa caktuar.
Muhamedi a.s në një hadith tjetër e karakterizon Medinen vendstrehim për besimn dhe vend ku tubohet e mblidhet ai.
Buhariu transmentonë prej Ebu Hurejres se Pejgamberi a.s ka thënë: “ Besimi ( imani) do të strehohet në Medine, siç strehohet gjarpëri në vrimën e tij.”
Këto ishin disa hadithe në të cilat Pejgamberi a.s rrëfeu për Mdinen dhe vlerën e saj, për këtë qyet i cili bëri vendstrehim atij dhe gjeti prehje në të, për atë edhe e mori emrin legjendar: Medineturresul-qyteti i Pejgamberit.
EMIGRIMI I MUHAMEDIT A.S NË MEDINNE
Pas 13 viteve të vuajtjeve dhe mundimeve që përjetuan muslimanët në Meke - Resulull-llahu a.s. u lejon myslimanëve të shpërngulen në atdheun e ri, përkatësisht, të bëjnë hixhret.Hixhreti ishte mospërfillja e interesave personale, flijimi i pasurisë dhe shpëtimi i jetës. Njeriu ishte i vetëdijshëm se çka është duke humbur, ishte i vetëdijshëm se është i plaçkitur legalisht dhe se mund të pësojë, qoftë në fillim qoftë në fund të rrugës së vet, por ai niset në ardhmëri të panjohur duke e ditur me siguri se pas veti po e len pikëlli¬min dhe zhgënjimin. Myslimanët, edhe pse i dinin të gjitha këto, filluan të shpërngulen, ndërsa jobesimtarët u vuan mes tyre dhe shpërnguljes së tyre dhe aplikuan tortura të reja ndaj myslimanëve.
Puna e parë që e bëri Resulull-llahu a.s. ne Medinë ishte ndërtimi i xhamisë së Pejgamberit. Në vendin ku u ndal devja e tij, urdhëroi që të ndërtohet xhamia. Këtë vend të zbrazët e bleu prej dy bonjakëve në pronësinë e të cilëve ishte. Edhe vetë mori pjesë në ndërtim. Bante qerpiç dhe gurë duke kënduar vargje:
"O All-llahu im, nuk ka jetë tjetër pos jetës pas vdekjes,Të lutem, ensarët dhe muhaxhirët fali Ti." Në vendin ku ndërtohej xhamia gjendeshin varrezat e mushrikëve.
Aty ishte edhe një gropë, pak palme dhe një dru. Resulull-llahu a.s. urdhëroi që varrezat të rrëmihen, kurse palmet dhe druri të prehen. Pastaj caktuan Kiblen, e cila e cila atëbotë ishte në drejtim të Kuddusit. Themelet i ndërtuan me gurë, kurse muret me qerpiç dhe baltë. Kulmin e mbuluan me degë të palmeve, kurse poshtë hudhën rërë dhe i shtruan hasrat. Xhamia i kishte tri dyer. Gjatësia prej Kibles gjer tek dera hyrëse ishte 100. arshin, kurse gjerësia përafërsisht po aq. Themelet ishin të larta tre arshin. Bri xhamisë ndërtuan shtëpinë me oda prej guri dhe horasani, e me kulm prej degëve drunjësh. Këto ishin dhomat e bashkë-shorteve të Pejgamberit a.s. Pasi që përfundoi ndërtimi i shtëpisë, Resulull-llahu a.s. kaloi prej shtëpisë së Ebu Ejjubit në shtëpinë e vet.
Asokohe mesxhidi nuk ishte vend vetëm për namaz, porse ishte edhe shkollë, ku myslimanët e kuptonin Islamin, e studionin atë dhe e mësonin. Aty tuboheshin fise të ndryshme, ku i zgjidhnin konfliktet e veta, mos¬marrëveshjet dhe mostolerancat fisnore. Aty aprovoheshin vendimet për ndërprerjen e luftërave ndërfisnore. Mesxhidi ka qenë institucion ku zgji¬dheshin të gjitha problemet jetësore të myslimanëve. Së fundi, mesxhidi ka qenë ndërtesa e Parlamentit, ku mbaheshin sean¬cat e Këshillit Shure dhe biheshin vendimet.
Veç kësaj, mesxhidi ka qenë strehimore e të varfërve dhe muhaxhi¬rëve refugjatë, të cilët nuk kishin shtëpi të veta, as pasuri, as të afërm e as fëmijë. Në fillim të vitit hixhrij zbriti dispozita për thirrjen e ezanit - me zë të lartë, i cili ngritej gjer në qiej, dhe myslimanët thirrnin ezanin pesë herë në ditë për pesë kohët e namazit. Kjo thirrje sot e tutje jehon pesë herë në ditë në tërë rruzullin tokësor.
XHAMIA E PEJGAMBERIT A.S.
" Ai që falet në xhaminë time (pa ndërprerje) 40 namaze, në mënyrë që asnjë namaz të mos i kalojë jashta xhamisë time, i garantohet ( shpëtimi nga zjarri i xhehenemit) shpëtimi prej dënimit dhe do të jetë i mbrojtur prej nifakut ’’ ." Nuk meret rruga për me udhëtuar përveç se në tri vende të vlefshme,Qaben,në këtë xhami (xhaminë e pejgamberit a.s. e cila është në Medine) dhe xhaminë e Aksasë ".
Xhamia përbëhët prej try katë e ndërsa në dy prej tyre kryhet namazi.
Madhësia e kësaj xhamie është 82 mijë metre katrorë,e naltë 12 metre, ndërsa numri i shtyllave është 2104, e largësia në mes çdo njërës prej tyre është 6 metra dhe 26 kube të cilat hapen me telekomandë.
Prandaj, edhe vizita e xhamisë së Pejgamberit është sunnet dhe namazi në të është më i vlefshëm se në të gjitha xhamitë tjera, përveç namazit në Bejtull-llah.
E ndërsa për vlerën e namazit në këtë xhami kemi hadisin e tij ku thotë:
"Nnamazi në xhaminë time është më I vlefshëm,se sa një mijë namaze në xhamitë tjera".
Pra kjo vlefshmëri i përfshinë edhe namazet farze dhe ato nafile.