Visa navigator Makedonija

Visa navigator Makedonija Të gjitha informatat e vizave në një vend.

📢  Njoftojm të gjithë të interesuarit se agjensioni ka hapur aplikimet për Viza Pune (Afatgjate) dhe Punë Studentore (Se...
16/12/2021

📢 Njoftojm të gjithë të interesuarit se agjensioni ka hapur aplikimet për Viza Pune (Afatgjate) dhe Punë Studentore (Sezonale) per vitin 2022.

⚠️ Për Aplikim është e nevojshme vetëm të na dërgoni pasaportën(valide) në email ose whatsapp.
Ndërsa me datë 1 Mars ato që do të pranohen do ftohen në zyrë për kontratën e punës, banimit dhe vazhdimin e procedurës.

🔒Agjensioni jonë ndëmjetëson pa parapagesë dhe me plot siguri.

📧 [email protected]
📱 004915738133990 (Whatsapp)

Nga 1 korriku 2021 keni mundësi të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini.Udhëzime të rëndës...
06/07/2021

Nga 1 korriku 2021 keni mundësi të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini.

Udhëzime të rëndësishme:

– Ju lutemi të regjistroheni vetëm nëse tashmë e keni kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe keni marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shtyerja e termineve për një muaj të mëvonshëm nuk është e mundur.

– Regjistrimi i kërkesës së re për caktimin e një termini është i domosdoshëm. Regjistrimet sipas Rregullores së vjetër për Ballkanin Perëndimor nuk janë më valide.

– Lista e pritjes për regjistrimin e kërkesës për termine të lira për muajin vijues do të hapet çdo muaj. Nëse nuk keni sukses, keni mundësi të regjistroheni në muajin vijues.

📌 Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse  për udhëtarët nga Maqedonia e VeriutQeveria federale e Gjermanisë me efekt ng...
18/06/2021

📌 Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut

Qeveria federale e Gjermanisë me efekt nga e diela, 20 qershor, 0:00 e mëngjesit CET ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për banorët rezidentë nga Maqedonia e Veriut. Nga kjo datë lejohet përsëri udhëtimi në Gjermani nga banorët rezidentë të Maqedonisë së Veriut për të gjitha qëllimet e udhëtimit (në varësi të qëllimit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit, ju lutem vini re se kërkohet vizë!) Udhëtimi hyrës përmes rrugëve ajrore (me aeroplan) parimisht është i lejuar vetëm me një test të vlefshëm negativ, dëshmi mbi shërimin nga infektimi me Covid-19 ose me një dëshmi mbi vaksinimin e plotë.

Në lidhje me rifillimin e përpunimit të vizave për të gjitha qëllimet e udhëtimit, përfshirë punësimin sipas § 26 kreu 2 të Urdhëresës për Punësimin (Rregullorja e Ballkanit Perëndimor) gjatë javës së ardhshme do të japim informacione më të detajuara në veb faqen tonë.

Pasaporta e Vakcines pritet që të fillojë të lëshohet nga muaji Qershor mrenda Bashkimit Europian.Ajo do ti ketë 2 forma...
10/04/2021

Pasaporta e Vakcines pritet që të fillojë të lëshohet nga muaji Qershor mrenda Bashkimit Europian.

Ajo do ti ketë 2 forma, elektronike dhe ne letër fizike dhe do të duket sikur në fotografitë më poshtë.

Ato qe po pyesin për viza pune në Zvicër, duhet të ju njoftoj që:- Zvicra mund të lëshojë vizë pune vetëm në rast se në ...
09/04/2021

Ato qe po pyesin për viza pune në Zvicër, duhet të ju njoftoj që:

- Zvicra mund të lëshojë vizë pune vetëm në rast se në Komunen përkatëse në Zvicër i jepet leja e punës kompanisë e cila aplikon për t'a marrë në punë një person nga vendet e treta.
- Kjo ndodhë vetëm në raste nëse në Komunën e caktuar në Zvicër ka mungesë të punëtorëve në atë sektor, dhe ka nevojë për punëtor nga jasht.

Intervistë për DW, e Avokates së njohur, Nakibe Ademi, e specializuar në  sferën e migrimit, e cila vepron profesioin e ...
25/01/2021

Intervistë për DW, e Avokates së njohur, Nakibe Ademi, e specializuar në sferën e migrimit, e cila vepron profesioin e sajë me shumë sukses në Hamburg

Deutsche Welle:
Cili është dallimi mes Rregullores së Ballkanit Perëndimor dhe Ligjit të Ri të Migracionit të Fuqisë punëtore të kualifikuar?

Nakibe Ademi:
Të kualifikuarit vijnë në bazë të ligjit të ri që ka hyrë në fuqi më 1 mars 2020. Kur ke një kualifikim të barasvlershëm me kualifikimin përkatës gjerman dhe ke njohuri gjuhe, minimumi A2, ambasada është e detyruar të të japë vizë brenda 14 ditësh. Këtu hyjnë inxhinieret, mjekët. Por edhe mjeshtrit. Por, në rastin e ballkanasve ne kemi shumë problem me njohjen e kualifikimit profesional.

