UMRE

UMRE Në Kur’an, Allahu i Madhëruar urdhëron:
“Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut…” [El Bekare: 196.]. Ai që kryen Umren është mysafir i Allahut.

Muhammedi (alejhiselam) ka thënë:
« Luftëtari në rrugën e Allahut, haxhiu dhe umrebërësi janë delegacion i Allahut; i ftoi dhe iu përgjigjën, e luten dhe ua plotësoi lutjen.» (Transmeton Ibn Maxhe.) Umreja është një adhurim me efekt të jashtëzakonshëm në pastrimin nga mëkatet. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Profeti Muhammed (alejhiselam) ka thënë: «Umreja deri në umre shlyen mëkatet ndërmjet

tyre ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.» Në një hadith tjetër qëndron:
«Kush bën tavaf rreth Qabesë shtatë herë, nuk ndodhë ta bëjë një hap e të mos ia heq Allahu një mëkat, t’ia shkruajë një të mirë dhe t’ia rritë një gradë.» (Transmeton Nesaiu.) Bërja e tavafit dhe falja më pas e dy rekateve kanë shpërblim të lirimit të një robi. Në hadith qëndron: «Kush bën tavaf në këtë shtëpi (Qabenë) shtatë herë, pastaj i falë dy rekate, i llogaritet sikur ta ketë liruar një rob.» (Transmeton Ibn Maxhe.) Vlera e namazit që kryhet gjatë këtij udhëtimi është e madhe. Muhammedi (alejhiselam) ka thënë: «Namazi në xhaminë time është më i vlefshëm se njëmijë namaze në xhamitë tjera, përveç Qabesë, namazi në të cilën është më i vlefshëm se njëqindmijë namaze në xhamitë tjera.» (Transmeton Imam Ahmedi.) Duke qenë se kryerja e këtyre obligimeve kanë edhe detyrime materiale, atëherë në tekstet fetare është shpjeguar se Haxhi dhe Umreja largojnë varfërinë dhe se për këtë shpenzim që robi bën ka shpërblim tek Allahu. Thotë Muhammedi (alejhiselam): «Kryeni Haxhin dhe Umren ngjitas ose njërin pas tjetrit, ngase ato zhdukin varfërinë dhe mëkatet ashtu sikur gjyryku largon ndryshkun e hekurit, arit dhe argjendit, ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit.» (Transmeton Tirmidhiu.) Krahas nevojës për të pastruar shpirtin, për të kthjellur mendjen, për të gdhendur moralin, për tu pastruar nga mëkatet, Haxhi dhe Umreja janë një vizitë që kryhen edhe në shenjë mallëngjimi e falënderimi ndaj Allahut. Në hadithin e transmetuar nga Ebu Seid El Hudri (radijAllahu anhu) qëndron se Profeti Muhammed (alejhiselam) ka thënë: «Ka thënë Allahu: I privuar është ai rob që i kam dhënë shëndet dhe pasuri ndërsa i kalojnë pesë vite e nuk më viziton!» (Transmeton Ibn Maxhe.) Allahu na mundësoftë ta vizitojmë shtëpinë e Tij, të përfitojmë nga mirësitë e Tij, dhe të fisnikërohemi me mësimet dhe porositë madhështore të këtyre vizitave shpirtërore!

13/11/2024
04/11/2024

Umre 22 dhe 23 dhjetore me tre oferta
hotel Anjum ne obor te Qabes
hotel Infinity 300 metra afer Qabes
dhe hotel Retaj Rejan
rezervo me kohe udhetimin tuaj
ne 0038978324789

04/11/2024
22/10/2024

Local business

07/10/2024
07/10/2024

Address

Gostivar
12345

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when UMRE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to UMRE:

Share

Category