SAFAA Travel

SAFAA Travel Travels and Guide

03/01/2025
03/01/2025
Gjatë ditës së sotshme ekipi ynë përveç që vizitoi vendin ku u bë marrveshja e paqës së Hudejbijes, ku patën rastin të n...
01/01/2025

Gjatë ditës së sotshme ekipi ynë përveç që vizitoi vendin ku u bë marrveshja e paqës së Hudejbijes, ku patën rastin të ndëgjojnë disa informata rreth kësaj ngjarje nga hoxha Fevzi Musliu.
Poashtu në afërsi të Hudejbijes umrexhinjtë patën rastin të vizitojnë një kopsht me deve për të shijuar ambiente klasike të traditës vendase.
Vlenë të theksohet se ata poashtu shfrytëzuan rastin që të bëjnë edhe umren e dytë. Kështu ngadalë për të përmbyllur edhe altivitetet e fundit të qëndrimit tonë në Mekke.
Të xhumanë mas dite është e planifikuar të bëjmë tavafin e lamtumirës dhe të udhëtojmë për në Medinen e Ndritur.

Surprizat për grupin e umrexhinjëve tanë nuk kanë të ndalurGjatë ditës së sotshme grupi i umrexhinjëve tanë patën rastin...
31/12/2024

Surprizat për grupin e umrexhinjëve tanë nuk kanë të ndalur

Gjatë ditës së sotshme grupi i umrexhinjëve tanë patën rastin t’i bëjnë vizitë muzeut modern për biografin e Muhamedit a.s. në Mekke, nga ku u informuan për së afërmi me procesin dhe urtësitë e udhetimit të Hixhretit të Muhamedit a.s. bashkë me Ebu Bekrin.
Nikoqirët përveç që na spjeguan mbi urtësitë e këtij udhëtimi na njoftuan edhe me punën e këtij muzeu dhe peshën që
ka për muslimanët e këtij nënqielli dhe botës në përgjithësi, ku na informuan se kanë
patur për vizitë delegacione nga 120 shtete të Botës.
Vlen të theksohet se pjesëmarrësit dhe nikoqirët ngelën tepër të kënaqur nga kjo vizitë. Kësaj vizite ëmbëlsinë edhe më tepër ja shtoi Inara e vogël me zërin e sajë të bukur me ilahijet që na këndoi.
Në ditët në vazhdim na presin akoma surpriza të këndëshme për grupin tonë.

Vazhdojnë ekplorimet e vendeve të veçanta në Mekken e ShenjtëGrupa e umrexhinjëve tanë gjatë ditës së djeshme me në krye...
31/12/2024

Vazhdojnë ekplorimet e vendeve të veçanta në Mekken e Shenjtë

Grupa e umrexhinjëve tanë gjatë ditës së djeshme me në krye të udhëheqësve hoxhë Fevzi Musliu dhe Xhabir Emini, patën rastin të vizitojnë disa nga vendet e veçanta të Mekkes.
Vizita filloi me kodrën Theur në të cilën gjendet shpella e merimangës ose shpella ku u strehua Muhamedi a.s. me Ebu Bekrin gjatë udhëtimit të hixhretit, ku patën rastin të informohen nga afër me këtë ngjarje nga udhëheqësit.
Vazhduam në kodrën e mëshirës apo Arafat ku hoxha Fevzi Musliu foli për rëndësinë dhe rolin e Arafatit.
Më pas bashkarisht u drejtuam kah Muzdelifa, Mina, Xhemeratet, vendi ku Ibrahimi a.s. deshi ta bënte kurban Ismailin, xhamia ku u falën 70 profetë dhe më në fund në kodrën Nur apo kodrën në të cilën ndodhet shpella Hira ku filloi shpallja e Kur’anit. Këto vende më tepër u ndjenë nga umrexhinjtë me spjegimin që e bënë udhëheqësit.
Në ditët në vazhdim umrexhinjtë tonë i presin edhe shumë aventura interesante duke eksploruar këto vende.

Momente emocionale të takimit me QabenPas vendosjes dhe akomodimit të umrexhinjëve në hotel, radha ishte e takimit jetës...
29/12/2024

Momente emocionale të takimit me Qaben
Pas vendosjes dhe akomodimit të umrexhinjëve në hotel, radha ishte e takimit jetësor të umrexhinjëve me Qaben e bekuar me çrast ky takim ishte sa emocional po aq edhe frymëzues, i cili u përjetua në mes lotëve dhe lutjeve të sinqerta.
Pasiqë bëmë tavafin dhe faljen e dy rekateve në Mekam Ibrahim, umrexhinjtë u freskuan me ujë Zemzemi dhe u drejtuan drejt kodrinave të Safas dhe Mervas për të realizuar edhe ceremoninë e fundit të umres (Sajin). Me të cilën kryen ceremoninë
e umres.
Lutim Allahun të ketë pranuar umren, lutjet dhe adhurimet.
Në ditët në vazhdim umrexhinjtë i presin edhe shumë surpriza interesante që lidhen me këtë udhëtim jetësor.