A ka ndonjë zgjidhje për këta?

N.Ademi: Po, ka disa mënyra të tjera. Janë, për shembull, diplomat e shkollave profesionale, siç janë në Shqipëri. Por edhe përvoja e punës, nëse është mbi 5 vjet. Në këto raste punëtorët duhet të marrin një shkresë nga punëdhënësi, ku shkruhet se ku, në cilin sektor kanë punuar, çfarë përvoje pune ke. Për shembull, një automekanik duhet të përshkruajë me imtësi se me cilat lloje automjetesh është marrë, prej sa vitesh e ushtron këtë profesion, çfarë kursesh kualifikimi ka bërë. Dhe mund të vijë këtu për të bërë ndonjë kurs shtesë. Pra, është pak e komplikuar, por jo e pamundur.

Cila është arsyeja që shumë kërkesa për vizë vonohen ose refuzohen?

N.Ademi: Këtu duhet të përgjigjemi në mënyrë të diferencuar: Një nga problemet kryesore është se aplikuesit dorëzojnë dokumente që nuk përputhen me standardet gjermane. Si për shembull, kontrata e punës përmban rrogë më të ulët se sa kërkohet në treg. Në këto raste, Enti Federal i Punës, nuk e jep miratimin. Problemi i dytë, dhe ky haset shumë shpesh, ka të bëjë me të dhënat për personin, të cilat nuk janë të plota. Për shembull, ka persona, që kanë ndërruar mbiemrin, e nuk e shkruajnë në fletë-aplikim. Ose nuk deklarojnë që kanë qenë në Gjermani në të kaluarën. Ose që janë dëbuar apo janë kthyer në kufi nga policia. Pra, ata rezultojnë si jo të sinqertë në deklaratat e tyre dhe u refuzohet viza.

A i thuhet personit se përse i është refuzuar viza?

N.Ademi: Aplikuesit e marrin një përgjigje, ku sqarohet se përse janë refuzuar dhe se mund të ankimojnë brenda një muaji. Por shumica e aplikuesve nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi. Sepse edhe nuk e kuptojnë gjermanishten. Shpesh ata i dorëzojnë dokumentet me anë të agjencive dhe përgjigja kthehet te emaili i agjencisë.

Të flasim pak për bashkimin familjar. Në Prishtinë duhet të presësh 15 muaj, në Tiranë 12 muaj. Kjo është një gjendje e vështirë, sidomos për familjet me fëmijë. A kanë mundësi këtu të prekurit që ta përshpejtojnë procedurën me gjyq?

N.Ademi: Procedura mund të përshpejtohet. Kohëzgjatja prej 12 muajsh është diskutuar shumë nëpër gjyqe në Gjermani. Ka një vendim të Gjykatës së Lartë, ku thuhet se pritja deri në 12 muaj është në përputhje me Kushtetutën Gjermane. Por ka edhe një direktivë të BE-së, e cila i obligon shtetet anëtare që brenda nëntë muajve t’i pajisin me viza edhe familjarët. Në kohët e fundit kemi arritur të kemi sukses në këtë pikë, sidomos për kosovarët, sepse kosovarët, për dallim nga të tjerët, që vijnë nga Shqipëria ose Maqedonia e Veriut, nuk mund të vijnë pa viza, si turistë. Por, sidoqoftë, unë këshilloj që kush hedh dokumentet në ambasadë për vizë pune dhe nuk e ka bërë ende celebrimin, ta bëjë para se të dorëzojë dokumentet, se përndryshe duhet të presë dy vjet. Një tjetër këshillë nga ana ime është që partneri ose partnerja që dëshiron të vijë, të hyjë në kursin e gjuhës. Edhe këshilla e tretë, e cila vlen për ata që i kanë fëmijët në prag të moshës 16-vjeçare, është që t’i drejtohen një avokati që të bllokojë moshën pasi të bëjnë kërkesën për vizë në ambasadë.

Le të flasim pak për ata që janë tashmë këtu. Punojnë këtu, por jo të gjithë janë të kënaqur me kushtet e punës. Ne kemi pasur disa raste që kanë arritur deri në redaksi, ku të punësuarit duan të ndryshojnë vendin e punës, por kanë frikë ta bëjnë se u prishen letrat. A ekziston kjo mundësi?

N.A: Po, kjo mundësi ekziston por duhet pasur kujdes. Në fillim duhet shkuar me kontratën e re te Enti Federal i Migracionit dhe të kërkohet aty ndryshimi i kushtit, të shkruar në vizë. Kjo është vetëm për ata që nuk kanë plotësuar endë dy vjet pune në Gjermani. Nëse kanë mbi dy vjet në Gjermani, unë do të këshilloja të shkojnë në Entin e Migracionit dhe të kërkojnë fshirjen e kushtit, vetëm në një punëdhënës.

Një tjetër problem është çështja e sigurimit shëndetësor apo jo?

N.A: Po, në Gjermani është si rregull se çdo person duhet të jetë i siguruar dhe ngelet i siguruar, nëse ka qenë një here i siguruar në sistemin shtetëror të shëndetësisë. Në momentin, kur nuk je më në marrëdhënie pune, duhet t'i drejtohesh kompanisë së sigurimeve shëndetësore, dhe të informosh që nuk ke të ardhura, e të kërkosh që të paguash tarifën më të ulet, e cila është 196 euro/muaj, derisa të dale leja e re e punës. Nëse nuk e bëjnë këtë, dhe shumë nuk e bëjnë, sepse nuk i kuptojnë letrat, kompania e sigurimeve cakton një tarifë prej 700 euro/muaj. Ata janë të siguruar, por u rriten borxhet, pa e ditur fare. Unë kam shumë raste kur borxhi u ka shkuar deri në 6000 euro dhe, vetëm kur vjen punonjësi i përmbarimit te dera, emigrantët më drejtohen mua.

Për shkak të pandemisë është shtuar numri i punëtorëve që vijnë këtu në mënyrë ilegale dhe të organizuar. Ka raste që punëdhënësi nuk u jep rrogë, sepse e di që ata nuk e hedhin dot në gjyq. Si mund të kërkojnë ata të drejtat e tyre?

N.Ademi: Kanë të drejtë t'i drejtohen Gjykatës së Punës dhe të kërkojnë rrogën që u takon, por me rëndësi është që këto persona të mbajnë ditar. Të bëjnë shënime ku kanë punuar, me kë kanë punuar, sa kanë punuar dhe çfarë kanë punuar. Ata kanë të drejtë ta kërkojnë pagën, dhe për këtë nuk u duhet një avokat, ata mund t'i drejtohen vetë Gjykatës dhe padinë e shkruajnë nëpunësit e Gjykatës. Gjykata nuk është e detyruar, por mund të njoftojë Zyrën Fiskale dhe prokurorinë. Por unë kam pasur raste, kur i kam përcjell klientët e mi edhe në procedurën penale, dhe shpesh gjoba që u është vënë atyre ka qenë minimale, në krahasim me të ardhurat që kanë marrë nga punëdhënësi.

Dhe pyetja e fundit ka të bëjë me zgjaten e rregullores, e cila do të pësojë disa ndryshime të vogla: Njëri ka të bëjë me aplikuesit që e kanë mbushur moshën 45-vjeçare, të cilët duhet të vërtetojnë që do të marrin një rrogë shumë të lartë. Kjo është gati e paarritshme për një person me kualifikim të ulët. A ka ndonjë mundësi tjetër për këta që të vijnë në Gjermani?

N.Ademi: Për personat mbi 45-vjeçarë, rroga minimale bruto që kërkohet është për momentin 3 795 euro/muaj. Por kjo është një rrogë që nuk arrihet lehtë, sidomos kur kemi të bëjmë me profesione të kualifikimeve të ulëta. Por këtu duhet parë se cilat janë mundësitë e tjera: për shembull, ndonjë sigurim privat për pensionin, ose të vlerësohet shtëpia në Kosovë. Ministra e punëve të brendshme të Gjermanisë ka bërë në vitin 2018 një përllogaritje: Nëse një person ka një rrogë minimale prej 1 690 euro/muaj, pas njëzet viteve pensioni neto i tij do të jetë 282,52 euro/muaj. Pragu për asistencën sociale në vitin 2018 ka qenë 796 euro/muaj. Kjo do të thotë, se ky person, që të mos jetë i varur nga asistenca sociale, duhet të ketë të ardhura të tjera. I duhen 513,48 euro në muaj, pra, ai duhet të grumbullojë 73 921,12 euro. Atëherë ngelet, vetëm shtëpia që ka dikush në Kosovë ose në Shqipëri.

A ka garanci që kjo do të pranohet?

N.Ademi: Për këto nuk ka një rregullore të detajuar. Por unë kam tani një proces në Berlin, ku kam prezantuar një kontratë me një sigurim privat dhe pres vlerësimin e gjyqit. Në bazë kësaj kontrate, personi duhet të paguajë për pensionin 513 euro/muaj për 12 vjet rresht.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me kontingjentin maksimal prej 25 000/vit. Si do të veprohet për ndarjen e këtij kontingjenti dhe a do të hyjnë këtu edhe kërkesat për vizë që janë parashtruar para datës 1.1 2021:

N.Ademi: Shumë vlerësim me vend dhe ju falënderoj për këtë pyetje. Sepse ç'është e vërteta numri të interesuarve është disa herë më i lartë se kjo shifër prej 25 000. Por nuk dihet ende, se çdo të ndodhë me këto viza. Sidoqoftë, unë, si juriste, këtij limitimi nuk do t'i jepja shumë jetëgjatësi.

Deutsche Welle

Address

Lazar Trpovski 88
Skopje
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Visa navigator Makedonija posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Visa navigator Makedonija:

Share

Nearby travel agencies


Other Passport & Visa Services in Skopje

Show All