Me sukses u përmbyllë pjesa e parë e udhëtimit drejt vendeve të shenjta. Të mërkurën në mbrëmje, ekipi i ynë me umrexhin...
29/12/2024

Me sukses u përmbyllë pjesa e parë e udhëtimit drejt vendeve të shenjta.
Të mërkurën në mbrëmje, ekipi i ynë me umrexhinjtë u nisën për në vendet e shenjta për në Mekë dhe në Medine.
Gjatë këtij udhëtimi qëndruam për dy ditë dhe një natë në Stamboll, me ç’rast umrexhinjtë patën rastin të vizitojnë disa monumente të rëndësishme të kulturës sonë islame ku vizituan: xhaminë e Sulltan Ametit, Aja Sofinë dhe xhaminë Sulltan Ejub. Gjatë këtyre vizitave patën mundësinë të informohen për historikun e tyre nga udhëheqësit, hoxhë Fevzi Musiu dhe Xhabir Emini.
Më pas në mbrëmje pasoi shqarimi i rëndësisë dhe konditave të umres nga hoxha Fevzi Musliu si dhe prezentimi i planit të këtij udhëtimi nga Xhabir Emini.
Në orët e vona të ditës së xhuma umrexhinjtë mbërritën dhe u vendosën shëndosh e mirë në hotel në Mekke.

Udhëtimi i radhës për në vendët e shenjta, Umra 25.12.2024 - 06.01.2025Edhe disa vende për këtë datë.
01/12/2024

Udhëtimi i radhës për në vendët e shenjta, Umra 25.12.2024 - 06.01.2025

Edhe disa vende për këtë datë.

Mund të largohesh nga qyteti i Medines, por Medineja nuk largohet kurrë prej teje. ❤️Ata që e kanë shijuar e dinë!Ju që ...
28/11/2024

Mund të largohesh nga qyteti i Medines, por Medineja nuk largohet kurrë prej teje. ❤️

Ata që e kanë shijuar e dinë!
Ju që nuk keni shkuar shijone këtë fundvit me SAFFA TRAVEL dhe Hoxhallaret që do tu shoqërojn gjatë udhëtimit.

UMRA…
25 Dhjetor 2024 - 6 Janat 2025

Udhëtimi i radhës për në vendët e shenjta, Umra 25.12.2024 - 06.01.2025
06/10/2024

Udhëtimi i radhës për në vendët e shenjta, Umra 25.12.2024 - 06.01.2025

Pas përshëndetjes me Qaben e Bekuar vazhdoj rruga drejt Medines së Ndritëshme, vizitë Xhamisë së Pejgamberit a.s. duke e...
12/01/2024

Pas përshëndetjes me Qaben e Bekuar vazhdoj rruga drejt Medines së Ndritëshme, vizitë Xhamisë së Pejgamberit a.s. duke e përshëndet atë, pastaj vizitat vazhduan në vendet e dalluara në këtë qytet si; Xhamia e Kubasë e para e ndërtuar në islam, Xhamia Kibletejn (e dy kibleve, ku dhe u ndryshua kibleja nga Xhamia Aksa drejt Qabes së Bekuar), Kodra e Uhudit, vendi i Hendekut, vizita e vendeve rurale dhe kupshteve të Medines.
Për këto vende dhe ngjarjet e ndodhura këtu u prezantuan shumë njohuri dhe urtësi që ngërthejnë në veti këto hapsira, nga Hoxha Fevzi Musliu dhe Mr. Xhabir Emini, këtë udhëtim e zbukuroj me zërin e ëmbël Qemal Emini me Kuran e Ilahi, Zoti ta ruaj.

Umre e pranuar insha’Allah.🤲

Vizita e Hudejbies vend ky që ndodhi ngjarja e marrveshjes së Muhamedit a.s. me Mekasit (e njohur Marrveshja e Hudejbies...
09/01/2024

Vizita e Hudejbies vend ky që ndodhi ngjarja e marrveshjes së Muhamedit a.s. me Mekasit (e njohur Marrveshja e Hudejbies) e që pasoj më shumë ngjarje tjera dhe suksese të mëdha të muslimanëve.
Këtu ishte rasti të vizitojm edhe pjesët rurale të Mekkes ku kultivohet bagetia, ishte rasti i mirë që umrexhitë të shijojn qumshtin e fresket të Deveve.
Prej Hudejbies umrexhit e bën nijetin edhe për një umre të dytë, e lutim Allahun të ua pranon.

Vizita e vendeve madhore në Meken e Bekuar ku kishin rastin Umrexhitë të vizitojnë; Arafatin bashkë me Kodren e Mëshirës...
07/01/2024

Vizita e vendeve madhore në Meken e Bekuar ku kishin rastin Umrexhitë të vizitojnë; Arafatin bashkë me Kodren e Mëshirës, Muzdelifen, Xhemaratet, Minen, vendin ku e bëri kurban Ibrahim a.s. djalin e tij Ismailin, më pas Shpellën Theur dhe Kodren Nur (ku gjendët Shpella Hira) aty filloi zbritja e Kuranit Famëlartë, spjegimi mbi historikun dhe objektivin e gjithë kësaj nga Hoxhë Fevzi Musliu dhe Mr. Xhabir Emini si dhe prezenca fizike te këto vende, formoj ide më real të ngjarjeve madhështore te cilat ngërthejnë në brendi mozaikun e bukur të këtij vendi e cila e plotëson madheshtin e Qabes🕋.

Umre e pranuar insha’Allah.🤲

Arritja në Mekke 🕋, në emer të Allahut kryerja e Umres, LEBEJK ALLAHUME LEBEJK (Të përgjigjem Ty, o Allah, të përgjigjem...
05/01/2024

Arritja në Mekke 🕋, në emer të Allahut kryerja e Umres, LEBEJK ALLAHUME LEBEJK (Të përgjigjem Ty, o Allah, të përgjigjem).

Falenderojmë Allahun, qoftë i kënaqur dhe e pranoftë këtë adhurim.🤲

Address

Shkup, Shkolla Fillore Tefejuz
Skopje
1000

Telephone

+38970208218

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SAFAA Travel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to SAFAA Travel:

Videos

Share

Category